Showbizz
Koncerti virtual i Dua Lipës/ Zbulohet ylli i muzikës që do të performojë me këngëtaren

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot do të mbajë koncertin virtual. Pak ditë më parë këngëtarja zbuloi se pjesë e “STUDIO 2045” do të bëhej edhe legjenda e muzikës botërore, Elton John.
Dua Lipa ka zbuluar se një tjetër yll i muzikës botërore, do të jetë pjesë e koncertit të saj. Bëhet fjalë për yllin e muzikës Kylie Minogue. Kylie i bashkohet me të ftuarit e tjerë specialë të paralajmëruar më parë, përfshirë FKA Twigs, Bad Bunny dhe J Balvin.
“Jam shumë e ngazëllyer që legjendarja Kylie do të interpretojë me mua. Ajo është një nga artistet e mia të preferuara të të gjitha kohërave dhe ideja e bashkëpunimit është definicioni i një ëndrre”, tha Dua për gazetën britanike “The Sun”.
Ndërkohë, mbretëresha e muzikës pop, Minogue tha: “Dua është si një dritë e ndritshme dhe një forcë natyrore në pop. Unë jam absolutisht e entuziazmuar që të interpretoj me të në transmetimin e saj live.”, u shpreh këngëtarja australiane./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bukuroshja shqiptare që ju lë pa mend me format e saj/ Fotot më shpërthyese të modeles
Ziza Pajaziti është një nga modelet më bombatsike shqiptare. Bukuroshja shqiptar shpesh komentohet në media për pozat e saj provokuese. Shumë njerëz e krahasojnë me...

Pika e saj më e fortë është gjoksi/ Njihuni me modelen ruse që çmend meshkujt
Louisa Khovanski është një modele shumë e ndjekur në Instagram. Përveçse modelingut ajo është një fotografe shumë e zonja.Louisa Khovanski i tërheq fansat e saj...