Connect with Us

Vendi drejt një karantine të dytë?/ Fico: Nuk do ngurojmë të marim masa të tjera

Aktualitet

Vendi drejt një karantine të dytë?/ Fico: Nuk do ngurojmë të marim masa të tjera

Publikuar

-

Vendi drejt një karantine të dytë?/ Fico: Nuk do ngurojmë të marim masa të tjera

Me rritjen e shifrave të të infektuarve me koronavirus në vend, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico u shpreh se nuk do të ngurojnë që të marrin masa shtesë.

Fico tha se nuk ka ende një vendim konkret por në bazë të shifrave të koronavirusit gjithçka mund të ndryshojë, duke u bërë apel qytetarëve që të kërkojnë ndihmë tek shërbimet mjekësore.

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre. Shifrat e demonstrojnë situatën e vështirë ku jemi. Këto janë masa të mirëmenduara. Të gjithë faktorët janë diskutuar duke u bazuar në faktorë të ndryshëm. Në të gjithë këtë situatë që po kalojmë. Me shpejtësi janë vendosur në funksion kapacitetet testuese dhe ato spitalore. Spitali COVID 4 është gati së bashku me personelin mjekësor. Një apel për qytetarët është që të mos ngurojnë të kërkojnë ndihmën e shërbimit mjekësor. Ka një moment për të qëndruar në shtëpi që e mbështet mjeku i familjes ndërsa ka dhe një moment që duhen shtruar në spital. Nuk do të ngurojmë që të marrim masa të tjera për të kufizuar transmetimin e këtij virusi. Pandemia nuk varet vetëm nga numri i të infektuarve”, tha Fico për “Report TV”./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çështja e detit/ Berisha tregon sa do të zvogëlohet Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Çështja e detit/ Berisha tregon sa do të zvogëlohet Shqipëria

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se me marrëveshjne e detit mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, vendi fqinj zgjerohet me 13,000 milje ndërsa sipas tij, Shqipëria humb 3,000 milje.

Sipas Berishës, deklarata e Nikos Dendia fakton qartë shitjen në një akt tradhtie të lartë kombëtare nga ana e Ramë, të territorit ujor.

“Greqia zgjerohet me 13000, Shqiperia zvoglohet se paku me 3000 milje. Miq, ministri i jashtem i Greqise, Nikos Dendia deklaroi dje publikisht se si rezultat i marreveshjes se fshehte Rama – Dendia per zgjerimin e ujerave territoriale te Greqise nga 6 ne 12 milje ne Detin Jon, dheu helen zmadhohet me nje siperfaqe prej 13000 milje.

Kurse Shqiperia automatikisht humbet nga zgjerimi i dheut helen mbi 3000 milje ujera territoriale, shelf kontinental dhe zone ekskluzive ekonomike dhe triliona euro depozita nenujore te gazit dhe naftes, te cilat aktualisht gjenden ne ujerat territotiale te Shqiperise dhe me zgjerimin nga 6 ne 12 te ujerave territoriale te Greqise kalojne ne territorin ujor te republikes helenike.
Avokat i marreveshjes se fshehte te shitjes se detit Rama – Dendia, Edvin Zografi Bis pas aktit te tradhetise se larte kombetare ka mobilizuar te gjitha mediat nen kontrollin e tij te Arben dhe Karlo Malvites, Ymer Çorapes dhe tualetit te Kol Balles per te bindur shqiptaret se zmadhimi me 13000 milje i dheut helen nuk prek dheun arberor dhe shqiptaret.

Keta lepires antishqiptar me ne krye padronin e tyre Zografin Bis servirin si te vertet matematiken e tradhetise kombetare duke u thene shqiptareve se ne nuk prekemi nga zgjerimi i Greqise nga 6 ne 12 milje pasi sipas tyre 12 eshte me e vogel apo e barabarte me 6 dhe 6 eshte me e madhe apo e barabarte me 12. Nderkohe qe ne te gjithe gjatesine e zones ku distanca ujore midis dy vendeve eshte nen 24 milje, Shqiperia dhe Greqia do te marrin barabart ne raport 1:1 dhe jo ne raport 2:1 siç merrnin para merreveshjes se fshehte Rama-Dendia kur Shqiperia ishte me 12 milje dhe Greqia me 6 milje ujera territoriale ne detin Jon.

Si perfundim, deklerata e Nikos Dendia fakton qarte dhe perfundimisht shitjen ne nje akt tradhetie te larte kombetare nga ana e Zografit Bis te territorit ujor, pasurive perrallore nenujore dhe hapsires ajrore te Shqiperise”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

3 milionë euro për 250 mijë vaksina/ Çfarë përmban kontrata ‘konfidenciale’ e qeverisë shqiptare me Pfizer

Publikuar

-

Nga

3 milionë euro për 250 mijë vaksina/ Çfarë përmban kontrata 'konfidenciale' e qeverisë shqiptare me Pfizer

Zbardhen detajet e marrëveshjes së shtetit shqiptar me kompaninë amerikano-gjermane, Pfizer/BioNTech për 500 mijë vaksinat anti-covid.

Në kontratën e cilësuar konfidenciale, por të siguruar nga Euronews Albania zbulohen detajet, sa i përket kostove dhe sasisë së vaksinave që do të mbërrijnë në Shqipëri brenda këtij viti.

Janë 499,590 vaksina që Shqipëria do të marrë nga Pfizer. Sipas asaj që thuhet në marrëveshje, për gjysmën e këtyre dozave, 249,795 Shqipëria do të parapaguajë rreth 3 milionë dollarë brenda 30 ditëve ndërsa për pjesën tjetër do të caktohet çmimi në një moment të dytë.

Sipas llogaritjes së bërë në marrëveshje, një dozë e vaksinës së Pfizer i ka kushtuar Shqipërisë 12 dollarë.

Në kontratë zbulohet edhe plani i mbërritjes së vaksinave në Shqipëri. Deri në muajin shkurt parashikohet që të vijnë vetëm 41 mijë vaksina, këto të ndara 10,530 në janar dhe 30,420.

LEXO EDHE:  58.2 milionë euro për Shqipërinë/ Denaj: Gjermania, partnere e fortë dhe e besueshme

LEXO EDHE:  Covid-19/ Lajmet e fundit nga varianti anglez!

Ndërsa pjesa tjetër e vaksinave prej 458,640 do të ndahen në dy faza, por pa një kohë të përcaktuar se kur do të mbërrijnë në Shqipëri.

Sakaq ende nuk është e qartë se nga cila palë e ka kërkuar mbajtjen konfidenciale të kësaj marrëveshje. Në përgjigje të interesimit të Euronews Albania, kompania Pfizer/BioNtech thekson se dëshiron t’i përmbahet marrëveshjes me qeverinë shqiptare, por pa detajuar se kush e ka kërkuar një gjë të tillë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti dhe 46 kandidatë të tjerë përjashtohen nga zgjedhjet e 14 shkurtit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Rrjedhimisht, ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së.

Përveç Kurtit, KQZ-ja nuk i ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë nga listat e të partive tjera.

Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë. Kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor përmes një aktgjykimi. Kjo gjykatë kishte gjetur parregullsi në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor.

LEXO TE PLOTE