LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Pse Belgjika ka normën më të lartë në botë të vdekjeve nga Covid-19?

28 Nëntor 2020, 09:08, Blog CNA
Pse Belgjika ka normën më të lartë në botë të

Nga Felipe Arajuo ?Foreign Policy?

Dikur, në një të kaluar jo shumë të largët, vendet gjykoheshin për performancën e tyre ekonomike, gjithë-përfshirjen e institucioneve të tyre, dhe aftësinë e tyre për të mbajtur zgjedhje demokratike. Sot imazhi i një kombi në skenën ndërkombëtare varet më pak
nga nocionet abstrakte të qeverisjes së mirë, dhe më tepër nga diçka shumë konkrete: nga aftësia e tij për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Për shembull shihni Belgjikën. Vendi me 11.5 milion banorë, gjendet në zemër të Evropës, dhe është shtëpia e institucioneve më të fuqishme të kontinentit. Por kjo nuk e pengon atë të ngjitet në krye të një liste që nuk e dëshiron asnjë vend:Aktualisht ka nivelin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë, 1.385 viktima për 1 milion banorë.

Në 2 javët e fundit, Belgjika regjistroi mesatarisht 3.926 raste të reja me koronavirus dhe 173 vdekje në ditë. Spitalet publike të Belgjikës, ndër më të mirat në Evropë, janë të mbingarkuara me të sëmurë, duke pranuar gati 700 pacientë me koronavirus çdo ditë. Dyqaneve dhe bizneset jo-thelbësore që u mbyllën më 2 nëntor, do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën një javë tjetër.

Me 180 kombësi, 100 gjuhë të folura dhe 2 në 3 banorë të lindur jashtë vendit, Brukseli është një nga qytetet më kozmopolite në botë. Nga njëra anë, kjo larmi kulturore është ajo që e bën Brukselin një vend tërheqës për të jetuar. Nga ana tjetër, kjo popullatë jashtëzakonisht e lëvizshme, mund të ketë kontribuar pa dashje në përhapjen e virusit. ?Belgjika është një ?zgjua? e vogël në zemër të Evropës, gjë që e bën vendin shumë të prekshëm nga përhapja e mëtejshme e virusit?- thotë virologu dhe zëdhënësi ndërfederal mbi Covid-19, Stiven Van Gut.

Ka edhe diçka tjetër:Belgjika është një vend shumë i ndarë. Qeveria e re u formua në shtator, me Aleksandër De Kru si kryeministër. Por para zgjedhjes së tij, vendi kishte qenë pa një qeveri të plotë që nga dhjetori i vitit 2018, kur u shpërbë koalicioni qeverisës jo-funksional me 4 parti. Dy partitë më të mëdha, Socialistët që flasin frëngjisht dhe separatistët flamandë të N-VA, nuk e gjetën dot gjuhën e përbashkët. Zgjidhja ishte një koalicion me 7 parti në 4 grupime politike, me nofkën Vivaldi, sipas ngjyrave të 4 sezoneve:të gjelbrit, portokalli për flamandët e Fristlandez, bluja për liberalët dhe e kuqja për socialistët.

Në hartë, Belgjika duket si një vend. Por në fakt, janë të paktën 2 ose 3. Gjatë valës së parë të pandemisë në pranverë, rajoni më i pasur i Flandrës u godit më rëndë, dhe vdekjet në azile ishin veçanërisht të shumta në numër. Tani, në valën e dytë më shumë po vuajnë Valonia frankofone dhe Brukseli. Ndërsa virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi, reagimi i autoriteteve diktohet nga përparësitë rajonale dhe objektivat politikë. Kur De Kru u betua disa javë më parë, në kundërshtim me këshillën e ekspertëve të shëndetit, dhe ndoshta në një përpjekje për të bashkuar vendin nën një vizion të vetëm, tha:?Më lejoni të jem shumë i qartë. Vendi ynë, ekonomia jonë dhe bizneset tona, nuk mund ta përballojnë një bllokim të ri të përgjithshëm?.

Situata e përshkruar më lart, mund të duket e ngjashme me një shtet të dështuar, ku korrupsioni është endemik, dhe ku qytetarët nuk kanë të drejta. Por Belgjika është në fakt një komb relativisht i pasur, me një ekonomi të udhëhequr nga shkenca dhe zhvillimi teknologjik.
Njerëz nga e gjithë bota, dynden këtu për të punuar dhe studiuar. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë, nuk ka zhvilluar ende një plan kombëtar për të luftuar pandeminë, dhe as ndonjë agjenci tjetër qeveritare federale. Për më tepër njerëz në vende me ndarje federale, inkurajohen të kenë pikëpamje të ndryshme, të thonë mendimet e tyre, dhe të vënë në dyshim vendimet politike të qeverisë qendrore.
Shoqëritë komunitare kanë kapitalin e nevojshëm social dhe mbështetjen e ndërsjellë për ta përballuar situatën. Aty bllokimi, vetë-izolimi, karantimii dhe distancimi social funksionojnë, madje edhe ndër më të varfrit.

Nga ana tjetër, Perëndimi, i varur nga konsumi dhe konkurrenca, po vuan aktualisht nga pandemia, aq edhe nga efektet e masave parandaluese të vendosura në vend. Një ditë pas përfundimit të bllokimit të parë në Bruksel, kishte radhë që formoheshin jashtë dyqanit ?H&M? në qendër të qytetit. Tek e fundit, kjo nuk ka të bëjë shumë me qeveritë e mira ose qeveritë e këqija, por me vlerat. Disa nga vendet më të suksesshme në luftimin e pandemisë, janë gjithashtu disa nga vendet më të korruptuara dhe shtypëse.

Sado jofunksionale që ka qenë qeveria belge, numri i lartë i të vdekurve me Covid-19, mund të ishte shmangur, nëse do të kishte pak më shumë ndjeshmëri dhe solidaritet. Transmetimi i këtij virusi, përcaktohet vetëm nga një faktor:sjellja e njerëzve. Asnjë vend, asnjë qeveri – e pasur apo e varfër, demokratike apo ndryshe, nuk do të dominojë kundër këtij armiku të padukshëm, përveçse nëse të gjithë bëhemi lojtarë të ekipit dhe jo individualistë arrogantë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://foreignpolicy.com/2020/11/26/why-does-belgium-have-the-worlds-highest-covid-19-death-rate/

Lajmet e fundit nga