Connect with Us

Dallime midis Gjermanisë dhe Francës në botën pas Trumpit?

Bota

Dallime midis Gjermanisë dhe Francës në botën pas Trumpit?

Publikuar

-

Presidenti francez Macron ka kritikuar në mënyrë të pazakontë ashpër Ministren gjermane të Mbrojtjes. Gjermania e Franca janë përplasur publikisht se a duhet të mbështeten për sigurinë te SHBA, shkruan Auron Dodi.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer shkroi në fillim të nëntorit, pak para zgjedhjeve në SHBA, një artikull në revistën „Politico”. Në të ajo argumentonte se “Iluzioni i një autonomie strategjike evropiane duhet të marrë fund: evropianët nuk mund të zëvendësojnë rolin vendimtar të SHBA, si garantuese e sigurisë.”

10 ditë më vonë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron reagoi me ashpërsi të pazakontë. Në një intervistë online me revistën „Le Grand Continent” ai tha se është “krejtësisht i një mendimi tjetër” nga Ministrja gjermane e Mbrojtjes. Macroni e quajti vlerësimin e Annegret Kramp-Karrenbauerit: „keqinterpretim të historisë”.

Ai shtoi se „fatmirësisht kancelarja gjermane nuk ndjek këtë linjë, po ta kem kuptuar drejt”. Sipas tij SHBA do t’i pranojnë evropianët si aleatë, “vetëm po ta marrim seriozisht veten dhe të jemi sovranë në mbrojtjen tonë.”


Pas kësaj, reagoi sërish Ministrja gjermane e Mbrojtjes. Në një fjalim në Akademinë e Bundeswehrit, ushtrisë gjermane, në Hamburg, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se “ideja e autonomisë strategjike të Evropës shkon shumë larg, po të ushqejë iluzionin se sigurinë, mirëqënien…mund ta garantojmë pa NATO-n dhe SHBA.”

Mosmarrëveshje për konceptin e pasqaruar të mbrojtjes evropiane. Kancelarja Merkel vërtet është shprehur që në krye të presidencës së Trumpit se “ne duhet ta marrim fatin tonë në duart tona”. Dhe e ka mbrojtur edhe së fundi idenë e sovranitetit evropian.

Por asnjëherë në Gjermani, nga asnjë qeveri, kjo nuk përfytyrohet në autonomi nga NATO-ja, apo pa SHBA. Për Gjermaninë ka rëndësi mbrojtja edhe me një arsenal bërthamor. Dhe Gjermania nuk është fuqi atomike, në dallim nga Franca. Është e vërtetë se me politikën e Presidentit Trump ndaj Gjermanisë janë shtuar dyshimet për mbështetjen e SHBA. Por edhe Gjermania është për forcimin e mbrojtjes së Evropës. Vetë Ministrja gjermane e Mbrojtjes mendon se Evropa duhet të bëhet fuqi ushtarake.

„Ne duhet të demonstrojmë se e kemi seriozisht për mbrojtjen tonë…Po qe për mua, mund ta përshpejtojmë procesin. Vetëm kur e vlerësojmë vetë sigurinë tonë, mund të presim që Amerika të bëjë të njëjtën gjë”, i tha ajo edhe këto ditë gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Si për ta mbështetur nevojën e forcimit të kërcënimit ushtarak, në Gjermani përmenden aktualisht si kujtesë rreziqet në botë. P.sh. sulmet e piratëve të internetit, nga Rusia.Por një Evropë si fuqi ushtarake, për Gjermaninë, nuk mund të jetë në konkurrencë me SHBA dhe me NATO-n. Këtë do ta kundërshtonin edhe të tjerë në Bashkimin Evropian, kryesisht në Lindje, të parët do të ishin polakët. Kështu që gjermanët mendojnë sërish në plan më të gjerë se presidenti francez. Këtu ka vërtet dallime me francezët.

Thjesht një keqkuptim?

Përshtypja e parë është se presidenti francez e ka keqkuptuar qëndrimin e Ministres gjermane të Mbrojtjes. Por problemi duket më i gjerë. Kërkesa franceze, për distancë nga SHBA, nuk është e re. Ajo e ka fillesën që pas Luftës së Dytë Botërore, te presidenti francez Charles de Gaulle. Për të krijuar një kundërpeshë ndaj SHBA, Charles de Gaulle forcoi aleancën me Gjermaninë. Kancelari gjerman i asaj kohe, Konrad Adenauer e pranoi aleancën. Por lidhjen me SHBA ai e theksoi edhe në traktatin e miqësisë të Elizesë, mes Gjermanisë e Francës. Franca gjithmonë është druajtur se Gjermania mund t’u japë përparësi marrëdhënieve me SHBA, jo integrimit evropian. Tani Emmanuel Macroni mendon se pas fitores së Bidenit në SHBA, Gjermania mund të kërkojë të futet sërish nën ombrellën amerikane, ku është ndierë e sigurtë 75 vitet e fundit.

Por këtu Macroni ndoshta nxitohet. Menjëherë pas fitores së Bidenit, kancelarja Merkel deklaroi se Gjermania do të bëjë shumë më tepër për mbrojtjen.

LEXO EDHE:  Foto/Si duket bota nga sytë e kafshëve?

Pozicionime për epokën pas Merkelit?

Politika e Trumpit, që e shihte si kundërshtar Bashkimin Evropian, padyshim i afroi evropianët me njëri-tjetrin. Dhe tani presidenti Trump po largohet. Megjithatë për momentin do të ishte teprim të themi se kanë shpërthyer ndasi të reja, midis Gjermanisë e Francës. Gjermania e Franca pikënisjet i kanë pasur gjithmonë të ndryshme – në objektiv janë takuar.

Me qartësimin e pozicionit gjerman ndaj SHBA, Ministrja gjermane e Mbrojtjes i drejtohet edhe publikut brenda Gjermanisë, ku disa politikanë po përpiqen të lënë gjurmë të vlefshme në Gjermaninë pas largimit të kancelares Merkel. Kurse Macroni ndoshta shpreson të marrë rol udhëheqës në sovranitetin evropian, në Evropën pas kancelares Merkel. Dhe pas deklaratës së ministres gjermane të Mbrojtjes, ai dyshon për mbështetjen gjermane. Mbështetje në NATO për konceptin e autonomisë ushtarake të Evropës (në distancë nga SHBA) Franca nuk ka, konstatonte këto ditë gazeta franceze “Le Monde”.

Reagimi i ashpër ndaj Annegret Kramp-Karrenbauerit mund të lidhet edhe me kujtesën që i ka bërë ajo si kryetare e CDU-së Francës, që të mos presë sakrifica vetëm nga të tjerët, por të sakrifikojë e para për Evropën: menjëherë pasi e mori postin e kryetares së CDU-së në pushtet, ajo i propozoi Francës që vendin që mban Franca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së t’ia lërë Bashkimit Evropian. Njëkohësisht, reagimi i ashpër i presidentit francez ka të bëjë mjaft me personin e tij dhe me situatën ku ndodhet.

Mënyra e të shprehurit të Macronit sinjalizon acarim dhe distancim ndaj botës. Mediet gjermane regjistruan se në intervistën që dha, ai nuk ia përmend asnjëherë të vetme emrin Ministres gjermane të Mbrojtjes. Në SHBA, gazeta New York Times regjistroi e habitur se Macroni nuk ia përmendi në intervistën e tij asnjëherë emrin as Presidentit të zgjedhur Biden. Në Francë Macroni është nën presion, për shkak të menaxhimit jo optimal të pandemisë së Covid-19. Pas sulmeve të fundit islamiste në Francë, deklaratat e tij kritike ngjallën protesta edhe në botën myslimane.

Shumë nga prestigji i Macronit në Francë buron nga ai që perceptohet si sukses i tij, në politikën botërore dhe evropiane. Por edhe këtu rezultatet nuk janë mbresëlënëse. Pa asnjë dyshim, jo vetëm për paaftësi të Macronit.

Gjermania sërish e preferuar e SHBA?

Ekipi i Bidenit deklaroi qartë se do të riparojë marrëdhëniet me aleatët. Pritet që Bideni ta bëjë këtë edhe me Gjermaninë. Se deri ku do të ripërtërihet partneriteti në botën që ka ndryshuar, kjo mbetet megjithatë të shihet.

Nga ana tjetër: simpatia që demonstronte Donald Trumpi publikisht për Macronin tani i përket së kaluarës. Përfitime konkrete Francës ajo nuk duket se i solli. Këtë në Francë e dinë. Për vizitën e fundit në Paris të Ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, zyra e Macronit nxitoi të sqarojë se vizita bëhet me kërkesë të Pompeos. Dhe në transparencë të plotë me zyrën e presidentit të zgjedhur Biden./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen mbi 400 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Varianti i ri i Covid i afrohet Shqipërisë/ Një i infektuar në vendin fqinj

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 2518 testime.

Nga këto testime, bëhet me dije se 444 persona janë diagnostifkuar me koronavirus.

Konkretisht në Shkup janë regjistruar 209 raste, në Kumanovë 26, në Tetovë 13, në Prilep 5, në Gostivar 12, në Shtip 8, në Manastir 8, në Veles 26, në Ohër 26, në Strumicë 8, në Kavadarc 32, në Strugë 11, në Kërçovë 10, në Sveti Nikollë 1, në Gjevgjeli 3, në Resnjë 1, në Kriva Pallankë 3, në Radovish 5, në Dellçevë 16, në Probishtip 3, në Vinic 3, në Demir Hisar 1, në Makedonski Brod 2, në Bogdanc 2, në Kratovë 3, në Demir Kapi 6 dhe në Pehçevë 1.

LEXO EDHE:  Cakaj në Gjermani/ Mirënjohje për mbështetjen e Merkel

LEXO EDHE:  Simfonia e paplotë e Bethovenit do të përfundohet/ Çfarë e bëri të mundur

Gjithashtu në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 894 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërsa 21 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Merret vendimi/ Gjykimi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump më 9 shkurt

Publikuar

-

Nga

Merret vendimi/ Gjykimi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump më 9 shkurt

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve depozituan në Senat akuzën ndaj ish-Presidentin Donald Trump për nxitje të sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit, gjatë fjalimit para mbështetësve të tij më 6 janar.

Nëntë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët do të shërbejnë si prokurorë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Senat, dorëzuan akuzën e shkruar duke përshkruar fillimisht të njëjtën rrugë që ndoqi turma e mbështetësve të zotit Trump ndërsa përleshej me policinë.

Me sjelljen e tij ndërsa ishte President i Shteteve të Bashkuara, në shkelje të betimit të bërë ndaj Kushtetutës për besnikëri në zbatimin e detyrës së Presidentit, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Donald John Trump u përfshi në shkelje të rënda ligjore e kundërvajtje duke nxitur dhunë kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara“, tha Jamie Raskin, ligjvënësi demokrat i cili kryeson grupin e ligjvënësve që do të shërbejnë si prokurorë të çështjes së ngritur ndaj ish-Presidentit.

Senati pritet ta nisë gjykimin më 9 shkurt. Udhëheqësit e Senatit ranë dakord ta shtyjnë fillimin e procesit gjyqësor ndaj zotit Trump, duke i dhënë kësaj dhome më shumë kohë për t’u përqëndruar tek axhenda legjislative e Presidentit Joe Biden si dhe miratimi i anëtarëve të Kabinetit të tij përpara se të shndërrohet në një arenë debati politik rreth ish-presidentit. Ekipi mbrojtës i zotit Trump do të paraqesë një përgjigje me shkrim ndaj akuzës më 2 shkurt.

100 senatorët do të shërbejnë si anëtarë të jurisë gjatë një procesi që mund të rezultojnë në skualifikimin e zotit Trump nga çdo mundësi për të kandiduar sërisht për postin e presidentit. Gjatë votimit për ngritjen e zyrtarisht të akuzës ndaj zotit Trump më 13 janar, demokratëve iu bashkuan edhe dhjetë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Ngritja e akuzave nxiti reagimin e republikanëve që mbështesin zotin Trump.

Denoncova dhunën politike që vjen nga çdo kah i politikës. Por mos gaboni, e majta në Amerikë ka nxitur shumë më shumë dhunë politike sesa e djathta. Për muaj me radhë, qytetet tona u dogjën, stacionet e policisë u dogjën, bizneset tona u shkatërruan dhe demokratët nuk thanë asgjë! Tashmë disa kanë permendur metaforën se ishte presidenti që ndezi dhunën. Por demokratët e lanë flakën dhe zjarrin të digjej…!, tha ligjvënësi republikan i Floridës Matt Gaetz.

LEXO EDHE:  Pas Kosovës, Izraeli nënshkruan marrëveshje historike me një tjetër shtet

LEXO EDHE:  Vendimi pozitiv i Gjermanisë/ Balla: Dy ditë në Bundestag për të falenderuar deputetët

Që Senati të marrë një vendim për fajësimin e ish-presidentit Trump, do të duhen votat e 2/3 së anëtarëve të Senatit, thënë ndryshe demokratët do të kenë nevojë për mbështetjen e 17 republikanëve të kësaj dhome, një gjë që duket e vështirë duke pasur parasysh besnikërinë e vazhdueshme ndaj zotit Trump mes bazës konservatore të votuesve të Partisë Republikane.

Zakonisht seancat gjyqësore në Senat drejtohen nga kryetari i Gjykatës së Lartë. Por nisur nga fakti se procesi do të zhvillohet ndaj një ish-Presidenti, gjykimi në Senat pritet të udhëhiqet nga anëtari më jetëgjatë i kësaj dhome të Kongresit dhe ai është demokrati Patrick Leahy.

Zoti Trump është i vetmi president ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve. Tashmë ai do të jetë gjithashtu i pari që do të përballet me një gjykim në Senat pas largimit nga detyra më 20 janar. Sipas gjetjeve të një sondazhi të agjencisë Reuters dhe kompanisë Ipsos publikuar të premten një shumicë e vogël amerikanësh besojnë se zoti Trump duhet të fajësohet e të ndalohet të mbajë funksione publike. Përgjigjet ishin pothuajse tërësisht në linja partiake, me nëntë në 10 demokratë që ishin pro fajësimit të zotit Trump të dënuar dhe me më pak se dy në 10 republikanë që ishin në të njëjtën linjë. Zoti Trump ka thënë se ai mund të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2024. Por fati i tij mund të varet nga kreu u republikanëve në Senat Mitch McConnell, pozicioni i të cilit ka të ngjarë të ndikojë tek republikanët e tjerë. Këtë javë zoti McConnell tha se turma që sulmoi Kapitolin ishte “ushqyer me gënjeshtra” dhe se ishte “provokuar nga presidenti e njerëz të tjerë të fuqishëm”./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Posti i sekretarit të Shtetit/ Senati konfirmon Antony Blinken

Publikuar

-

Nga

Posti i sekretarit të Shtetit/ Senati konfirmon Antony Blinken

Senati i Shteteve të Bashkuara votoi të martën dhe konfirmoi zotit Antony Blinken për postin e sekretarit të ri Shtetit. Pro emërimit të tij në këtë detyrë votuan 78 senatorë ndërsa 22, votuan kundër.

Gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar, zoti Blinken tha se është i gatshëm të përballet me sfidat e ngritura nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut. Ai tha se Kina “përfaqëson sfidën më domethënëse” ndaj interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa vuri në dukje se ekziston edhe hapësira për bashkëpunim.

Ka përplasje në rritje në këtë marrëdhënie; sigurisht konkurruese dhe megjithatë disa edhe bashkëpunuese, kur është në interesin tonë të përbashkët”, shtoi ai.

Zoti Blinken gjithashtu u zotua të ngrejë sërish moralin në Departamentin e Shtetit dhe trupin diplomatik. Zoti Blinken tha se ai e percepton pozitën amerikane jashtë vendit si një vend-udhëheqës që mbështetet tek “modestia dhe vetëbesimi”.

LEXO EDHE:  Pas Kosovës, Izraeli nënshkruan marrëveshje historike me një tjetër shtet

LEXO EDHE:  SHBA/ Trump-Biden përballë njëri-tjetrit në debatin e fundit

Zoti Blinken ka qenë zëvendës sekretar shteti gjatë administratës Obama dhe ka lidhje të ngushta me Presidentin Joe Biden. Ai ishte drejtor i stafit për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, në periudhën kur zoti Biden kryesonte këtë panel, dhe më vonë u bë këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-Nënpresidentin Biden.

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë e miratoi kandidaturën e zotit Blinken me 15 vota pro dhe 3 kundër, duke e dërguar kështu për miratimin përfundimtar në Senatin e plotë./ VOA

LEXO TE PLOTE