LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Presidenca Biden nuk do të jetë as e moderuar dhe as legjitime

27 Nëntor 2020, 08:05, Blog CNA
Presidenca Biden nuk do të jetë as e moderuar dhe as legjitime

Nga Jason D. Meister ?Newsmax?

Jo Biden nuk është një politikan ?i moderuar?. Dhe provë për këtë është ajo çfarë po shohim pas zgjedhjeve presidenciale të këtij viti. Është e qartë për çdo spektator të këtij cikli zgjedhor, që e majta radikale e ka plotësisht nën kontroll Jo Biden .

Ai është një ?anije boshe?, që ka miratuar një axhendë radikale të krahut të majtë, e cila që përfshin një rritje taksash prej 4 trilion dollarësh, kufij të hapur për emigrantët, kujdes shëndetësor për emigrantët e paligjshëm, një moratorium mbi dëbimin e kriminelëve të dhunshëm nga SHBA, dhënien e shtetësisë për 11 milion emigrantë të paligjshëm, shpërblimin e policisë për sjelljet e saj anti-ligjore, anulimin e Amendamentit të Dytë,

Dhe mbështetjen e Green New Deal (Marrëveshjes së Re të Gjelbër), duke eleminuar karburantet fosile. Gjithashtu, ai ka refuzuar të dënojë dhunën e ekstremit të majtë, që ka pushtuar qytetet e drejtuara nga demokratët, dhe një axhendë të fundit të Amerikës. Politikat e Jo Biden , do të jenë sigurisht shkatërruese për republikën tonë kushtetuese. Por po kështu do jetë edhe ngritja e tij e paligjshme në pushtet, nëse do të zgjidhet president nga Kolegji Zgjedhor. Zgjedhjet e drejta dhe të ndershme, kanë qenë themeli i republikës sonë kushtetuese. Fuqia e qeverisë amerikane buron nga pëlqimi i të qeverisurve prej saj.

Biden ka refuzuar të pranojë parregullsitë në zgjedhjet e këtij viti. Menjëherë pas Ditës së Zgjedhjeve, ai ngriti një ?Zyrë të Presidentit të Zgjedhur? imagjinare, duke refuzuar të pranonte parregullsitë e rënda gjatë procesit. Biden e mohoi plotësisht ekzistencën e manipulimeve dhe parregullsive të përhapura të votimit, të cilat ndikuan qartazi në rezultatin e zgjedhjeve. Deri më sot, ne kemi 538 dëshmi për parregullsi të procesit në Pensilvani, Xhorxhia, Miçigan, Nevada dhe Uiskonsin.

Për më tepër, që nga Dita e Zgjedhjeve, ka pasur mbi 14.000 raportime incidentesh në Pensilvani, Xhorxhia, Miçigan, Nevada dhe Uiskonsin. Kryetari i Komisionit Federal të Zgjedhjeve (FEC) Trej Trejnor tha:?Numri i madh i dëshmive të shoqëruara me betimin në gjykatë, që po shohim në këto raste, tregon se ka pasur në fakt një manipulim të procesit, dhe pala tjetër duhet t?i përgjigjet realisht këtyre pikëpyetjeve?.

Ka ndërkohë prova të përpjekjeve sistematike nga zyrtarët e zgjedhjeve, për t?u ?kujdesur? për fletët e votimit në zona që njihen si bastione të demokratëve, por jo në ato republikane. Gjithashtu, në shumë qendra votimit kishte mungesë të identifikimit të votuesve.

Vëzhguesve zgjedhorë republikanë, iu mohua hyrja për të vëzhguar dhe vërtetuar përfundimin e votimit, siç kërkohet dhe nga ligji. Fletëvotimet me postë u ngarkuan nëpër kamionë, dhe u shkarkuan në qendrat e numërimit vetëm në orën 4 të mëngjesit së datës
4 nëntor. Firmat që duhen në fletëvotimet me postë, nuk u kontrolluan kurrë. Mijëra votues të vdekur, ?dorëzuan? fletëvotimet e tyre në shtetet që njiheshin si të lëkundura dhe përcaktuese për fituesin. Banorët jashtë SHBA-së, votuan shumë herë.

Së fundmi, softueri i makinës së votimit ?Dominion? u raportua se u përdor në 30 shtete, përfshirë në të gjitha shtetet e fushës së betejës. Në orët e vona të Mbrëmjes së Zgjedhjeve, Trump ishte në avantazh në të gjitha shtetet e lëkundura, derisa në orën 2 të mëngjesit u mbyll numërimi i votave të hedhura me botë.

Më pas situata u bë në mënyrë dramatike me një probabilitetesh të pamundura. Refuzimi i Xho Bajdenit për të pranuar pikëpyetjet e mëdha të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, është dëshmi e radikalizimit të tij. Vetëm një e majtë radikale, që është bërë njësh me revolucionarë komunistë, si senatori Bernie Sanders dhe kongresmenia demokrate Alekandria Okasio-Kortez, nuk do të shqetësohej nga e gjithë kjo që po ndodh. Demokratët shpenzuan 40 milionë dollarë të taksapaguesve amerikane, dhe mbi 2 vjet kohë duke hetuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Pse tani nuk po kërkon Biden një hetim të ngjashëm të zgjedhjeve të vitit 2020?

E gjithë Partia Demokratike ishte e bindur për ndërhyrje në zgjedhjet e 4 viteve më parë, ndërsa tani që kanë prova shumë kokëforta hesht. Populli amerikan ka të drejtën të ketë zgjedhje të ndershme dhe transparente. Çdo president i zgjedhur në mënyrë legjitime, do ta dëshironte përpjekjen për të verifikuar dhe vërtetuar rezultatet. Vetëm një socialist, si për shembull Hugo Çavez, do të guxonte ta merrte pushtetin përmes një manipulimi të gjerë të votës së amerikaneve. Pa pëlqimin e të qeverisurve, administrata e Xho Bajdenit nuk do të kishte absolutisht asnjë legjitimitet të çfarëdollojshëm./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.newsmax.com/jasondmeister/chavez-sanders-ocasiocortez/2020/11/24/id/998627/

Lajmet e fundit nga