LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Maradona ishte më i mirë se Mesi dhe Ronaldo

27 Nëntor 2020, 08:14, Blog CNA
Pse Maradona ishte më i mirë se Mesi dhe Ronaldo

Nga Bobby Ghosh ?Bloomberg?

Tifozët e futbollit janë me fat që jetojnë në një kohë kur 2 super yje të futbollit pretendojnë njëkohësisht se janë lojtarët më të mirë në historinë e këtij sporti. Dhe mund të jenë akoma më me fat akoma, që mund të shohim një herë në javë garën midis Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, drejtpërdrejt para një auditori global me miliarda.

Falë YouTube, unë mund të shoh video me cilësi të lartë të driblimeve të tyre më tërheqëse, dhe të çdo goli që ata kanë shënuar ndonjëherë. Kur Diego Maradona po pretendonte të rrëmbente skeptrin e futbollistit më të të gjitha kohërave, shumica e botës mund të shihe vetëm grimca të gjenialitetit të tij, kur ai mori pjesë me Argjentinën në botërorët e vitit 1982, 1986, 1990 dhe 1994.

Duke u rritur në Indi gjatë asaj periudhe, unë nuk pashë dot kurrë momente kryesore të lojërave të tij Barcelonën apo Napolin (një qytet ku ai cilësohet ende si një hyjni). Tani në internet qarkullojnë disa video me momentet kryesore të karrierës së tij, përfshirë golin e famshëm kundër Anglisë në ?Azteca Stadium? më 22 qershor 1986.

Por ato vetëm lënë të nënkuptohet për atë që ai ishte i aftë të bënte. Ato nuk përbëjnë prova të mjaftueshme mbështetëse të argumentit se ai ishte lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Ajo që e bën edhe më të vështirë, janë provat edhe më e pakta filmike për pretendentët e brezave të mëparshëm:Ferenc Pushkash i Hungarisë, argjentinasi Alfredo di Stefano, Pele i Brazilit, holandezi Johan Krojf, gjermani Franc Bekenbauer etj.  Fakti që ata luajtën në kushte dhe rregulla të ndryshme, por dhe në pozicione të ndryshme, e bën këtë temë pjesë të debatit. Pra ne nuk mund ta dimë nëse Maradona ishte teknikisht më i miri në gjetjen e topit. Por unë mendoj se ishte më i madhi i të gjitha kohërave.

Dhe argumenti im qëndron në faktin e thjeshtë, se ai më shumë se të gjithë pretenduesit e tjerë të përmendur këtu, iu afrua më së miri sfidimit të idesë se futbolli është një sport ekipor. Për pjesën më të madhe të karrierës së tij, Maradona luajti në skuadra që nuk kishin asnjë lojtar tjetër në një nivel të ngjashëm me të. Mjafton të shihni përbërjen e skuadrës së Napolit, me të cilën ai pushtoi futbollin italian në sezonin 1986-87, dhe do të vëreni se aty nuk kishte asnjë lojtar tjetër, që do të njihej përtej Serie A. Ai kishte pak më tepër mbështetje në kombëtaren e Argjentinës, të cilën e çoi në dy finale të Kupës së Botës -në atë që e fitoi në vitin 1986, dhe atë që i shkoi shumë pranë, në botërorin e vitit 1990.

Por askush nuk do të argumentonte që Jorge Valdano ishte në krahasim me Maradonën, si Zhairzinnjo me Pelen në vitet 70. Është një gjë të jesh një lojtar i shkëlqyer i rrethuar nga lojtarë të tjerë të shkëlqyer; dhe në këtë aspekt Mesi dhe Ronaldo kanë qenë jashtëzakonisht me fat me klubet ku kanë luajtur. Por Maradona bëri magji, edhe duke pasur si shokë skuadre lojtarë mediokër. Ajo që e bën edhe më të mrekullueshme historinë e tij si futbollist,është pritshmëria që ai barti në një hapësirë të vogël kohore. Kur firmosi për kalimin tek Napoli në vitin 1984, klubi nuk e kishte fituar kurrë kampionatin italian.

Megjithatë tifozët e tij, nisën menjëherë të ëndërronin fitoren e kampionatit. ?Pibe de oro?, ose djali i artë, ishte një hajmali, po aq sa edhe kapiten dhe lojtar në fushë. Futbollistëve të tjerë – mes tyre edhe Mesi – u është dashur që nga ajo kohë të përballen me presione të krahasueshme. Por yjet e sotëm të futbollit janë të rrethuar nga një ekip profesionistësh të marrëdhënieve me publikun dhe psikologësh që i ndihmojnë ata. Edhe duke mos pasur mbështetje jashtë fushe, Maradona tha gjithçka në çdo rast për klubin dhe kombëtaren e vendit të ri.
Derisa nuk mundi më.

Ishte ndoshta diçka e pashmangshme që barra e gjenialitetit të tij në fund do ta vinte poshtë, dhe e bëri këtë në një mënyrë spektakolare. Por ai i rezistoi presionit për aq kohë sa imazhi i tij u skalit në bronz ? siç është pllaka përkujtuese e golit jashtë Azteca Stadium -dhe pretendimit të tij për të qenë më i madhi i të gjitha kohërave. Prehu në paqe, Diego Armando Maradona, futbollisti më i madh i të gjitha kohërave./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2020-11-25/why-maradona-was-better-than-ronaldo-and-messi?srnd=opinion

Lajmet e fundit nga