LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është ushtar i një grupi kriminal”/ Hoxha për Vis “korçarin”: Do marrë në qafë jetë të pafajshme, të dënohet!

27 Nëntor 2020, 11:42, Kronika CNA
“Është ushtar i një grupi kriminal”/ Hoxha për

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjet kriminale të ndodhura së fundi në vend.

Sipas Hoxhës, bota e krimit ka evoluar në varësi të situatës së Covid. Ai thekson se djegia e makinave është një element presioni që shkakton më pak panik në krahasim me ngajrjet që kanë të bëjnë me atentate.

“Djegia e makinave ka ndodhur në Elbasan, në Vlorë pra në qytetet që kanë problematikë kriminale në vijimësi. Djegia e makinave është një shantazh i vogël. Nëse në Vlorë është dëmtuar mjeti i një zyrtari policie është ngjarje me mesazh brenda?, u shpreh Hoxha.

Më tej ai u ndal edhe tek përplasja me armë e ndodhur së fundmi në Elbasan, ku protagonist ishte edhe shtetasi Ervis Çaushllari, i njohur si Vis korçari.

?Vis Korçari është një person që është përfshirë disa herë në ngjarje kriminale. Është arrestuar dhe është lënë sërish i lirë. Çfarë të bëjë më shumë policia kur gjykata nuk e dënon? Do marrë në qafë jetë të pafajashme, është ushtar i një grupi kriminal. Nuk është as elbasanlli duket nga emri Vis korçari, ai s? duhet ta shohë as dritën e qytetit. Nuk duhet ta shohë se brenda 6 muajve ai ka qenë pjesëë e katër ngjarjeve?, u shpreh Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga