LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk përmendet asnjëherë emri i legjendës, zbardhet telefonata e mjekut të Maradonës me 911

28 Nëntor 2020, 09:33, Sport CNA
Nuk përmendet asnjëherë emri i legjendës, zbardhet

Diego Armando Maradona tashmë nuk është më dhe kjo ishte një fatkeqësi që tronditi të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm. Por, vdekja e legjendës argjentinase ka lënë pas shumë dyshime, teksa ka pikëpyetje nëse urgjenca dhe shërbimet shëndetësore bën gjithçka që duhej. Avokati i Maradonës deklaroi se ambulanca ishte vonuar për më shumë se gjysmë orë, mirëpo nga zbardhja e telefonatës së mjekut personal të ish-futbollistit, del që ambulanca ka shkuar për 12 minuta, kjo pasi telefonata ka përfunduar në 12:16 dhe ambulanca ka qenë në destinacion në orën 12:28.

Kështu, mediat argjentinase kanë bërë të ditur se ka qenë pikërisht mjeku që e ka operuar legjendën në tru në datën tre nëntor, ai që lajmëroi ambulancën edhe pse nuk ishte te shtëpia e Maradonës. ?Përshëndetje, është një person që nga sa më thonë ka arrest kardiorespirator. Doktori po e asiston, është një burrë 60-vjeçar?, ishin fjalët e Leopoldo Luk, në drejtim të ambulancës.

Ndërkaq, bie në sy fakti se gjatë telefonatës nuk është përmendur emri i Maradonës nga ana e mjekut, i cili kërkoi në këtë formë të mos përhapej lajmi se për kë bëhej fjalë. Por, fatkeqësisht edhe pse Maradona pati asistencë nga mjekë dhe më pas nga ambulanca, sërish nuk ia doli të mbijetonte.

Lajmet e fundit nga