Connect with Us

Kukësi merr lajmin e mirë, sulmuesi shërohet nga koronavirusi

Sport

Kukësi merr lajmin e mirë, sulmuesi shërohet nga koronavirusi

Publikuar

-

Lajmi i mirë për Kukësin, sulmuesi Godberg Kuper, ka kaluar Koronavirusn dhe tashmë është i pastër.

Klubi verilindor ka njoftuar në faqen zyrtare, se sulmuesi italian ka rezultuar negativ dhe është i gatshëm për të zbritur në fushë.

Kuper ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e parë pas infektimit dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë.

Njoftimi i klubit:

Godberg Cooper rikthehet me ekipin!

Sulmuesi italian ka kaluar me sukses Covid19 dhe në tamponin e kryer së fundmi, ka rezultuar negativ. Në këtë mënyrë, Cooper ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me ekipin periudhës së izolimit.
Ben tornato Cooper

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E bujshme/ Armando Sadiku arrin akordin me klubin nga Bolivia

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Shqipërisë Armando Sadiku do të transferohet në Bolivinë e largët. Futbollisti i Erzurumsporit do të transferohet te klubi i Bolivarit në Amerikën e Jugut.

Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit amerikanolatin, Marselo Klaur në “Twitter”, i cili ka pranuar se ka arritur akordin me Sadikun.

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi.  Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”, shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur rreth afrimit të Armando Sadikut.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Brdariç mbush 46-vjeç! Shikoni festën speciale të trajnerit të Vllaznisë

Publikuar

-

Nga

Thomas Brdariç është padyshim një nga njerëzit më të dashur të momentit në qytetin e Shkodrës. Kjo falë ecurisë dhe rezultateve fantastike që po arrin me skuadrën e Vllaznisë, teksa po i rikthen lavdinë e munguar prej afro 20-vitesh.

Tekniku gjerman, festoi mbrëmjen e sotme, 46-vjetorin e lindjes. Festë speciale për teknikun e Vllaznisë, i cili mbante kishte vendosur një qeleshe në kokë, si dhe mbante në dorë një çifteli, simbole këto shumë të vyera për shqiptarët.

Brdariç e ka festuar këtë ditë speciale në një prej lokaleve në Shkodër, së bashku me lojtarët dhe stafin. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Seria A

Humbja turpëruese ndaj Atalantës, Ibra i surprizon të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, analizoi disfatën 0-3 në shtëpi ndaj Atalantës. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Sky Sport”, suedezi deklaroi:

“Sot kanë munguar shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të rikuperojmë dhe të presim ndeshjen e ardhshme. Skuadra është pak e brishtë sepse mungojnë 4-5 titullarë dhe luajnë lojtarë që nuk kanë shumë eksperiencë dhe shumë ndeshje në Serinë A. Por ky nuk mund të jetë një justifikim, jemi të parët”.

Jeni kampionë dimri.

“Nuk vlen për asgjë”.

 Si do t’ia përmirësoni humorin skuadrës?

“Kemi një ndeshje tjetër pas disa ditësh dhe kemi mundësinë të bëjmë më mirë se sot, sigurisht. Tani duhet të përgatitemi mirë”.

Do të pëlqente të luaje me Iliçiç?

“Kur i jep kohën, ai e ka shumë të lehtë të luajë. Sot kishte shumë kohë me topin në këmbë dhe ka bërë një ndeshje të madhe, mund të kishte bërë më shumë gola, ka qenë më i sjellshëm se duhet”.

Çfarë i ke thënë Manxukiçit?

“Nuk është një njeri që flet shumë, duket. Kam provuar t’i jap mirëseardhjen në sllavisht, italisht, por kur Pioli e ka ftuar t’i thotë diçka skuadrës, ai ka refuzuar. Është një person shumë serioz, i përqendruar, dhe do hapësirën e tij”.

Një përshëndetje për Konten?

“Përshëndetje Antonio. Shihemi të martën”.

LEXO TE PLOTE