LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debatet për flamurin shqiptar në parlamentin serb/ Dritan Demiraj “i kërkon” llogari Ramës dhe Hotit

27 Nëntor 2020, 09:09, Politikë CNA
Debatet për flamurin shqiptar në parlamentin serb/ Dritan Demiraj

Ish-ministri i Brendshëm teknik i PD-së, Dritan Demiraj ka ngritur tonet ndërsa i kërkon ?llogari? kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Abdullah Hoti.

Sipas Demirajt, deputeti patriot shqiptar, Shaip Kamberi nuk lejohet ta mbajë flamurin shqiptar në Parlamentin Serb, prandaj duhet reagimi i dy kryeministrave.

?Te nderuar vëllezër! Deputeti patriot shqiptar z. Shaip Kamberi nuk lejohet ta mbajë flamurin shqiptar në Parlamentin Serb.
Kryetari I Parlamentit serb, antishqiptari i tërbuar Ivica Daçiç bashkë me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç urdhërojnë me tërbim heqjen e tij. Përse nuk reagon kryeministri i Kovovës Hoti, se per kryeministrin Rama të gjithë e dimë arsyen pse nuk guxon të reagojë?
Zotërinj kryeministra! Kur jeni votuar nga populli, a nuk e dini se obligimi minimal êshtë ruajtja e identitetit kombëtar të cilin e keni detyrim kushtetues?, shkruan Demiraj./CNA.al

Lajmet e fundit nga