Connect with Us

A do të na mbrojë vaksina e COVID-19?

Shëndeti

A do të na mbrojë vaksina e COVID-19?

Publikuar

-

Çfarë mund të presim realisht nga një vaksinë kundër Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën globale kundër pandemisë?

Prodhuesit amerikanë të ilaçeve, Pfizer-BioNtech dhe Moderna kanë thënë se vaksinat e tyre të koronavirusit kanë një normë efikasiteti prej rreth 95% ndërsa vaksina Sputnik V e zhvilluar në Rusi thuhet se ka një efektivitet prej 92%.

Kompania britanike AstraZeneca njoftoi një nivel efikasiteti prej 70%, ende shumë më i lartë se niveli 50% që entet rregullatore amerikane kanë thënë se duan të shohin përpara se të miratojnë një vaksinë COVID-19 për përdorim.

Çfarë nënkuptojnë shifrat e efikasitetit?

Nëse një vaksinë ka një efikasitet, le të themi 80%, kjo do të thotë se nëse 100 personave që nuk janë infektuar më parë nga koronavirusi u jepet vaksina, mesatarisht 80 prej tyre nuk do të preken nga sëmundja që shkakton virusi. Këto nivele janë llogaritur bazuar në vaksinat e administruara dhe të monitoruara në rrethana të kontrolluara, siç janë provat klinike.

A do të na mbrojë vaksina e COVID-19?

A do të thotë kjo se niveli i mbrojtjes për secilin individ do të jetë i njëjtë?

Jo. Një person i imunizuar me një vaksinë që ka, le të themi 80% efikasitet, ka shumë të ngjarë të mbrohet prej prekjes nga sëmundja që shfaqet me simptoma, veçanërisht të rënda.

Aa gjithashtu ka shumë të ngjarë të mbrohen nga sëmundjet asimptomatike, por kjo mund të jetë më pak e sigurt, në varësi të vaksinës.

Edhe me efikasitet 95%, për persona të caktuar, nuk ka asnjë garanci absolute të mbrojtjes.

Çfarë do të thotë kjo në realitet?

Ekziston një ndryshim midis nivelit të efikasitetit të dalë nga provat klinike dhe efektivitetit – shkallës së mbrojtjes në një botë reale kur fillon vaksinimi.

“Efikasiteti nënkupton:” A funksionon? “. Efektivitet do të thotë:” A mund të zbatohet?, thotë Marcel Tanner, një epidemiolog dhe president i Akademive të Arteve dhe Shkencave në Zvicër.

LEXO EDHE:  Vaksina e Covid-19/ BE arrin marrëveshje me AstraZeneca për blerjen e 300 mln dozave

Në botën reale, efektiviteti i një vaksine mund të ndikohet nga faktorë të shumtë, të paparashikueshëm, si për shembull: shkalla e përhapjes së një virusi; sa njerëz do ti nënshtrohen vaksinimit në dozën e duhur; si reagojnë sistemet imune të individëve; nëse vaksina është ruajtur në temperaturën e duhur; nëse njerëzit e dinë nëse janë ekspozuar më parë ndaj virusit e kështu me radhë.

Në përgjithësi, efektshmëria e një vaksine në botën reale ka tendencë të jetë pak më e ulët se efikasiteti i saj.

A do të zhduket pandemia Covid-19 nga këto vaksina?

Ekspertët thonë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Më realiste, thonë ata, është të mendojmë se do të na duhet të jetojmë së bashku me virusin SARS-CoV-2.

Dëshmitë e deritanishme sugjerojnë se vaksinat COVID-19 të zhvilluara nga Pfizer-BioNtech, Moderna dhe AstraZeneca do të ndihmojnë njerëzit që të mos preken nga sëmundja. Vetëm të dhënat e AstraZeneca-s, tregojnë shenja që vaksina e saj mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e transmetimit të virusit.

“Mbrojtja kundër sëmundjes ka vlerë për një individ,” thotë Penny Ward, “një profesore e mjekësisë në kolegjin King’s të Londrës. Ajo shton megjithatë, se vaksinat që nuk parandalojnë transmetimin nuk do të ndalojnë pandeminë.

“Derisa vaksinimi dhe masat e tjera të rezultojnë që virusi është pranë eliminimit në ndonjë vend të veçantë, dhe në të gjithë botën, do të ketë ende nevojë për distancim, maska dhe larje të duarve për të zvogëluar transmetimin e mëtejshëm sesa do të arrihet vetëm nga vaksina,” thotë Stephen Evans, një profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

“Vaksina nuk ka vlerë derisa njerëzit të vaksinohen dhe madje edhe atëherë, nuk do të krijonte ndonjë situatë ku të gjitha masat e tjera mbrojtëse mund të braktisen menjëherë.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kush janë personat që kundërindikohen nga vaksina e Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Kush janë personat që kundërindikohen nga vaksina anti-Covid?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Ekspertët rikonfirmojnë se të qenit alergjik nuk është kundërindikacion për vaksinimin kundër infeksionit, në kundërshtim me atë që mund të jetë nënkuptuar në fillim të fushatës së vaksinimit.

