Kronika
Vrasja e të riut në Bulqizë/ Policia jep detaje: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar.
Sipas policisë, 22-vjeçari është qëlluar aksidentalisht nga shoku i tij me të cilin ishin së bashku për gjah.
“Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.
Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte. Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.
Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes“, njofton policia./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zhdukja e biznesmenit Italian/ Hoxha hedh dritë mbi ngjarjen, çfarë u gjet në makinë dhe në dhomën e hotelit
Gazetari investigative, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera dejaje lidhur me zhdukjen e biznesmenit gjyqtarit të futbollit në Itali, Devide Pecorreli. Ai kishte marrë një...

Po rregullonte depozitën në tarracë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën
Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh, ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas njoftimit...