LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Juventusi zhgënjen në kampionat përballë Beneventos

28 Nëntor 2020, 19:14, Sport CNA
VIDEO/ Juventusi zhgënjen në kampionat përballë Beneventos

Juventusi i Andrea Pirlos nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Beneventos, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A. Ky ishte barazimi i katërt për bardhezinjtë, të cilët nuk po bindin në këto javë të para.

Pa Kristiano Ronaldon në fushë, skuadra e Pirlos, duket se e ka të vështirë të shënojë. Alvaro Morata ishte ai që realizoi në minutën 21-të, ndërkohë që vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë me Letician.

Pavarësisht përpjekjeve, Juventusi nuk arriti të realizonte golin e fitores në fragmentin e dytë të lojës, duke u ?kënaqur? me vetëm 1 pikë, përballë Beneventos së Filipo Inzagit.

FT: BENEVENTO ? JUVENTUS 1-1
Leticia 45+4? / Morata 22?

 

Lajmet e fundit nga