Mjeku Bledi Nini nuk fitoi betejën me Covid/ QSUT: Humbje e madhe për bluzat e bardha

27 Nëntor 2020, 12:18, Aktualitet CNA
Mjeku Bledi Nini nuk fitoi betejën me Covid/ QSUT: Humbje e madhe për

Qendra Spitalore Universitare ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur Bledi Nini.

Doktor Nini humbi parakohe jetën tre ditë më parë në Itali, ku ishte dërguar për kurim pasi u prek nga koronavirusi.

QSUT shton në reagimin e saj se kjo ishte një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare, duke theksuar se ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm.

?Shërbimi ORL dhe gjithë stafi i QSUNT-së janë thellësisht të tronditur nga humbja e papritur e jetës së kolegut Dr. Bledi Nini. Ai nuk e fitoi dot luftën me Covid-19.

Dr. Bledi Nini, i cili gjatë periudhës 2001 – 2019 ka qënë pjesë e rëndësishme e Shërbimin ORL në QSUNT; me aftësitë e tij profesionale dhe me humanizmin e tij u ka shpëtuar jetën qindra pacientëve, të cilëve u rrezikohej jeta nga trupat e huaj dhe jo vetëm. Dr. Bledi është karakterizuar për marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët dhe pacientët. Ai ka marrë pjesë aktive në proçesin e edukimit të mjekëve të rinj dhe ka qënë për disa vite nën kryetar i Shoqatës Shqiptare të ORL. Ndarja e parakohshme nga jeta e Dr. Bledit është humbje e madhe për mjekësinë Shqiptare, duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm.

I shprehim ngushëllimet tona familjes. U prehsh në paqe kolegu ynë i dashur!?, thuhet në postimin e QSUT./CNA.al.

Lajmet e fundit nga