LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i pajetë në banesë një person/ Fqinjët lajmërojnë policinë prej erës së rëndë

28 Nëntor 2020, 20:55, Kronika CNA
Gjendet i pajetë në banesë një person/ Fqinjët

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotmë në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Viktima i identifikuar si Hizer Abazi, dyshohet të ketë ndërruar jetë prej 3-4 ditshësh në banesën e tij.

Sipas informacioneve, trupi i pajetë është dërguar drejt morgut të Durrësit, ku pritet të bëhet autopsia për të gjetur shkaqet e vdekjes.

Identiteti i viktimës është Hizer Abazi dhe njihet nga banorët e fshatit, si një person i cili ka pasur probleme me alkoolin dhe bënte një jetë të vetmuar, pas divorcit me gruan.

Burime bëjnë me dije se banorët e lagjes kanë njoftuar policinë pasi nuk e kanë parë të dalë nga banesa prej disa ditësh, si dhe për shkak të erës së rëndë që vinte rreth saj.

Policia e ka gjetur të pajetë të ndjerin ulur mbi një karrige.

 

Lajmet e fundit nga