LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I infektuari me Covid tentoi të kalonte kufirin/ Gjobitet një qytetar në Kakavijë

27 Nëntor 2020, 13:04, Aktualitet CNA
I infektuari me Covid tentoi të kalonte kufirin/ Gjobitet një qytetar

Situata nga Covid ka bërë që Greqia të marë masa të forta kufizuese për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Një nga masat ishte edhe mbyllja e pikës kufitare të Kapshticës dhe u lejua kalimi vetëm në Kakavijë.

Kalimi në këtë pikë bëhet vetëm me testin e tamponit negativ.

Ndërkohë që sot një qytetar i infektuar tentoi të kalonte kufitin, ku dhe u gjobit nga policia me 700 mijë lekë 65 vjeçari me iniciale V. Ll

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale ?Moszbatimi i masave të autoriteteve  shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS ? COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu,  këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë“, njofton Policia./CNA.al.

Lajmet e fundit nga