Connect with Us

Aleksei Navalni thirrje BE-së/ Godit me sanksione oligarkët rusë

Bota

Aleksei Navalni thirrje BE-së/ Godit me sanksione oligarkët rusë

Publikuar

-

Aleksei Navalni thirrje BE-së/ Godit me sanksione oligarkët rusë

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalni i bëri thirrje Bashkimit Evropian të godasë me sanksione ekonomike oligarkët që kanë lidhje të ngushta me Presidentin Vladimir Putin.

“Nuk ka kuptim t’u vësh sanksione gjeneralëve e kolonelëve apo individëve të tjerë që nuk udhëtojnë shumë,” tha zoti Navalny në komente përmes lidhjes me videokonferencë.

Aktivisti rus argumentoi para anëtarëve të komisionieve të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me jashtë nevojën për një strategji të re, duke folur nga Gjermania ku vazhdon të mjekohet pas problemeve shëndetësore që mendohet se u shkaktuan nga helmimi i urdhëruar nga Kremlini.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe oficerët ushtarakë, të cilët tradicionalisht shenjestrohen me sanksione “nuk kanë prona të shumta apo llogari bankare në Evropë”.

Brukseli, thekson ai, duhet të godasë individë të rrethit të ngushtë të Presidentit Putin, ndër ta manjatët me jahte e investime në BE.

Qeveritë perëndimore kanë arritur në përfundimin se Navalni u helmua me noviçok, një lëndë helmuese e përdorur nga ushtria që nuk është e lehtë të sigurohet nga individë pa lidhje me shtetin.

Aleksei Navalni u mjekua në një spital të Berlinit dhe vazhdon trajtimin shëndetësor në Gjermani. Helmimi i tij ka acaruar marrëdhëniet mes Moskës dhe qeverive evropiane, sidomos autoriteteve gjermane.

LEXO EDHE:  Hahn thirrje politikës/ Bashkëpunoni për t’iu bashkuar BE-së

BE-ja ka vendosur masa për të ndaluar hyrjen në vendet e saj si dhe ka ngrirë llogaritë e gjashtë personave që dyshohen se ishin përgjegjës në helmimin e Navalnit, ndër ta edhe kreun e agjencisë ruse të zbulimit, FSB.

Por zoti Navalni tha se do të ishte gabim të identifikohej një motiv politik në veprimet e Moskës, duke shtuar se elita e Moskës është thjesht e interesuar për përfitime ekonomike.

“Shteti rus duhet të trajtohet si një grup kriminelësh, të cilët përkohësisht kanë marrë pushtetin,” tha ai, duke u bërë thirrje politikanëve evropianë të mbështesin popullin rus.

Ai paralajmëroi Bruksesin të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Rusi, duke thënë se pa diskutim që do të jenë të manipuluara./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrohen 347 raste të reja, shkon në 2800 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Shkup.

Viktima e reja janë, pesë në Shkup (35,65,74,75,81 vjeç) ndërsa nga një viktimë është regjistruar në qytetet e Shtipit (80), Velesit (82), Strumicës (78), Kavadarit (55) dhe Pehçevës (93).

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 347 raste të reja të të infektuarve si dhe për 378 të shëruar, numri më i madh i të cilëve është në qytetin e Shkupit.

Raporti i Ministrisë i referohet testimit të 2,013 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë të këtij vendi.

Që nga paraqitja e rastit të parë të infektimit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, me COVID-19 janë diagnostikuar 90,471 persona.

Prej tyre 11,269 raste janë ende aktive ndërsa 76,423 persona janë shëruar.

LEXO EDHE:  A u kërkua arrestimi i Sali Berishës?!/ Reagon zyra e BE-së në Tiranë

LEXO EDHE:  A u kërkua arrestimi i Sali Berishës?!/ Reagon zyra e BE-së në Tiranë

Ulja e numrit të të sëmurëve me COVID-19 ka bërë që qeveria të vazhdojë me masat lehtësuese, përfshirë edhe punën e administratës, e cila nga 1 shkurti do t’i rikthehet normalitetit, përkatësisht të gjithë punonjësit e saj do të kthehen në vendet e punës.

“Duke qenë se numri i të infektuarve ka rënë, nga 1 shkurt 2021 të gjithë punonjësit e administratës do të kthehen në vendet e tyre të punës, me orar të plotë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, e cila kërkon mendim nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive nëse nga ky vendim mund të lirohen kategoritë e rrezikuara, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Në kuadër të masave lehtësuese, objektet e gastronomisë, restorantet e objektet tjera shërbyese kanë zgjatur orarin e punës deri në orën 21:00 ndërsa nga 28 janari ato do të mund të punojnë deri në orën 23:00.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mos-certifikimi i listave të kandidatëve/ Vjosa Osmani: Pati presione, vendim i paprecedentë

Publikuar

-

Nga

Mos-certifikimi i listave të kandidatëve, Vjosa Osmani: Pati presione, vendim i paprecedentë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani komentoi të shtunën përmes një video-mesazhi në Facebook vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos-certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të disa prej partive kryesore të vendit.

Teksa u bëri thirrje qytetarëve për të ruajtur qetësinë, Osmani foli për “agjenda partiake” nga ana e anëtarëve të KQZ-së dhe u kërkoi këtyre të fundit “të mos abuzojnë” me Komisionin pasi në të kundërtën do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ-në për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ-së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ-së dhe procesit zgjedhor,” – tha Osmani gjatë konferencës, ku në tërësi vëmendjen kryesore e pati për punën vjetore të prokurorëve.

Presidentja në detyrë e Kosovës e konsideroi të papranueshme vendimin e KQZ-së për të mos-certifikuar disa prej listave të kandidatëve duke shtuar se paralelisht ka pasur presione politike.

LEXO EDHE:  Mbi 370 të shtruar në spitale/ Ministria e Shëndetësisë thirrje të fortë qytetarëve

LEXO EDHE:  A u kërkua arrestimi i Sali Berishës?!/ Reagon zyra e BE-së në Tiranë

“Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës nga Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion ndaj drejtorit të kësaj zyre,”  – u shpreh Osmani duke kujtuar se anëtarët e KQZ-së janë betuar të kryejnë detyrat në mënyrë të paanshme.

KQZ vendosi të premten të mos miratonte listat zgjedhore të Vetëvendosjes, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kjo me argumentin se në to përfshiheshin persona të dënuar me vendim të prerë tre vitet e fundit./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Situata nga Covid/ Afër 100 milionë raste me koronavirus në shkallë globale

Publikuar

-

Nga

OBSH bën bilancin “e errët”/ Shkon mbi 61 milionë numri i të infektuarve

Bota po i afrohet shifrës prej 100 milionë rastesh të diagnostikuara me koronavirus. Universiteti Johns Hopkins njoftoi sot se numri i të infektuarve i ka kaluar 98 milionë vetë dhe se COVID-i ka shkaktuar mbi 2 milionë vdekje.

“Për momentin, virusi ende e kontrollon lojën, por kemi futur dy lojtarë të mirë: vaksinën dhe stinën e pranverës që afron,” tha një zyrtare belge duke folur për situatën në vendin e saj.

Ekspertët shpresojnë se me ngrohjen e motit në hemisferën veriore, do të ulet vala e infeksioneve. Belgjika ka afro 690,000 raste të konfirmuara dhe mbi 20,000 viktima nga COVID-i. Autoritetet kineze kanë mbyllur pjesërisht një lagje në Hong Kong. Zyrtarët thonë se po testojnë çdo individ në lagjen Jordan në një nga zonat më të populluara të Hong Kongut. Deri tani në këtë territor janë regjistruar më pak se 10,000 raste.

Në Gjermani zyrtarët thanë të premten se megjithëse numri i viktimave kapërceu 50,000 vetë, ritmet e përhapjes së infeksionit janë në rënie. Po të premten, vendet evropiane u tronditën nga njoftimi i kompanisë farmaceutike AstraZeneca se nuk do të arrinte të përmbushte premtimet për dërgimin e sasisë fillestare të vaksinave.

Kompania njoftoi përmes një deklarate se si rezultat i problemeve në sistemin e furnizimeve, nuk ka arritur të prodhojë ende sasinë e parashikuar. Edhe kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë njoftuar vonesa në përmbushjen e dërgesave të premtuara gjë që po ngadalëson ritmet e vaksinimit. Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden ka nënshkruar urdhra të rinj ekzekutivë për të ndihmuar amerikanët e goditur rëndë ekonomikisht nga pandemia.

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave me BE/ Kushte të tjera për Shqipërinë?

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave me BE/ Kushte të tjera për Shqipërinë?

Ndërkaq të premten, gjigandi i shitjeve me pakicë Walmart tha se po përgatitet të zgjerojë operacionet e tij për vaksinim. Walmarti ka një rrjet të gjerë farmacish përmes dyqaneve të tij në të gjithë vendin. Kjo kompani deri tani ka ofruar vaksinime për punonjësit e shëndetësisë në shtetet Nju Meksiko dhe Arkansa dhe planifikon t’i zgjerojë vaksinimet edhe në të paktën shtatë shtete të tjera.

Fushata e vaksinimeve në SHBA ka hasur në disa probleme përfshirë në infrastrukturën e shpërndarjes, dështime institucionale si dhe mungesa në furnizimet me vaksina duke anuluar planet për imunizim të shumë amerikanëve./VOA

LEXO TE PLOTE