Connect with Us

Heqja e titullit të Veton Surroit/ Ibsen Elezi: Absurditet, anëtarët e këshillit të arsyetojnë

Politikë

Heqja e titullit të Veton Surroit/ Ibsen Elezi: Absurditet, anëtarët e këshillit të arsyetojnë

Publikuar

-

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të Republikasve ndaj Topallit

Ditën e sotme Këshilli i Qarkut të Kukësit i ka hequr publicistit Veton Surroi titullin “Nderi i Qarkut Kukës”, duke shkaktuar një lumë reagimesh.

Një ndër personat që reagoi ishte edhe kryeministri Edi Rama që e quajti këtë vendim një lajthitje, ndërsa fill pas tij kryebashkiaku Safet Gjici kërkoi falje.

Pak minuta më parë ka reaguar edhe ish-kryetari i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i cili thotë se heqja e titullit është një absurditet.

Elezi deklaron se Prefekti i Qarkut Kukës duhet ta rikthejë për rishikim vendimin e Këshillit të Qarkut dhe antarët e tij duhet të dëgjojnë e të arsyetojnë.

Kohe absurditetesh !

Po shoh ne media dhe sapo ma konfirmuan se Keshilli i Qarkut Kukes i ka hequr titullin “Nderi i Qarkut Kukes” publicistit, gazetarit dhe politikanit Veton Surroj, me origjine nga Kukesi.

Ky nje veprim i pamatur dhe jo ligjor.

Arsyet pse Veton Surroit iu dha ky titull nga Keshilli i Qarkut kane qene te qarta :

– Publicist i njohur, autor i shume botimeve.

– Gazetar i njohur, themelues dhe gazetar i nje prej gazetave me te madhe ne Kosove, Koha Ditore.

– Politikan i njohur, pjesmarres ne konferencen e Rambujese dhe themelues i levizjes politike ORA, ne 2004 mori 6 % te votave dhe z.Surroi u largua per shkak te mosarritjes se objektivit te tij, akt te cilin sot nuk e ben asnje politikan i kosoves edhe pse kane disa here me disfata.

– Me origjine nga Surroj i Kukesit.

Nese ndonje nga keto te dhena te faktuara ne dosjen perkatese qe shoqeron dhenien e titullit eshte e fallsifikuar, atehere edhe mund te diskutohej edhe nese ndonje fakt apo veprim do te njolloste imazhin e tij, por qe ti hiqet titulli per shkak te mendimeve te tij, ky eshte nje absurd.

Para se ti jepej ky titulli, si Kryetar i Keshillit te Qarkut kam gjykuar dhe argumentuar se Veton Surroj eshte nje personalitet i shquar, ndonese nuk ndaja te njejtat pikpamje politike me te.

Por dhenia e titujve nuk eshte ceshtje me natyre personale.

Mendoj qe Prefekti i Qarkut Kukes duhet ta rikthejë per rishikim vendimin e Keshillit te Qarkut, antaret e tij duhet te degjojne dhe te arsytojne”, shkruan Elezi në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shit-blerja e votave/ Këllçi: Ja kompania që shpërndan ushqime për fushatën e PS

Publikuar

-

Nga

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kandidati për demokrat i Partisë socialiste, Belind Këlliçi, ka denoncuar një kompani që sipas tij shpërndan ushqime për fushatën e Partisë Socialiste.

Më tej, në një postim në rrjetet sociale Këlliçi ka treguar kompaninë që shpërndan ushqime në këmbim të kontratave nga Rilindja.

“Politika e barkut bosh! Shpigel Glass, kompania që po shpërndan ushqime për fushatën e PS, në këmbim të kontratave nga Rilindja. Me një dorë të japin kafshatën e mjerimit, me tjetrën të vjedhin të ardhmen.”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I duket rruga fushë me lule”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: Vetëm mund ta bëjmë këtë vend

Publikuar

-

Nga

“Vetëm mund ta bëjmë këtë vend”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: I duket rruga fushë me lule

Kryeministri Eda Rama, nuk i ka ndalur sulmet ndaj kreut të PD sot në Gjirokastuar, ku është ndalur në kuadër të fushatës elektorale.

Rama tha se Basha u tha shqiptarëve që hajdeni në rrugën e shkurtër se është fushë me lule dhe i hodhi në greminë.

Ai bëri thirrje që të votojnë për PS, pasi sipas tij, ata janë të vetmit që mund ta bëjnë Shqipërinë.

Sot në të gjitha familjet, që ka nisur lehtësimi i virusit, sot janë mbi 300 mijë të vaksinuar. Rreziku i jetës nuk është më i pranishëm. Shqetësimi më i kuptushëm i jetës është larguar dhe është e nesërmja dhe mirëqenia.