Vaksina “kundërindikohet vetëm për pacientët me alergji në polietilen glikol (PEG), të pranishme në vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna, ose ndaj polisorbatit, të pranishëm në vaksinën Astra-Zeneca dhe në disa vaksina dhe ilaçe” specifikojnë ata.

Një pikë tjetër e vigjilencës është që njerëzit që tashmë kanë pasur një reagim të rëndë pas një vaksine ose një trajtimi me injeksion duhet të këshillohen paraprakisht me një alergolog dhe / ose ta raportojnë atë tek mjeku i tyre.

LEXO EDHE:  Edukatorja me Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

LEXO EDHE:  Vaksina e Covid-19/ BE arrin marrëveshje me AstraZeneca për blerjen e 300 mln dozave

Nga ana tjetër, asnjë alergji tjetër, qoftë ajo frymëmarrëse (polenet, marimangat, etj.), ushqim apo ilaçe, nuk konsiderohet si kundërindikacion.

Alergjia nuk është kundërindikacion për vaksinimin. Heqja e % të popullatës alergjike, nga vaksinimi Covid-19 do të ishte një katastrofë, si për suksesin e strategjisë së vaksinës, ashtu edhe për shëndetin publik në teresi.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të sigurohet një informacion i qartë dhe i besueshëm, thone ekspertet e Alergologjisë.

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Boom rastesh me Covid/ Mbi 830 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Boom rastesh me Covid/ Mbi 830 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e kësaj të diele sa i përket Covid-19 në Shqipëri. 5 viktima janë shënuar së fundmi, ndërkohë ka pasur dhe 833 raste të reja.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3511 testime, 506 të shëruar, 833 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3511 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

349 raste në Tiranë,

42 në Elbasan,

34 në Durrës,

30 në Shkodër,

26 në Kavajë,

nga 25 raste në Kurbin, Vlorë,

23 në Krujë,

nga 20 raste në Lushnje,

Berat, 17 në Lezhë,

nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë,

14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës,

Gramsh, 9 në Ura Vajgurore,

nga 8 raste në Mirditë, Sarandë,

nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë,

nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos,

nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë,

nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë,

nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  “Eksperimenti” me tatimpaguesit në kohë pandemie/ Si reaguan bizneset 

LEXO EDHE:  Edukatorja me Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

 

COVID-19 – Statistika (24 Janar 2021)

Raste të reja ditore 833
Të shëruar në 24 orë 506

Të shtruar në spitale 286

Humbje jete në 24 orë 5

Statistika total:

Testime ditore 3511

Testime totale 334,798

Raste pozitive 72,274

Raste të shëruara 43,890

Raste Aktive 27,069

Humbje jete 1315

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15841
Fier 1981
Durrës 1505
Shkodër 1344
Elbasan 1149
Vlorë 1045
Lezhë 1000
Korçë 914
Berat 834
Gjirokastër 541
Dibër 501
Kukës 414

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Problemet me kujtesën pas tejkalimit të COVID-19

Publikuar

-

Nga

Problemet me kujtesë pas tejkalimit të COVID-19

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është shëruar nga sëmundja COVID-19, humbja e kujtesës i është bërë pjesë e përditshmërisë.

“Harresën e kam aty për aty, nuk më ka ndodhur më herët që dikush të më dhuroj diçka e ta harroj menjëherë, e kjo po më ndodh aq shpesh. Po e vërej sepse unë me kujtesë kam qenë shumë mirë”, thotë ajo.

Ajo ishte infektuar me koronavirus para tre muajsh, por shqetësimet me kujtesë i janë paraqitur pasi e ka tejkaluar sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Shqetësime me humbje të kujtesës ka edhe F.S, që ishte infektuar me koronavirus para tre muajsh.

“Probleme me harresën kam pasur pas një muaj pasi e kam përfunduar virusin dhe shpesh më ndodh brenda dy-tri orëve harroj se çfarë ka ndodhur”, tregon për Radion Evropa e Lirë, F.S.

Që disa persona po hasin në probleme lidhur me kujtesën pasi kalojnë COVID-19, e konfirmon edhe neurologu, njëherësh asistent-profesor në Universitetin e Prishtinës, Blerim Myftiu. Sipas tij, rastet që më së shumti kanë probleme të tilla janë ato raste që nuk e kanë kaluar lehtë këtë virus, pra të tillët që u është dashur të qëndrojnë në spital.

Myftiu potencon dy probleme kryesore që shfaqen te personat që tashmë e kanë kaluar COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Njëra prej tyre është dhimbja e kokës, e cila mund të shfaqet më shpesh te njerëzit të cilët para COVID-it ose para vuajtjes, nuk kanë pasur migrenë ose ndonjë formë tjetër të dhimbjes primare. Si dhe një formë tjetër jo edhe aq primare sa dhimbja e kokës është edhe problemi me mbamendje, kujtesë, rifreskim të informatave paraprake, koncentrim, fokusim, punë të caktuara në aktivitetet e përditshme ditore që i kanë pasur paraprakisht”, thotë Myftiu.

