LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur do t’i rikthehemi jetës që kishim, para shfaqjes së Covid-19?

28 Nëntor 2020, 07:59, Blog CNA
Kur do t’i rikthehemi jetës që kishim, para shfaqjes së

Në këto ditë, kur kemi marrë lajme inkurajuese për zhvillimin e vaksinave kandidate anti-Covid, mendimi na shkon se çfarë do të ndodhë me ne në vitin 2021:Edhe sa kohë do të duhet për t?iu rikthyer jetës ?normale? para pandemisë? Nuk kemi ende një përgjigje për këtë, por mund të përpiqemi të kuptojmë, se cilat faktorë do të ndikojnë.

Të panjohura të mëdha

Disa arsye pse duhet pasur kujdes, varen nga mungesa e të dhënave në dispozicion mbi vaksinat që janë në fazat më të avancuara të provave. Për shembull, ne nuk e dimë se sa do të zgjasë mbrojtja e ofruar prej tyre, dhe nëse imuniteti do të jetë gjithashtu efektiv tek të moshuarit, apo nëse javët e ardhshme të eksperimentimit do të ndryshojnë të dhënat mbi efektivitetin që është njoftuar deri më sot. Gjithashtu, nuk duhet harruar se efektiviteti i vaksinave në botën reale, zvogëlohet gjithmonë paksa në krahasim me atë të arritur në kushtet ideale të eksperimentimit.

Durimi shpërblehet

Ne aktualisht nuk e dimë llojin e efektivitetit që kanë vaksinat e Pfizer dhe Moderna-s, dhe as atë të vaksinave të tjera që ndodhen në një fazë të avancuar të provave klinike. Disa vaksina e asgjësojnë virusin në tërësinë e tij, duke parandaluar edhe transmetimin e tij të mëtejshëm. Të tjerat mbrojnë nga sëmundja e shkaktuar nga viruset, por nuk e ndalojnë infektimin.

Imuniteti i tufës

Me informacionin që kemi aktualisht në dispozicion, nuk është e mundur të dihet nëse vaksinat e para anti-Covid, do ta bllokojnë transmetimin viral në një popullatë mjaftueshëm të madhe, për të arritur më shpejt imunitetin e tufës.

Siç ndodh shpesh, vaksinat e gjeneratës së dytë, të cilat janë në gjendje të përfitojnë nga rezultatet e atyre të dala më herët, mund të garantojnë një mbrojtje më të plotë. Është kjo arsyeja pse ëndrra e një rikthimi përfundimtar në normalitet që në pranverën e vitit të ardhshëm, duket sot jo realiste.

Grupi i të vaksinuarve

Pasi të jetë përcaktuar efektiviteti i vaksinave ? tanimë ka pak dyshime mbi sigurinë ? problemi i vërtetë që mbetet të zgjidhet është ai shpërndarjes. Le të supozojmë që vaksinat e gjeneratës së parë, stimulojnë një përgjigje mjaftueshëm të fuqishme për të ndalur transmetimin viral tek 50 për qind e popullsisë së vaksinuar (pasi jo të gjithë janë njerëz të shëndetshëm të moshës së mesme, dhe sepse siç u përmend më lart, termi efikasitet ka nuanca të ndryshme). Ky do të ishte një e mirë hap përpara, por jo aq sa të lejojë zhdukjen e virusit.

Reagimi imunitar

Për të zhdukur SARS-CoV-2, duhet që të paktën 70 për qind e popullsisë të zhvillojë një përgjigje imune të fuqishme dhe afatgjatë, në të njëjtin periudhë kohore. Sidoqoftë, tek disa njerëz vaksinat nuk shkaktojnë një reagim imun efektiv, në një kohë që të tjerët nuk mund t?i marrin vaksinat pasi janë të sëmurë ose kanë imunitetin e dëmtuar. Plus janë të tjerët që tashmë kanë vendosur të mos vaksinohen. Që të gjithë këta faktorë, do të ndikojnë mbi mundësinë e shndërrimit të Covid -19, në një kujtim të keq që i përket të shkuarës.

Miliarda doza

Kapacitetet prodhuese të kompanive farmaceutike, do të jenë përcaktuese në mbulimin e popullsisë me këtë vaksinë. Astra Zeneca, mund të prodhojë në total 2 miliardë doza të vaksinës së saj. Moderna do të prodhojë 1 miliard doza deri në fundin e vitit 2021, ndërsa Pfizer 1.3 miliardë. Siç mund ta shihni, as edhe një dozë e vetme, nuk do të mbulonte të gjithë popullsinë e botës. Ndaj do të kërkohen prodhime shtesë.

Ruajtja në të ftohtë

Teknologjia MRNA, e cila që të funksionojë nuk ka nevojë për fragmente aktuale virale, mund t?i përshpejtojë gjërat. Cilësimi i vaksinave si një e mirë për njerëzimin, do të lejonte që vaksina të mbërrinte edhe në vendet më të varfra, dhe t?i jepte koronavirusit goditjen fatale. Në këto kushte, do të jetë e nevojshme të zgjidhet problemi i ruajtjes së tyre. Vaksinat e ARN-së, janë të qëndrueshme në dhjetëra gradë nën zero, dhe nuk ka kudo mjete për t?i ruajtur në këtë ?zinxhir të ftohtë?.

Makthi mbaron në dimrin e vitit të ardhshëm?

Ne mund të presim që vaksinat anti-Covid, të sigurojnë të paktën një vaksinim të të rriturve ë shëndetshëm, dhe nëse vaksinat e para në treg do të jenë aq efektive sa shpresojmë, rezultatet konkrete do t?i bindin edhe disa nga të pavendosurit që të vaksinohen.

E gjithë kjo do të sigurojë kompanive kohën e nevojshme, për të përsosur problemet e pazgjidhura, dhe për të prodhuar vaksina që mbulojnë nevojat e sistemeve të ndryshme imunitare. Sipas disa ekspertëve, deri në dimrin e vitit 2021, ne mund të jemi rikthyer në normalitetin para-pandemik. Por deri atëherë, maskat nuk do të dalin nga moda. / Focus ? Bota.al

Lajmet e fundit nga