LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Burri ka shpenzuar një 'mal me para' që të dukem si Barbie”/ 26 vjeçarja flet për operacionet plastike

28 Nëntor 2020, 13:52, Lifestyle CNA
“Burri ka shpenzuar një 'mal me para' që

Charlie Phllips, 26 vjeç nga Cambridgeshire, 26 vjeç ka treguar se bashkëshorti i saj ka paguar rreth 17, 000 paundë për të bërë që ajo të duket si kukulla Barbie. Deri më tani ajo është shprehur se ka mbetur e kënaqur nga operacionet plastike që ka bërë në buzë dhe gjoks.

Në moshën 16-vjeçare, ajo bëri operacionin e parë për këtë problem dhe një vit më vonë iu nënshtrua një operacioni tjetër, i cili zgjati 14 orë. Por rezultati përfundimtar e shkatërroi Charlie-n, sepse rezultati ishte shumë i keq dhe i shkaktoi asaj humbje drastike të peshës. Dhe kështu, ajo vendosi të shndërrohej në gruan më të bukur që mund të mendonte: Barbi.

Në total, Charlie vlerëson se ?përmirësimet? e saj i kanë kushtuar 16.000- 17.000 paund. Të gjitha operacionet u paguan nga burri i saj, Ross, i cili ia pëlqen tiparet e reja si kukull Ajo gjithashtu ka bërë tatuazh buzët dhe vetullat.

?Padyshim që më pëlqen pamja si barbi dhe do të thoja që ajo është frymëzimi im. Më pëlqen beli i vogël, gjoksi i madh, buzë të mëdha dhe flokë të gjatë biondë. Thjesht ndihem më tërheqëse dhe më e sigurt kur kam flokë të gjatë biondë, dhe mbushës,?- u shpreh ajo.

?Tani kam rezervuar në dhjetor për një operacion në hundë. Burri im do të paguajë për të. Unë akoma nuk jam 100 për qind e kënaqur me pamjen time dhe shpresoj, operacioni i ri i hundës që po planifikoj për momentin do të më ndihmojë shumë që të jem përfundimisht e lumtur. Unë gjithashtu do të bëj mjekrën, faqet dhe buzët sapo të bëj hundën. Dhëmbët dhe gjoksi më kanë bërë shumë më të sigurt. Më parë nuk mund të buzëqeshja ose urreja të vishja bikini dhe tani ndihem si një person i ri,?- tha ajo.

Lajmet e fundit nga