Ai potencon që ende nuk dihet saktë se pse ndodhin problemet me kujtesë te disa persona, por sipas tij, mundësitë mund të jenë për shkak të depërtimit të virusit në tru, dëmtimit të arterieve të vogla të gjakut si dhe mungesës së oksigjenit në tru.

Myftiu tregon se kur duhet të shqetësohen personat që kanë humbje të kujtesës.

“Një harresë, e cila fillon me harresën e çelësave ose takimit në janar të vitit 2021 dhe nëse kjo harresë progreson në janar të vitit 2021 që ‘nuk mund ta gjejë veturën në parking ku e kam lënë, ose po sillem 30 minuta nga puna në shtëpi në një rrugë që bëhet për pesë minuta dhe jo për faj të komunikacionit’, atëherë kjo tregon që harresa e këtij personi po përparon në një harresë funksionale, pra që po ndikon në përditshmëri”, thekon Myftiu.

Që efektet e COVID-19 janë afatgjata e konfirmon edhe mikrobiologu, Lul Raka. Ai tregon që te disa persona ky virus shkakton simptoma që mund të zgjasin deri në 12 javë pas infeksionit. Një dukuri e tillë sipas Rakës njihet me termin ‘Sindroma post-COVID’ apo ‘COVID-i i gjatë’. Sipas tij, ndonëse në fillim është menduar që këto simptoma paraqiten vetëm te pacientët që e kalojnë me vështirësi COVID-19, tani hulumtimet e thonë që këto shqetësime shëndetësore paraqiten edhe te të rinjtë.

LEXO EDHE:  Edukatorja me Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

LEXO EDHE:  "Eksperimenti” me tatimpaguesit në kohë pandemie/ Si reaguan bizneset 

“Simptomat më të shpeshta te këta persona janë të ndryshme dhe përfshijnë: lodhje, rraskapitje, frymëzëni, rrahje të shpejta të zemrës pas një ngarkese minimale, dhimbje gjoksi, pezmatim të muskulit të zemrës apo mbështjellësit të tij, ndryshime lëkurore, çrregullime të gjumit, rënie e flokëve, kokëdhimbje, harresë apo pamundësi e koncentrimit, depresion, ethe që përsëriten, ngjirje e zërit, dhimbje të kyçeve, dhimbje veshi dhe barkqitje”, thotë Raka.

Arsyet pse sipas Rakës disa persona mund të kenë simptoma të tilla edhe pasi e kalojnë COVID-19, është si rrjedhojë e “dëmtimit të drejtpërdrejtë të organeve dhe e faktorëve që ndërlidhen me sistemin imunitar”.

Neurologu Myftiu në anën tjetër tregon që neurologu duhet të jetë adresa e parë për këta persona që përjetojnë humbje të kujtesës, por që shpeshherë mund të kërkohet edhe ndihma e psikologut.

“Mund të sugjerojmë edhe për ndihmën e psikologut, përkatësisht të bëhen disa matje psike-metrike për të kuptuar se sa realisht është ajo harresë apo ai problem kognitiv apo është vetëm një raportim subjektiv ose një tej zmadhim të cilin e heton një person”, shpjegon Myftiu.

Psikologjia, Selvie Izeti, thotë për Radion Evropa e Lirë që personat që kanë histori të mëparshme me stres dhe ankth, kanë më shumë tendencë të preken nga humbja e kujtesës, pasi ta kalojnë COVID-19.

“Kur stresi është shumë i lartë, trupi prodhon hormonin adrenalinë, i cili mobilizon trupin për një kërcënim të afërt dhe çon në një gjendje të hiper-vigjilencës, duke kontrolluar vazhdimisht mjedisin për shenja të mundshme të rrezikut. Kjo bën që ne të mos jemi në gjendje të përqendrohemi në stimuj të tjerë përreth nesh, prandaj edhe vjen në pah procesi i harresës”, thotë Izeti.

Edhe Izeti potencon që një person duhet të fillojë të shqetësohet për humbje të kujtesës, kur kjo gjë e pengon seriozisht në funksionimin e jetës së përditshme.

Për efektet post-COVID janë duke u bërë edhe hulumtime shkencore. Në një artikull të publikuar nga ‘Harvard Medical School’, me titullin ‘Efektet e fshehura afatgjata të COVID-19′, argumentohet se si mund të ndikojë COVID-19 në aftësitë njohëse.

“Në jetën e përditshme, efektet njohëse në kujtesë, mund të çojnë në vështirësi për menaxhimin e ilaçeve, menaxhimin e financave, kuptimin e materialeve të shkruara dhe madje edhe në vazhdimin e bisedave me miqtë dhe familjen”, thuhet ndër të tjera në këtë hulumtim.

Në një publikim të fundit të bërë nga shkencëtarët amerikanë dhe gjermanë dhe të publikuar në Alzheimer’s Research & Therapy, shkruhet që një kombinim i mundshëm i efektit të COVID-19, inflamacionit sistematik, infarktet në tru dhe dëmtimet e organeve vitale, mund të shkaktojë që disa persona që kanë kaluar këtë virus të jenë më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit./REL

LEXO TE PLOTE