LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Rekord viktimash dhe mbi 1000 të infektuar në 24 orë

28 Nëntor 2020, 21:44, Kosova & Bota CNA
Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Rekord viktimash dhe mbi 1000

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me COVID-19.

Raportohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.022 raste të reja infektimesh nga 3.127 teste të kryera dhe 41 viktima.

Viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, gjithsej 463 raste të reja. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë njofton edhe për 680 persona të shëruar. Numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519.

Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga sëmundja COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të premten deklaroi se gjendja në këtë vend me pandeminë, ka nisur të stabilizohet./CNA.al

Lajmet e fundit nga