LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyfytyrësia e Safet Gjicit

27 Nëntor 2020, 19:05, Politikë CNA
Dyfytyrësia e Safet Gjicit

Lajmi i heqjes së titullit ?Nderi i Qarkut Kukës? të publicistit Veton Surroi u shoqërua me një lumë reagimesh të forta.

Edhe kryeministri Edi Rama pati një reagim të ashpër dhe kritik ndaj të vetëve, teksa tha se vendimi ishte një lajthitje.

Menjëherë pas Ramës, kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici bëri një reagim të detyruar dhe kërkoi falje për heqjen e titullit.

Gjici tha se ky ishte një veprim i nxituar, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK. Por një video e publikuar nga mediat tregon dyfytyrësinë e Safet Gjicit.

Në mbledhje ai ka kërkuar me ngulm heqjen e titullit ?Nderi i Qarkut Kukës?, pasi pretendon te se Surroi ka bërë fushatë politike dhe mediatike kundër UÇK-së.

Socialisti me tone të ashpra ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se motivacioni për të cilin Surroi ka marrë titullin, bie ndesh me deklaratat e këtij të fundit.

Kjo video zbulon qartë fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut të Kukësit dhe atë që shfaq në publik./ CNA.al

Lajmet e fundit nga