LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i keq/ Një tjetër futbollist i Kombëtares me COVID-19

28 Nëntor 2020, 17:35, Sport CNA
Lajm i keq/ Një tjetër futbollist i Kombëtares me COVID-19

Portieri dhe kapiteni i kombëtares sonë, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv për Covid-19, pas testit të kryer ditën e djeshme. Lajmin e bën të ditur klubi i tij, SPAL, që tregon gjithashtu se Berisha nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës që pas grumbullimit me kombëtaren.

Berisha ka qenë i karantinuar gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e tij, sipas rregullave të autoriteteve mjekësore ne Ferrara. Në tamponin e kryer së fundmi, që duhej të ndodhte para bashkimit me skuadrën, Berisha ka rezultuar i infektuar.

Lajm i keq për gardianin e kombëtares sonë, që gjatë javëve të fundit ishte në superformë dhe ndihmonte SPAL vazhdimisht për të arritur rezultate pozitive.

Lajmet e fundit nga