LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një popull që fle vdes”/ Hajdari uron Pavarësinë dhe paralajmëron partinë e re

28 Nëntor 2020, 11:53, Politikë CNA
“Një popull që fle vdes”/ Hajdari uron

Deputetja Rudina Hajdari ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë dhe njëkohësisht edhe t’i njoftojë për prezantimin e forcës së re politike.

Përmes një postiminë Facebook, hajdari lajëmron se sot në orën 18:00 do të prezantojmë organizimin dhe idetë e reja për 30 vitet që vijnë.

“Fëmija që fle rritet, një popull që fle vdes’. Me këtë shprehje të Ismail Qemalit ju uroj gëzuar ditën e flamurit gjithë shqiptarëve dhe uroj që si popull të jemi më aktivë dhe më pjesëmarrës në vendimmarrje, për të mos e lënë të ardhmen në dorë të vetëm pak njerëzve.
Ia nisim nga sot në orën 18:00 ku do të prezantojmë organizimin dhe idetë e reja për 30 vitet që vijnë.
Mund të na ndjekësh live në rrjetet sociale ose ti bashkohesh bisedës në zoom duke kërkuar linkun në inbox”, shkruan Hajdari./CNA.al

Lajmet e fundit nga