LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Partitë veprojnë si sekte"/ Gjekmarkaj tregon si opozita “braktisi” dosjen e Dibrës dhe Shijakut

28 Nëntor 2020, 10:21, Politikë CNA
"Partitë veprojnë si sekte"/ Gjekmarkaj tregon si opozita

Analisti Agron Gjekmarkaj ka kritikuar opozitën pasi sipas tij nuk ka ende një strategji për të shkuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Gjekmarkajt po opozita ka “braktisur “edhe dosjet e shumëpërfolura si ajo e Shijakut dhe e Dibrës, duke mos paraqitur një strategji për zgjedhjet,

?I takon opozitës në situatën që jemi kur ka folur për dosjen 194, ajo 394, dosja e Shijkut e Dibrës ka djegur mandatet për to duke shfaqur atë ndërgjegjësimin që duhet të ketë shoqëria për zgjedhjet e lira e të ndershme. Tani shoh që kjo nuk është pjesë e diksurit, që ose tregon që opozita po tregon një bindje absolute që i fiton zgjedhjet e 25 prillit ose është një mungesë largpamësie nga ana e saj. Mendoj se nuk është shpejt për të patur një strategji dhe për ta maksimalizuar votën e popullit opozitar?, u shpreh Gjekmarkaj.

Gjekamrkaj thekson se çështja e hapjes të opozitës duhet të jetë vërtet reale, pasi sipas tij, ka mbetur shumë pak kohë dhe deri tani nuk ka shenja reale.

?Partitë në Shqipëri nuk bëjnë hapje të vërteta, janë sektare veprojnë si sekt që rekrurojnë disa për të kaluar rradhen, por hapja duhet të jetë strukturorë të reflektohet në jetën e partisë! Opozita në tërësi ka lëvizur pak në këtë drejtim dhe i ka mbetur pak kohë. Shoqëria e sheh dhe e gjykon?, u shpreh Gjekmarkaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga