Politikë
Berisha kap mat Ramën/ Ngatëroi vargjet e Shilerit me Qemal Stafën

Gafa e shkaktuar nga kryeministri Edi Rama i cili ngëtërroi vargjet e Shilerit me Qemal Stafën ka rikthyer ironitë në rrjetet sociale.
Ish kryeministri Sali Berisha ka kapur mat Ramës, ku shprehet mes ironisë që fajin e ka Qemal Stafa që ka cituar veprat e Shilerin dhe jo të kryeminsitrit.
Përmes një postimi në rrjetin social Favebook, Berisha shkruan se për njeriun primitiv përgjegjësia nuk ekziston.
“Fajn e ka Qemal Stafa!
Miq, injoranti apo kallam mendimtari
(i Sartrit) ka si kulture palcore gallatat dhe batutat e filmave te socrealizmit te Kinostudios Shqiperia e Re.
Sa here perpiqet te dale jashte tyre citon terroriste per profetin Muhamet apo Shekspirin per Haxhi Qamilin.
Po keshtu sa here i shperthejne gafat e injorances ai thote se nuk ka gisht vete ne ate gafe.
Keshtu, kur paraqiti terrorin e policise algjeriane ndaj protestuesve si terror te policise spanjolle, ai fajesoj per skandalin diplomatik qytetarin tim dixhital.
Kurse dje per ndeshkimin politik te Vetonit fajin e kishte Gjici sepse kishte zbatuar urdherin e tij.
Ne kete llogjike sot per postimin e vargjeve te Shilerit si vargje te Qemal Stafes ne FB e tij natyrisht nuk sherben ndjesa e Gjicit as dhe fajin e ka Vali Bizhga. Por perseri Kallam mendimtari nuk ka dhe nuk mund te kete faj.
Kesaj radhe fajin edhe pas afro tete dekadash i vdekur e ka vet Qemali, i cili ka cituar Shilerin dhe jo Edvini qe si fond te arte kulturor ka batutat dhe gallatat e filmave te socrealizmit te Kinostudios Shqiperia e Re.
Per njeriun primitiv pergjegjesia nuk ekziston. sb”, shkruan Berisha./CNA.al.