LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situatë shqetësuese në Kosovë/ 14 viktima dhe 639 raste të reja Covid në 24 orë

28 Nëntor 2020, 14:14, Kosova & Bota CNA
Situatë shqetësuese në Kosovë/ 14 viktima dhe 639 raste

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 viktima dhe 639 raste të reja me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688./CNA.al

Lajmet e fundit nga