Showbizz
FOTOT-Rita Ora feston 30 vjetorin në shtëpi/ Këngëtarja merr urimin e veçantë nga mamaja e saj

Këngëtarja Rita Ora ka festuar ditën e djeshme 30 vjetorin e saj. Ndonëse në kushte pandemie, Rita ka vendosur ta festojë në mënyrën e saj këtë ditëlindje. Ajo ka marrë shumë urime në rrjetet socilae por ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte dedikimi i Vera Orës, mamasë së Ritës. Ajo ka publikuar një foto të këngëtares kur ishte e vogël dhe krahas shkruan:
“Mami s’kishte asgjë kur u shpërngulëm në Mbretërinë e Bashkuar. S’mund të flisja gjuhën, kisha vetëm familjen time. Kualifikime për mjeke por jo punë!Pavarësisht çdo vështirësie me të cilën na përballi jeta, ne ia dolëm dhe ti shkëlqeve! Arrite të bëhesh shembulli i kaq shumë vajzave të tjera, duke i treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet me shumë punë dhe vendosmëri. Të dua dhe të uroj gëzuar ditëlindjen Rita Pita! Urime ditëlindjen nana!”- shkroi ajo në postim.
Megjithëse e kushtëzuar nga pandemia, Rita është veshur dhe zbukuruar dhe ka treguar atmosferën festive në shtëpinë e saj.
“Unë dhe torta dhe disa pantallona në të cilat s’mund të merrja frymë. Faleminderit për gjithë dashurinë. U ndje i çuditshëm fakti që s’bëra asgjë për ditëlindje, kështu që u vesha dhe hëngra tortë. Faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni dhënë në ditën e lindjes. Ju jam kaq mirënjohëse të gjithëve ju. Sot do përfundoj pjesën tjetër të tortës për mëngjes, drekë dhe darkë.”- shkruan ajo me humor./ CNA.al
View this post on Instagram
Lajme të Rekomanduara:

Bukuroshja shqiptare që ju lë pa mend me format e saj/ Fotot më shpërthyese të modeles
Ziza Pajaziti është një nga modelet më bombatsike shqiptare. Bukuroshja shqiptar shpesh komentohet në media për pozat e saj provokuese. Shumë njerëz e krahasojnë me...

Pika e saj më e fortë është gjoksi/ Njihuni me modelen ruse që çmend meshkujt
Louisa Khovanski është një modele shumë e ndjekur në Instagram. Përveçse modelingut ajo është një fotografe shumë e zonja.Louisa Khovanski i tërheq fansat e saj...