Connect with Us

Konstituimi i KED/ Presidenca njofton hedhjen e shortit, zbardhet data

Aktualitet

Konstituimi i KED/ Presidenca njofton hedhjen e shortit, zbardhet data

Publikuar

-

Rrumpallë në presidencë/ Ilir Meta ble një karrige 4 milionë lekë

Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të hidhet në 4 Dhjetor në presidencë. Njoftimi është bërë nga presidenti Ilir Meta me anë të një njoftimi për shtyp.

Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dërguar pranë institucionit të presidentit emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërkohë në për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, thekson presidenca, do të përfshihen vetë ata gjyqtarë dhe prokurorë që plotësojnë kushtet ligjore. Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Avokati i Popullit i cili do të mbikëqyrë nga afër të gjithë procesin.

Njoftimi i Presidencës:

Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2021

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) në datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00

Presidenti i Republikës, në mbështetje të:

–           nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

–           nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar; me Vendimin nr. 413, datë 25.11.2020, ka vendosur që:

Ditën e premte, datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2021.

Rregullat e hollësishme për hedhjen e shortit janë të miratuara me Vendim nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës, “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Në zbatim të nenit 221, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Institucioni i Presidentit të Republikës, në zbatim të pikës 1 dhe 2 të ligjit nr. 115/2016, do të jetë  në komunikim zyrtar të vazhdueshëm me institucionet respektive për administrimin e informacionit të azhornuar për të garantuar që, në momentin e hedhjes së shortit në datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, sipas ligjit të përfshihen në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ata magjistratë (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

Duke mbajtur në konsideratë nevojën për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe rregullave për shkak të situatës pandemike Covid-19, Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.

Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line etj.

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit.

Kjo për të bërë të mundur që ky proces të ndiqet nga të gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku, që për shkak të akteve ligjore në fuqi për shkak të pandemisë, nuk e kanë të mundur ta ndjekin drejtpërdrejtë nga salla procesin e hedhjes së shortit.

Më poshtë gjenden të publikuara:

–           Vendim nr.413, datë 25.11.2020 i Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2021”

–           Listat paraprake të kandidatëve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë;

–           Rregullore për përcaktimin e procedurës për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së, miratuar me Vendimin nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës;

Shënim: Duke vlerësuar transparencën si parimin themelor të veprimtarisë së Institucionit të Presidentit të Republikës, kjo rubrikë do të përditësohet në kohë reale me informacionin dhe dokumentacionin që Institucioni i Presidentit të Republikës, do të kërkojë apo do të administrojë në lidhje me të gjithë procesin./CNA.al.

 

LEXO EDHE:  Gazetari ia thotë copë Ramës/ Fute zagarët politikë të sulmonin Metën

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vranësira, reshje dhe ulje temperaturash/ Parashkimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 24°C.

Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama uron besimtarët myslimanë/ Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen.

Rama ka publikuar një këngë të kënduar nga këngëtarja Rosela Gjybegu për të uruar besimtarët myslimane.

‘Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni’- shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“40-vjeçari ishte lyer me benzinë”/ Policia informacion për incidentin te sheshi “Skënderbej”

Publikuar

-

Nga

Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital

Policia e Tiranës ka dhënë informacionet e para në lidhje me ngjarjen  e mëngjesit të sotëm gjatë ceremonisë së faljes së besimtarëve myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’.

“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE