LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U skualifikua për herë të dytë nga gara për Kushtetuesen/ Eugen Papandile dorëzon padi në gjykatë

27 Nëntor 2020, 15:39, Aktualitet CNA
U skualifikua për herë të dytë nga gara për

Eugen Papandile nuk dorëzohet në luftën institucionale për një vend në Gjykatën Kushtetuese. 4 ditë pasi KED e përjashtoi nga gara për herë të dytë për vakancën për vendin e Besnik Muçit, Papandile dorëzon sërish padi në gjykatën administrative kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Herën e parë, pasi KED e përjashtoi, juristi e çoi cështjen në Gjykatën e Apelit Administrativ që shfuqizoi vendimin e mëhershëm të Këshillit të Emërimeve për skualifikimin e tij duke e rikthyer në garë.

Por në datë 23 nëntor, KED sërish i përjashtoi duke kualifikuar vetëm tre kandidatë, ndërsa Eugen Papandilen e nxori jashtë.  KED deklaroi se kandidati kishte mangësi të një apo disa kushte të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Por Eugen Papandile nuk ka hequr dorë duke vijuar luftën. SHBA ka kërkuar që gjykatë të jetë funksionale brenda këtij viti, por vështirë se një gjë e tillë do të ndodhë brenda muajit dhjetor./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga