Connect with Us

Traumat pas tërmetit tragjik/ Psikologu: Të punohet me fëmijët që janë ende në çadra

Sociale

Traumat pas tërmetit tragjik/ Psikologu: Të punohet me fëmijët që janë ende në çadra

Publikuar

-

Sot shënohet një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe shumë familje mbetën pa shtëpi.
Lëkundjet e fuqishmet tokës që vazhduan edhe në ditët dhe muajt pas 26 nëntorit, kanë lënë ende një ndjenjë ankthi tek shumë njerëz.

Psikologu Etion Parruca, në një intervistë për “Abc e mëngjesit” foli pikërisht për këtë situatë. Pas tërmetit, psikologu thotë se fëmijët ishin shumë të frikësuar dhe kjo gjë tregohej edhe me vizatimet që ata bënin.

“Janë ato që i shohin simptomat e stresit akut. Në ditët e tëra fëmijët ishin të frikësuar. Kjo dukej edhe në vizatimet që bënin. Në vizatime shikoje shtëpi që ishin të shtrembëruara, të rrënuara, por edhe elementë të shpresës, shtëpi të reja. Javët pasuese elementët e frikës janë parë më pak. Por edhe sot që ka kaluar një vit tek një jesh e fëmijëve shohim akoma elementë të çrregullimit të ankthit”, tha ai.

Parruca thotë se fëmijët që jetojnë ende në çadra kanë më shumë elemente që të ndihe ende të pasigurt dhe siç thotë ai institucionet duhet të punojnë më shumë me ta.

LEXO EDHE:  "Djem dhe vajza si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan"/ Rama flet me superlativa për kosovarët: Ta mbushnin plot syrin

“Është e pritshme tek fëmijët që jetojnë në çadra të kemi elemente më të shumta. Mungon elementi kryesor që është siguria. Pas një viti fakti ë ka akoma që jetojnë në cadra është akoma përjetimi i çadrës dhe ndodh edhe zhgënjimi.
Është e rëndësishme që institucionet shtetërore të indentifikojnë këto familje dhe të bëjnë ndërhyrje e nevojshme dhe me fëmijët të punohet në vijim. Është e natyrshme që pas një traume, siç është një tjerët që shkakton frikë për jetën, shkakton një reagim të asaj që quhet stres akut. Në javët e para ka një gjendje emocionale të turbulluar. Këto mund të vazhdojnë për një muaj. Por nëse vazhdojnë edhe pas një muaji fillojnë atë që quhet çrregullimi i stresit post traumës, që kërkon ndihëm e një psikologu, terapeutik”, tha Psikologu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Manastirliu zbulon të dhënat/ Ja sa qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si do të vijojnë temperaturat për ditën e sotme?

Deri në mesditë vijon mot me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët.

Sipas Meteoalb,  mesdita do të sjellë fuqizim të vranësirave, të cilat në rajonin Verilindor si dhe në zonat lindore do të gjenerojnë rrebeshe afatshkutra shiu duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në ato maksimale, duke u luhatur nga 7°C mëngjesi deri në 25°C mesdita./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-fakt/ Lana 2021

Publikuar

-

Nga

Ndonëse ndodhemi në vitin 2021, Shqipëria dhe kryesisht Tirana, si kryeqenda e gjithë vendit shihet çdo ditë dhe më shumë e ndotur.

Mbeturinat e hedhura gjithëandej janë kthyer në një shqetësim për shëndetin e qytetarëve, por ndonëse për pastrimin e tyre paguhen detyrime mujore, ato sërish të bëjnë “shoqëri” gjithë ditën.

Lumi i Lanës, që kalon mes për mes Tiranës dhe që duhet të kishte një mirëmbajtje model, është lënë në mëshirë të fatit, ku plastika dhe qeset e plasmasit notojnë mbi të.

Nga një vëzhgim i bërë nga redaksia jonë, shihet qartë panorama që shohim çdo ditë, ku në vend që të çlodhesh kur kalon anash lumit do të duhet të ndërroshë rrugë për të shmangur edhe erën e keqe, sidomos gjatë sezonit pranverë-verë.

LEXO EDHE:  A do t’i ftojë Armina fëmijët e Shkëlzenit në dasmë? Përgjigjet blogerja

LEXO EDHE:  Pëllumb Pipero këshillon nënat/ “Fëmijët duhet të vazhdojnë vaksinat”

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në çdo dalje të tij flet për mënyrën se si ka ndryshuar kryeqyteti gjatë qeverisjes së tij, duke treguar se si të jetojmë të shëndetshëm dhe me ajër të pastër, ndërkohë që në mes të qytetit ka lënë gjithë zhulin.

Veliaj dhe Rama flasin për pallate ndërsa llumi po mbyt qendrën e Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE