Connect with Us

“ÇMENDET” Mirel Mërtiri i incineratorëve / Qëllon me armë në Sharrë, pushon punëtorët, POLICIA HESHT

Politikë

“ÇMENDET” Mirel Mërtiri i incineratorëve / Qëllon me armë në Sharrë, pushon punëtorët, POLICIA HESHT

Publikuar

-

"ÇMENDET" Mirel Mërtiri i incineratorëve / Qëllon me armë në Sharrë, pushon punëtorët, POLICIA HESHT

“Famozi Mirel Mërtiri i djegësave të Ramës pushon 20 vetë nga puna”.

Ky është denoncimi i bërë pak minuta më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai shkruan në rrjetet sociale se Mirel Mërtiri ka humbur kontrollin dhe është mbyllur në zyrën e tij. Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ish-kryeministri ngre akuzat se një natë Mërtiri ka qëlluar me armë në Sharrë.

Qytetari dixhital, i cili thotë se është punonjës i Mirel Mërtirit, ngre akuzat se ky i fundit ka pushuar 20 veta nga puna, ndërsa policia po hesht për ngjarjen.

“Zoti Berisha pershendetje! Po ju shkruajme pasi jemi te shqetesuar per punen dhe jeten tone dhe vetem te ju kemi besim pasi ju e keni denoncuar vazhdimisht aferen e incineratoreve dhe mafiozin Mirel Mertiri. Zoti Berisha, mafiozi Mertiri pas denoncimeve ne media duket qe e ka humbur kontrollin.

Mbyllet ne zyren e tij ne Sharre, nuk dime se ca pi aty, por disa here, mbi dy-tre raste ka shtene me arme ne ajer. Ka shkurtuar dhe mbi 20 veta staf. Ne kemi frike zoti Berisha, ai nuk po kontrollon me sjelljen e tij. Duket eshte i kapur si miu ne cark. Ne policine e Tiranes jane bere dhjetra denoncime nga punonjes dhe persona te tjere. Kercenime, shantazhe, borxhe qe Mireli i mbylle me urdher nga lart!”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital.

LEXO EDHE:  Aksidenti fatal në autostradë/ Policia jep detajet

Ndërkohë, kujtojmë se ndaj Mirel Mërtirit apo Klodian Mërtirit, janë ngritur një sërë akuzash, duke filluar nga incineratorët, deri te skandali në Zimbabve.

Nga ana tjetër, Mirel Mërtiri ka një të shkuar jo pa bëma dhe gjëma. Personi i shumë akuzuar dhe i dënuar, dikur e ka pasur emrin Klodian Mërtiri./ CNA.al

Kush është Mirel Mërtiri, njeriu i inceneratorëve, ortaku i Ben Blushit, i dënuar nga gjykatat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Horoskopi i ditës, 25 janar 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 13 janar 2021

Dashi

21 Mars – 19 Prill
Ju keni dyshime që kalojnë nëpër kokën tuaj dhe nuk dini si t’i zgjidhni ato. Vëmendje për diskutimet familjare, mos jini shumë impulsiv, mendoni para se të përgjigjeni. Në fushën sentimentale, nëse po jetoni një histori që ka lindur kohët e fundit, do t’ju duhet të përballeni me disa konflikte të vogla.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Po vijnë dy ditë të shkëlqyera në fushën sentimentale, nëse duhet të organizoni takime dashurore, kjo është koha e duhur. E vetmja pengesë mund të jetë pak e lodhur, kushtojini vëmendje shërimit fizik.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Gjatë ditës së nesërme, kushtojini vëmendje dashurisë: nëse ka ndonjë humor të keq në çift, përpiquni të merrni kohë, shmangni përplasjet. Sa i përket profesionit, preferohen udhëtimet dhe lëvizja, ide të reja me zhvillime konkrete muajin tjetër.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Janari ka qenë një muaj i rëndë deri më tani, fundi i janarit dhe muaji pasardhës mbërrijnë për të lënë pas vetes polemikat dhe për të zgjidhur disa probleme.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Jeni i fortë dhe me aftësi të mëdha për të vazhduar dhe zhvilluar projektet tuaja. Ju mund të mendoni të ndryshoni një aktivitet jofitimprurës, të zgjeroni horizontet tuaja me krijimtarinë tuaj, është një mundësi për t’i dhënë një kthesë tjetër jetës suaj.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Hëna sigurisht do t’ju japë një dorë të hënën, do të jetë një javë shumë e dedikuar për shoqërinë. Diçka e rëndësishme në jetën tuaj mund të ndryshojë në orët e ardhshme.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Do të jeni më të vendosur se zakonisht në dashuri. Në këtë kontekst, nëse ka diçka që nuk shkon, jini të kujdesshëm për të folur sepse kjo mund të çojë në një ndarje me partnerin tuaj. Në punë ka shumë përpjekje për të bërë.

LEXO EDHE:  Ngacmoi seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur/ Në pranga 50-vjeçari

LEXO EDHE:  Konflikt me armë zjarri në Tiranë

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Shmangni debatet familjare nesër. Sa i përket dashurisë, megjithatë, nëse ka dyshime si çift, përpiquni t’i sqaroni ato pa paragjykime. Në punë do të dëshironit më shumë qetësi shpirtërore.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Gjithmonë duhet të kërkoni hapësira të lirisë në jetën tuaj, ata që kanë mundësi duhet të mendojnë të bëjnë diçka të bukur dhe pastaj të veprojnë me optimizëm. Qielli, favorizon marrëdhëniet shoqërore.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Yjet rekomandojnë një fazë reflektimi për këtë javë, e cila është diçka që nuk shkon kundër natyrës tuaj, në të vërtetë. Lejimi i vetes një moment për ta bërë atë në vetmi nuk do të thotë të mbylleni para të tjerëve, por vetëm të dëshironi të tregoni një situatë me qetësi dhe kthjelltësi.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Ekziston dëshira për të pushtuar dhe afirmuar veten edhe në dashuri. Urani së shpejti do të sjellë një ndryshim të madh të papritur, një transformim që do të kulmojë midis marsit dhe majit.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Nëse jeni në dy marrëdhënie, duhet të bëni një zgjedhje drastike, nuk mund të vazhdoni të luftoni me ndjenjat tuaja. Nëse ka pasur një mbyllje, këshilla më 25 janar është të mos e mendoni dhe të ktheni faqen, emocionet kanë dërguar zemrën tuaj në dridhje dhe menaxhimi i tyre ishte i vështirë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Publikuar

-

Nga

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Lulzim Basha është kujdesur që të nxjerrë një foto me vajzën e tij, duke i lexuar një libër në shtrat, për të treguar se është një baba i kujdesshëm dhe familjar i devotshëm.

Në fakt, po ta shikosh me vëmendje foton, e kupton se Luli edhe në këtë rast ka gënjyer.

Ndoshta do çuditeni, por është e vërtetë. Mjafton të shikoni me kujdes librin në foto. Libri duket që është një libër me arusha për fëmijë të vegjël, pra mund të jetë për fëmijët në kopësht apo fillore.

Ndërkohë që Dafina, vajza e madhe e Lulzim Bashës është 15 vjeç dhe Viktoria 10 vjeç.  Ajo ka lindur në vitin 2006, ndërsa vajza e vogël ka lindur në vitin 2011, pak kohë pasi Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës.

Ndoshta Luli vajzës së tij i ka lexuar edhe librin më të famshëm në Shqipëri të viteve të fundit “Luli në botën e çudirave”, por në fakt duket qesharake se Basha po kërkon të reklamojë gjithçka familjare, por edhe aty gënjen.

LEXO EDHE:  Ngjela paralajmëron goditje në nivele të larta/ Zbulon kush do jenë të prangosurit e radhës

LEXO EDHE:  Qarkullonte me armë zjarri me vete në makinë/ Arrestohet 30-vjeçari

Të paktën të merrte një libër që i përkiste moshës së një adoleshentjeje, apo diçka që vlente për brezin e vajzës së tij, por jo të merrte një libër për fëmijë në kopësht sa për të bërë foto dhe për të gënjyer shqiptarët se sa i kujdesshëm është ndaj familjes.

Këtë në fakt nuk ka nevojë ta bëjë sepse të gjithë e dinë që Luli ka një dashuri të madhe për familjen dhe familjarët e tij. Historitë me kunatin janë të famshme tashmë në Shqipëri dhe nuk ka pse të përfshijë në politikë edhe vajzat, të cilat po i përdor për tu reklamuar si prind shembullor, kur në  fakt po del gënjeshtar që mashtron me foton e vajzën e tij.

Ndoshta do ishte mire mire ti lexonte udhëzimin e fundit të PD se çfarë nuk pret nga Luli, ai mund ti lexonte dhe Kushtetuten./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bolino merr në mbrojtje Veliajn dhe Metën, sulmon opozitën/ Me shpifje rrezikoni të humbisni prap në zgjedhje!

Publikuar

-

Nga

Bolino merr në mbrojtje Veliajn dhe Metën dhe sulmon opozitën/ Me shpifje rrezikoni të humbisni prap në zgjedhje

Botuesi Karlo Bolino, i ka dalë në mbrojtje presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, emri i të cilëve doli në përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’.

Në një analizë të gjatë, Bolino, rreket të tregojë se si njohës i mirë i gjuhës së mafiozëve, përvojë e fituar nga puna e tij si gazetarë, zakonisht grupet kriminale, i përdorin emrat e perosonave të njohur për mburrje dhe se gjoja kanë lidhje me ta.

Sipas tij, gazetarë dhe politikanë të opozitës po ndërtojnë kështjellat e tyre të zakonshme me rërë, pasi këta mafioze mitomanë italianë flasin vetëm për takime që do të donin të bënin dhe politikanë që do të donin të njihnin.

Ai shton se SPAK është më mirë të përqendrohet në skandalet e vërteta me të cilat është mbushur vendi, në vend që të shkojë pas fantazmave të gjeneruara nga imagjinata e 4 italianëve mitomanë.

Gjithashtu ai i bën thirrje opozitës, se me shpifje rrezikon të humbasë prap zgjedhjet e ardhshme.

“Kontakti i vetëm konkret në Shqipëri është me Ilir Kullën, gazetar dhe këshilltar i Ilir Metës, nga i cili pretendon se ka marrë një telefonatë (në mars 2018) për të organizuar një takim me prokurorin antimafia italian Cafiero De Raho. Kjo eshte e gjitha.

A është e besueshme që një mik i bosëve të mafias ka kaq shumë intimitet me prokurorin antimafia Cafiero De Raho? Dhe nëse do të ishte e vërtetë, a nuk do të kishte shpërthyer një skandal në Romë edhe para Tiranës, ndërsa në Itali askush nuk i ka dhënë asaj deri më tani ndonjë rëndësi, pikërisht sepse është e qartë se është një blof?

Në dhjetëra përgjime në të cilat këto ditë kryesisht gazetarë dhe politikanë të opozitës po ndërtojnë kështjellat e tyre të zakonshme me rërë, këta mafioze mitomanë italianë flasin vetëm për takime që do të donin të bënin dhe politikanë që do të donin të njihnin.

Asnjëherë për takime qe janë zhvilluar me të vërtetë dhe asnjëherë për biznese që janë bërë me të vërtetë. Ishte libri i tyre i ëndrrave. Dhe pastaj për orë të tëra ata flasin me entuziazëm për klishetë e zakonshme për shqiptarët, aq të dashur edhe për propagandën e opozitës: “atje ka korrupsion të madh …. ne mund të fitonim disa tendera…. ne mund të financojmë 3 kulla por duhet të marrim hua nga bankat… politikanet atje marrin ryshfet prej 20% … Socialistët duan të hyjnë në Evropë me çdo kusht dhe nëse ata hyjnë në Evropë edhe ne duhet të jemi atje… ne duhet të gjejmë kontakte të rëndësishme … “etj. etj.

 Mes te tjerash ata mendojnë t’i kerkojnë ndihme eurodeputetit të djathtë italian Lorenzo Cesa ‘’me kontakte politike qe ka në Tirane”, apo politikani Pier Ferdinando Casini (mik njohur i disa eskponenteve te PD-së shqiptarë) , i cili duket se ka premtuar që “kur të doni ne Tiranë i kemi dyert e hapura”.

Një lumë fjalësh dhe ëndrrash, që siç e pranojnë vetë prokurorët italianë, përfundoi në asgjë.

Por askush nuk flet për këtë përfundim të të njëjtëve prokurorë që nënshkruan dosjen dhe të cilët në fakt nuk kërkuan ndonjë hetim shtesë në Shqipëri. Për propaganden politike është e mjaftueshme për të ngritur tym, madje duke thirrur të ndërhyjë edhe Spak!

Ne fakt Spak është më mirë nëse përqendrohet në skandalet e vërteta me të cilat është mbushur vendi, në vend që të shkojë pas fantazmave të gjeneruara nga imagjinata e 4 italianëve mitomanë. Dhe opozita, nëse vërtet dëshiron të jetë e besueshme, do të bënte më mirë të kërkonte dhe të thoshte të vërtetën dhe të mos vazhdonte të ngjitej në pasqyrat e shpifjes siç ka bërë për tetë vjet, sepse pikërisht për këtë arsye rrezikon të humbasë prape edhe zgjedhjet e ardhshme.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE