LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Jam çun Tirone", rrëfimi special i Majkëll Ngo: Ju tregoj të vërtetën e largimit

28 Nëntor 2020, 21:05, Sport CNA
"Jam çun Tirone", rrëfimi special i Majkëll Ngo: Ju

Majkëll Ngo ish-golashënuesi i Tiranës në sezonin e shkuar kur u shpallën kampion, prej disa muajsh u argua nga skuadra bardheblu duke mos qenë as pjesë e Kupave të Europës, një mungesë e theksuar në sulmin e kampionëve që vazhdon e mungon.

Në një rrëfim për Top Channel, Ngo, i përgjigjet deklaratës së presidentit Halili i cili kohë më parë deklaroi se ai nuk donte më të luante futboll.

?Nuk është e vërtet ajo që ka thënë presidenti Halili për mua, unë e respektoj por nuk është e vërtetë. Unë ja kam thënë në sy presidenti, kur ishte edhe Arbi edhe Mario dhe disa të tjerë aty, I thash që unë dua shumë të luaj për Tiranën, sidomos në Kupat e Europës doja të isha një ndihmë për klubin. Unë kam qenë atje për gati tre vite, I pari ishte në Kategorinë e Parë, më pas një sezon që nuk shkoi mirë dhe sezoni I fundit që u menaxhua shumë mirë edhe nga Arbi nga ana sportive, që fituam titullin. Unë I kam thënë qartë dhe nuk mund ta përgënjeshtrojë askush, as presidenti dhe askush, unë jam në situatë të vështirë për momentin, dhe më duhen paratë, ato para nuk mu dhanë dhe mua mu desh të kthehem në Angli. Me pak fjalë presidenti e di shumë mirë që nuk mundi të më plotësojë kërkesat e mija financiare dhe unë ika, kaq.?

Po çfarë ndodhi me Michael Ngo që vendosi të largohet?

?Kur fituam titullin pata një ofertë nga Tirana për të rinovuar, por unë pata një bisede me presidentin përpara finales së kupës. Nuk isha në gjendje të mirë psikologjike, pasi kisha disa probleme në familje. Kisha 3 muaj pa papaguar dhe situata e Codit gjithashtu ndikonte. I kërkova presidentit nëse mund të më paguante ato para pasi kisha një situatë jo të mirë këtu në Angli, por nëse jo do të më duhet të iki në Angli që të gjej paratë që më duhen dhe të zgjidh situatën. Ai më pagoi diçka por nuk më pagoi ato që më kishte premtuar në tavolinë, kështu që unë nuk mund të pranoja ofertën pasi për mua familja është e para. Kështu erdha në Angli që të zgjidhja problemet që kisha. Më pas erdhën Kupat e Europës dhe unë pata sërish kontakte me ish-drejtorin Arbi Laçi. Por unë ja sqarova për situatën që pata me nënën time dhe kjo ishte më e rëndësishme. Unë do të doja shumë t?i ndihmoj por në atë moment nuk mundesha.?

Po çfarë bën tani ish-sulmuesi bardhlu?

?Tani në Londër jam me familjen time se më kishte munguar shumë pasi isha në Shqipëri dhe në periudhën e mbylljes së vendit nuk kisha as mundësi të vija që t?i shihja. Por tani jam këtu në Londër dhe po stërvitem vetëm, po krijoj muskujt e nevojshëm që më duhen. Kjo është pak a shumë e përditshmja ime, qëndroj me familjen dhe stërvitem.  Kam pasur mundësi që të stërvitem edhe në ndonjë klub këtu dhe miqtë e mi që kam ma kanë rekomanduar po nuk pranova, preferoj të stërvitem vetëm dhe ka një trajner personal.?

A keni më kontakte me drejtuesit, lojtarët apo trajnerin e Tiranës?

?Kam kontakt me disa lojtar që kanë qenë jo këto që janë, si Albi Doka, Kobina, apo ish-trajneri Egbo. Sigurisht kam kontakt edhe me pjesë të stafit mjakësore si Erzeni dhe Tedi, këto janë kontaktet që kam. Ndërkohë me drejtoreshën aktuale kam biseduar për disa probleme që kemi pasur dhe që po zgjidhen.?

E keni ndjekur ish-skuadrën tuaj, ja keni pare ndeshjet?

?Nuk e kam parë dot tiranën, por kam parë rezultatet se si kanë qenë. Këtu nuk mund ti shoh ndeshjet.?

Cilat kanë qenë momentet e tua më të mira tek Tirana?

?Kemi pasur momente shumë të mira, kishim menaxher të mirë, kishim një stol rezervash shumë të mirë dhe të gjitha këto bashkë bën që ne të fitonim titullin kampion.?

Do të kthehet më në Shqipëri Michael Ngo, tek Tirana apo Partizani?

?Unë tani jam më mirë dhe I kam thënë edhe drejtuesve të Tiranës që kur të përfundoni së paguari pagat e prapambetura, të vitit të shkuar dhe disa bonuse që kisha në kontratë për fitimin e titullit dhe gjëra të tilla për të cilat më thanë që do të përfundojnë këtë javë, jam i hapur të flas. Po pres oferta, ky është momenti im i duhur që të rikthehem në fushën e lojës. Unë jam një çun Tirone ju e dini, kam mardhënie shumët ë mirë edhe me tifozët e Tiranës. Partizani është një skuadër e mirë dhe unë e respektoj, por unë jam çun Tirone.?

Lajmet e fundit nga