Sot ka më shumë arsye se ky vend jo vetëm bëhet, por do ta bëjmë ne që jemi këtu dhe ata që po na ndjekin tani.

Ai zëri i brendshëm që e ka çdo njeri që i thotë ulu kur vjen lodhja, që i thotë ndalo kur e ndjen se po i merret fryma, është një zë që shqiptarët e kanë dhe që në momente të ndryshme merr formën e disave dhe u del përpara cdo kujt.

U ka dalë në formën e Haxhi Qamilit që në moment stresi u tha shqiptarëve që hajdeni në rrugën e shkurtër se është fushë me lule, ku i hodhi në greminë dhe iu desh shumë e shumë vite për tu ngritur.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“25 prilli përcakton fatin e Shqipërisë”/ Pendavinji tregon objektivin e PS në Korçë

Publikuar

-

Nga

“25 prilli përcakton fatin e Shqipërisë”/ Pendavinji tregon objektivin e PS në Korçë

Partia Socialiste ka ndezur motorët për të triumfuar në zgjedhjet e 25 prillit dhe për të “rrëmbyer” mandatin e tretë.

Qarku i Korçës i ka dhënë “dritën jeshile” PS dhe këtë qark mazhoranca e ka betejën më të lehtë.

Ilirjan Pendavinji, i dyti në listën për Korçën u shpreh se përfaqëson qytetarët e Bashkisë së Maliqit, ndërsa shtoi se nga ana e qytetarëve është pritur shumë mirë.

Në një intervistë për CNA.al, Pendavinji theksoi se 25 prillit do të jetë një sfidë që përcakton fatin e vendit tonë përtej mandatit të tretë të PS.

Fillimisht do doja të thoja që ndjehem krenar, i vlerësuar dhe i lumtur njëkohësisht, që jam sërisht pjesë e skuadrës të Partisë Socialiste në Qarkun Korçë!

Ndërkaq, në përgjigje të pyetjes tuaj, vlen të sjell në vëmendjen të çdo lexuesi, se ashtu si në mandatin e dytë edhe për këtë mandat unë përfaqësoj qytetarët e bashkisë Maliq. Mes të cilëve gjej çdo ditë jo vetëm mbështetje për mua dhe Partinë Socialiste, por gjej edhe kurajon, energjinë dhe forcën e duhur, për t’ia dalë me sukses sfidës së 25 Prillit, një sfidë e cila përcakton fatin e vendit tonë përtej mandati të tretë të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha Pendavinji.

Kandidati i PS shtoi më tej në në zonën e Maliqit qeveria ka arritur tu përgjigjet nevojave komunitare, gjë që sipas tij është kthyer në terren të mirë për tu kërkuar votbesimin banorëve.

LEXO EDHE:  “Policia jonë të rreh me dashuri”/ Paralajmëron Mehdi Malkaj: Do protestojmë sa të kemi frymë

LEXO EDHE:  “Numri i ulët i testimeve fsheh realitetin”/ PD: Rama gënjeu, Shqipëria ka sot vetëm 2 mijë kite

Në fakt, për të qenë i vërtetë dhe i sinqertë në territorin e komunitetit që përfaqësoj, qeveria dhe bashkia kanë bërë punë të mira dhe të përditëshme, të gjitha në përgjigje të nevojave komunitare.

Falë të gjithë punëve të realizuara, banorët kanë mundur të adresojnë dhe zgjidhin në kohë problematikat e tyre, duke na sjellë kështu një terren të lehtësuar nga masa e gjerë e problematikave që jemi mësuar të kemi në kohë fushatash elektorale dhe një terren shumë më të favorshëm për të kërkuar sërisht votëbesim”, deklaroi ai.

I pyetur se sa mandate synon PS në qarkun e Korçës, Pendavinji deklaroi se kanë si objektiv maksimal 7 mandate, ndërsa në total mazhoranca aktuale synon të arrijë normalisht 74 mandate dhe si objektiv maksimal 78 mandate.

Ashtu si edhe është bërë publike, objektivi bazë në Qarkun Korçë përkon me 6 mandate dhe objektivi maksimal 7 mandate. Ndërkaq, për sa lidhet me mandatet në total në të gjithë Shqipërinë objektivi bazë është 74 mandate dhe 78 mandate maksimalisht.

Objektivi bazë është i padiskutueshëm për ne, ndërkohë që vazhdojmë punën me shumë përkushtim, për të jetësuar objektivin maksimal si për qarkun Korçë ashtu edhe për realizimin e objektivit maksimal të mandateve në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ilir Pendavinji në një intervistë për CNA.al.

LEXO TE PLOTE