Sociale
Foto-video/ Kulla më e lartë në botë dhe ura e Bosforit ‘vishen’ kuq e zi

Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi.
Në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi.
Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti kur Burj Khalifa ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërkohë që në sfond është himni ynë kombëtar.
Ndërkaq, pas kullës më të lartë në Dubai edhe ura e “Bosforit” në Stamboll është “veshur” kuq e zi.
Pamjet nga Stambolli i ka publikuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa falenderon Turqinë për gjestin e veçantë.
Lajme të Rekomanduara:

Situata nga Covid/ Ulet numri i infektimeve, humbin jetën katër qytetarë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit viktimave dhe të prekurve nga Covid. Ministria bën me dije se janë kryer...

Masat anti Covid/ Manastirliu tregon vendimet e Komitetit të Ekspertëve
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka bërë një përmbledhje të situatës së Covid në vendin tonë....