Connect with Us

Trajtimi ambulator për Covid/ Zbardhet lista e barnave që do rimbursohen

Aktualitet

Trajtimi ambulator për Covid/ Zbardhet lista e barnave që do rimbursohen

Publikuar

-

Trajtimi ambulator/ Zbardhet lista e barnave që do rimbursohen

Zbardhet lista e ilaçeve COVID që do të përfshihen si pjesë e rimbursimi.

Në udhëzuesin e fondit për mjekët e familjes dhe farmacitë për barnat e rimbursueshme bëhet e ditur se kosto e rimbursimit të paketës së trajtimit të lehtë nuk do të jetë më shumës e 1650 lekë ndërsa për skemën e moderuar të trajtimit do të jetë 10.900 lekë.

LEXO EDHE:  "Të sëmurët me Covid duan gjak"/ Alarmi i Panaritit: Të sigurohet plazma e Konvaleshencës

Kohëzgjatja maksimale do të jetë jo më shumë se një muaj.

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh që në mëngjes drejtuesit e qarqeve

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik të qarqeve në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Mësohet se mbledhja ka filluar në orën 08:30 në selinë e Partisë Socialiste.

Ndërkohë bëhet me dije se në fokus të saj, është fushata elektorale dhe detyrat për secilin drejtues qarku në arritjen e objektivit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bëri për spital të miturin/ Arrestohet 19 vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Politika e re amerikane/ Ngjela tregon se çfarë e pret Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

“Po vërtiten si retë në pantallona”/ Ngjela tregon pse Rama po kërkon të realizojë heqjen e vizave me Serbinë

Avokati Spartak Ngjela thotë se revoltat e mëdha anti-Putin në Rusi lidhen me rrëzimin e Donald Trump-it në Uashington, sepse sipas tij, psikologjia e intelektit të lartë rus e dinte që Trump, kishtë ardhur në pushtet nga shërbimi inteligjent rus.

Ngjela thekson se me influencën e Joe Biden-it, Perëndimi do të ndërmarrë hapat e veta për të rrëzuar Vladimirin e Dytë tiran të Rusisë, që i takon të jetë cari i fundit i saj. Ndërsa përsa i përket situatës në Shqipëri, avokati thotë se Shqipëria aktualisht është e pushtuar nga korrupsioni antihistorik kombëtar i pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve.

Ngjela beson për fillimin e procesit ligjor antikorrupsion, i cili sipas tij, do të drejtohet me shumë forcë nga politika e re amerikane për rivlerësimin demokratik të Ballkanit Perëndimor.

Në Rusi filluan revoltat e mëdha anti-Putin.
Shenjat janë se do të zmadhohen, sepse e tillë ka ardhur koha.
Gjithçka lidhet me rrëzimin e Donald Trump-it në Uashington, sepse psikologjia e intelektit të lartë rus e dinte që ish presidenti amerikan Donald Trump, kish ardhur në pushtet nga shërbimi inteligjent rus. Po presidenti Joe Biden, a do të influencojë për rrëzimin e carit të fundit rus Vladimir Putin? Analitika demokratike perëndimore mendon se Biden do të ndihmojë në këtë çështje. Dhe, me një gjykim normal politik, sigurisht që është e pranueshme se, me influencën e Joe Biden-it, Perëndimi do të ndërmarrë hapat e veta për të rrëzuar Vladimirin e Dytë tiran të Rusisë, që i takon të jetë cari i fundit i saj. Shenjat po janë të mira. Gjithçka po shkon drejt demokracisë dhe mendimit integral për drejtësi shoqërore.

Po Shqipëria ku ndodhet? Shqipëria, në fakt, aktualisht është e pushtuar nga korrupsioni antihistorik kombëtar i pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve.
Por tani, në këtë kohë demokratike që vjen si forcë dhe si doktrinë e re nga Uashingtoni politik, këta uzurpues dhe përvetësues të vlerave materiale shqiptare, dhe që janë njëherësh edhe shitës të degraduar të interesit kombëtar, nuk kanë më asnjë shpresë.
Por, a do të dorëzohen? Nuk mendoj për një akt dorëzimi të tyre, por për fillimin e procesit ligjor antikorrupsion, i cili do të drejtohet me shumë forcë nga politika e re amerikane për rivlerësimin demokratik të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE