Connect with Us

Tragjike/ Gruaja hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Kronika

Tragjike/ Gruaja hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Publikuar

-

Tragjike/ Gruaja hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë ku një grua rreth 42 vjeçe, është hedhur nga kati i dytë i pallatit dhe ka ndërruar jetë në vend.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, shtetasja M.K., 52 vjeçe dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

59 vjeçarja i jep fund jetës me armë gjahu/ Policia merr në pyetje familjarët

Publikuar

-

Nga

59 vjeçarja i jep fund jetës me armë gjahu/ Policia merr në pyetje familjarët

Një grua 59 vjeçare i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Mamurras.

Policia njofton se rreth orës 22:20 në banesën e saj gruaja me inicialet A. Sh. i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Policia thekson se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet marrja në pyetje e familjarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitet farmacia në Tiranë/ Hajdutët marrin xhiron ditore nën kërcënimin e armës

Publikuar

-

Nga

Grabitet farmacia në Tiranë/ Hajdutët marrin xhiron ditore nën kërcënimin e armës

Një tjetër grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë! Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një farmaci pas shkollës “Sami Frashëri” shumë pranë qendrës.

Me kërcënimin e armës së zjarrit autorët kanë marrë xhiron e ditore dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Patrulla të shumta të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po mbledhin prova dhr dëshmi për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

LEXO EDHE:  Video/ Publikohen pamjet e reperit të njohur në arkivol

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ I riu vetëhidhet nga kati i shtatë i pallatit

​Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në Vlorë/Kjo është 23 vjeçarja që humbi jetën, bashkëudhëtarja në gjendje kritike

Publikuar

-

Nga

Aksidenti në Vlorë/Kjo është 23 vjeçarja që humbi jetën, bashkëudhëtarja në gjendje kritike

Zbulohet emri i 23-vjeçares e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin në aksin Vlorë-Levan.

Ajo është shtetasja Anxhela Çapo, ndërkohë që ka mbetur e plagosur dhe bashkëudhëtarja e saj 22-vjeçarja Silvana Muho, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

LEXO EDHE:  Makina përplas motoçikletën në Lezhë/ Plagoset rëndë drejtuesi

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid- 19 në botë, ku renditet Shqipëria

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE