Connect with Us

Jo vetëm Siti, një tjetër klub i madh del në skenë për Mesin

Premier Liga

Jo vetëm Siti, një tjetër klub i madh del në skenë për Mesin

Publikuar

-

Lionel Mesi me shumë mundësi është duke përjetuar vitin e tij të fundit si futbollist i Barcelonës. Edhe pse Bartomeu me të cilin argjentinasi kishte një marrëdhënie të komplikuar, nuk është më president i katalanasve, sërish duket se dëshira e sulmuesit për t’u larguar nga klubi ku u rrit mbetet e madhe.

Në merkaton e kaluar, Mesi ishte shumë pranë Mançester Sitit që prej vitesh ëndërron ta ketë në organikë, por nuk ia dolën për shkak se lojtarit nuk e lejoi klubi të largohej. Tashmë, me përfundimin e kontratës, Mesin nuk e pengon asgjë të largohet, por këtë herë duket se Siti do të ketë edhe konkurrencë për shërbimet e 33-vjeçarit. Së fundmi, në garë për Mesin do të jetë edhe Çelsi i Roman Abramoviç.

Manjati rus ka shpenzuar shumë në këtë merkato, megjithatë duket se ka resurset për të përballuar edhe pagën stratosferike të Mesit. Tashmë, mbetet për t’u parë si do të jetë e ardhmja e Mesit, edhe pse Siti në këtë garë niset i avantazhuar duke qenë se në stolin e tyre është Pep Guardiola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO / Mançester Junajtid nuk lë Sitin të festojë, përmbysje për vendin e dytë

Publikuar

-

Nga

Mançester Junajtid nuk ka lejuar që rivalët e Mançester Sitit të festojnë nga shtëpia suksesin e titullit kampion të radhës në Premeir Ligë. “Djajtë e kuq” kanë mundur sot me përmbysje 3-1 Aston Vilën, duke ruajtur një distancë prej 4 pikësh që shtyn matematikisht festën e Sitit.

Kjo dukej si dita e duhur që Mançester Siti të niste festën, edhe pse ishte mundur një natë më parë nga Çelsi, pasi Aston Vila arriti të shënonte e para me Traore ndaj skuadrës së Solskjaer. Por në pjesën e dytë, situata ndryshoi plotësisht me Junajtid që dominoi sfidën dhe fillimisht gjeti barazimin me Bruno Fernandes e më pas me Grinud kaloi në avantazh.

Më tej, gjithçka u bë e lehtë për të dhe në minutat e fundit erdhi edhe goli i Kavanit që vulosi këtë sukses. Fitorja i jep mundësinë Junajtid gjithashtu që të krijojë një distancë sigurie të ndjeshme ndaj Çelsit e Leisterit që janë dy rivalët që ka më afër në klasifikim për këtë pozicion nderi që ekipit i mungonte prej kohësh.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Liverpool triumfon ndaj Southampton, rritet besimi për vendin e katërt

Publikuar

-

Nga

Pas dy barazimeve zhgënjyese ndaj Leeds United dhe Newcastle, Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Southamptonin në “Anfield Road” dhe rriti ndjeshëm shanset për një vend në zonën Champions.

“The reds” rrezikuan jo pak në startin e sfidës, por më pas gjetën golin e avantazhit me anë të Sadio Mane në minutën e 31-të, ndërsa goli që vulosi rezultatin erdhi vetëm në minutën e 90’ me anë të Thiago Alcantarës.

Kjo fitore e ngjit Liverpoolin në vendin e 6 me 57 pikë dhe me një ndeshje më pak se Leicester i vendit të katërt që ka grumbulluar 63 pikë deri tani, ndërsa djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp tani besojnë plotësisht se mund të arrijnë zonën Champions.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Chelsea “përmbys” Man. City-n dhe i shtyn festën e titullit kampion

Publikuar

-

Nga

Chelsea triumfon 1-2 me përmbysje ndaj Manchester City-t në “Etihad Stadium” dhe u shtyn të paktën përkohësisht festën djemve të Pep Guardiolës, me të cilët do të diskutojë edhe trofeun më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve, në finalen e madhe të 29 majit.

Krye-ndeshja e javës në kampionatin anglez ishte me rëndësi për vendasit, që mund të hapnin zyrtarisht shampanjën e titullit kampion, por mbi të gjitha për blutë e Londrës, që po luftojnë për një vend në zonën Champions të edicionit të ardhshëm.

Pas një starti të balancuar, Manchester City gjeti golin e avantazhit me Raheem Sterling në minutën e 44-t, ndërsa në shtesë Sergio Aguero shpërdoroi një 11-metërsh, pasi “panenka” e tij u kuptua dhe u prit nga Mendy.

Pjesa e dytë foli më shumë për londinezët e Tuchel, që shtuan presionin dhe gjetën golin e barazimit me marokenin Hakim Ziyech në minutën e 63-të. Të pafat futbollistët e Chelsea-t në minutat 79’ dhe 81’, kur shënuan dy herë, por në të dy rastet arbitri ngriti flamurin lart për pozicion jashtë loje.

Megjithatë rreziku në portën e Manchester City-t ishte i vazhdueshëm dhe në minutën e 92-të, kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte spanjolli Marcos Alonso, që erdhi nga stoli dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për londinezët.

Festa e titullit për Manchester Cityn shtyhet minimalisht deri nesër, në pritje të sfidës Aston Villa-Manchester United, ndërsa Chelsea ngjitet në vendin e tretë dhe blindon pozitat në zonën Champions të renditjes.

LEXO TE PLOTE