Sport
Olsi Rama: Dajës ia rinovoj kontratën kur të dojë

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka prekur shumë tema rreth klubit të kuq. Fillimisht, Rama i uroi shërim të shpejtë ish-trajnerit Skënder Gega e më pas, u ndalua te ndeshja kundër Apolonisë, trajneri Ilir Daja dhe te çështja “Çinari” që është në KAS.
GEGA – “Kam qenë në kontakt këto ditë. I uroj shërim të shpejtë. Shpresoj dhe besoj të behet mirë sa më shpejt”.
LOJTARËT – “Idrizajn e urova për golin. Solomon nuk shënon por dha dy asiste. Bardhi gjithashtu po luan shumë mirë dhe Kote po bën siç duhet detyrat që i jep trajneri. Përshëndes shumë tifozët që erdhën edhe në Fier dhe na ndiqnin nga një tarracë. Kordeiro po kthehet me ngadalë. Nuk i eci me dëmtimet në fillim, por po e merr veten. Asani ka filluar stërvitjen, por ende nuk është gati. Edhe Braun po ashtu”.
DAJA – “Do ta blija përsëri nga e para. Jam gati t’i zgjas kontratën Ilir Dajës kur të dojë…”, tha fillimisht Rama në “Rubrika Sportive”.
KAS – “Jam shumë i bindur në pafajësinë e klubit tonë. Kemi dy studio ligjore prestigjioze që na përfaqësojnë dhe më kanë dhënë garanci që kemi të drejtë. Prandaj në 15 dhjetor kemi shumë shpresa”.
MERKATO – “Nuk dua të vendosim ‘karrocën para kuajve’… Presim një herë vendimin, pastaj do lëvizim. Kemi folur patjetër edhe me trajnerin edhe me presidentin. Më vjen mirë që Daja i ka idetë e qarta edhe për ata që do të afrojmë (nëse fitojmë). Por periudha e janarit është pak e vështirë për të bërë merkaton e duhur. Më ka çuditur ashpërsia e vendimit të FIFA-s që nuk na lejonte të bënim merkato as te moshat, por vetëm të formonim ekipin e femrave në futboll. Por do të kërkojmë patjetër një dëmshpërblim financiar nëse dalim të pafajshëm sepse dëmi është bërë dhe është i madh”.
RIVALËT – “Kategoria Superiore është një kampionat me 10 skuadra që luajnë 4 herë me njëra tjetrën. Është shumë shpejt të flasim për favoritë. Vllaznia ka vepruar saktë dhe bukur sidomos në merkato dhe në fillim. Për ta parë në fushë e kam ndjekur vetëm 45 minuta dhe aq sa e kam parë, më ka pëlqyer shumë në fushë. Ndoshta edhe prania e sponsorit ka sjellë qetësi, por edhe trajneri”.
Lajme të Rekomanduara:

Skënderbeu godet në merkato, afron mesfushorin që pritet të bëjë diferencën
Skënderbeu bën një goditje të rëndësishme një javë para mbylljes së merkatos. Zhan Viktor, është lojtari më i ri i klubit korçar. Lojtari që luan...

Disfata në derbi, Nevil Dede i surprizon të gjithë me deklaratën pas ndeshjes
Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, foli pas humbjes minimale në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u...