Connect with Us

Tifozët shpërthejnë në lot para arkivolit të Maradonës, shikoni LIVE ceremoninë në pallatin presidencial

Sport

Tifozët shpërthejnë në lot para arkivolit të Maradonës, shikoni LIVE ceremoninë në pallatin presidencial

Publikuar

-

Janë duke u mbajtur në këto momente, në pallatin presidencial në Argjentinë, homazhet në nder të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona.

Në momentin kur arkivoli i 60-vjeçarit u nxor nga ambulanca dhe u dërgua në pallat, një grup tifozësh shpërthyen në lot. Njerëz pafund kalojnë para arkivolit të Diegos për të nderuar Zotin e futbollit. Për më tepër mund të ndiqni video live nga pallati presidencial në Argjentinë, ku gjendet edhe arkivoli i trupit të Maradonës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Priten shira/ Këtë fundjavë nuk ka futboll, ja plani i FSHF-së për Kategorinë e Parë dhe të Dytë

Publikuar

-

Nga

Nuk ka futboll as këtë javë. Kishte një lloj shprese që të riniste Kategoria e Parë dhe e Dytë, por kjo nuk ka ndodhur. Permbysja e fushave Derisa nuk ka pasur më shira dhe përmbytje në ditët e fundit, u mendua se sezoni nuk do të riniste. E megjithatë, FSHF ka marrë vendim që as këtë fundjavë të mos rinisin kategoritë inferiore. Ekziston një plan paraprak që skuadrat të zbresin në fushë më 30 janar.

Gjithsesi, verdikti final nuk është marrë ende. Gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar dje në federatë dhe mësoi se gjithçka varet prej kushteve atmosferike. Sinoptikanët parashikojnë se nga e enjtja do të nisin sërish reshtje të dendura dhe kjo ka bërë që në federatë të mbajnë pezull kategoritë inferiore.

Nëse në elitë vazhdon normalisht sezoni, ligat e mëposhtme janë stopuar prej ditësh. Kjo, edhe prej gjendjes së terreneve, që janë më shumë se të rënduara. Mjafton një shi dhe ato dalin totalisht jashtë funksionit, sa prej baltës aq edhe prej përmbytjeve. Ndaj, klubeve nuk u mbe￾tet tjetër veçse të luten që moti të përmirësohet. Skuadrat, sidoqoftë, po e shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë. Veç stërvitjeve dhe miqësoreve, kanë fituar kohë edhe për merkaton.

LEXO TE PLOTE

Sport

Rrogë e frikshme, ja sa do përfitojë në muaj sumuesi finlandez i Tiranës

Publikuar

-

Nga

Tirana godet në merkato, teksa dje ka prezantuar Tim Vairinen si afrimin e tretë në merkato pas Behiratçes dhe Seferit.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht edhe detaje nga kontrata e sulmuesit 28-vjeçar.

Tirana ka bërë shpenzime të rëndësishme, teksa mësohet se lojtari do të ketë një pagë neto rreth 11 mijë euro në muaj, e cila me bonuse të rëndësishme apo për një ecuri fantastike me gola, mund të shkojë mesatarisht edhe në 15 mijë euro në muaj.

Gjithashtu, krahas kontratës prej 18 muajsh të firmosur me sulmuesin, klubi ka ruajtur të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zgjidhja gjeniale e Skënderbeut, “maskon” tifozët si… VIP-a

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu dhe Partizani zhvilluan një ndeshje shumë të luftuar në Korçë. “Panorama Sport” ju sjell pikantet dhe të veçantat e këtij takimi, që ishte i pari për këtë sezon që u luajt në një terren të mbuluar nga bora.

* Skënderbeu-Partizani është zhvilluar në një terren të rënduar nga bora e rënë në juglindje gjatë ditëve të fundit. Ka qenë Cjapi, së bashku me Jorgjin, që 10 minuta para startit të ndeshjes, pasi ekipet kishin zhvilluar nxehmjen, kanë testuar terrenin. Kryesori, së bashku me arbitrin e katërt janë ndalur veçanërisht në zonat e rreptësisë, si dhe në fashat anësore të fushës. Pasi kanë konstatuar gjendjen, kanë dhënë OK-in për fillimin e ndeshjes.

* Jasir Asani ka qenë protagonist i këtij takimi, që prej hyrjes në stadium e deri në fund. Sulmuesi i të kuqve menjëherë sapo ka dalë nga tuneli është kthyer nga tribunat, duke bërë gjeste joetike ndaj personave të ndodhur në tribunën VIP. Pas provokimit, një lumë ofendimesh janë vështruar drejt tij gjatë gjithë takimit.

* I çuditshëm ishte fakti që Partizani luante në fushën e mbuluar nga bora me uniformë të bardhë. Një gjë e tillë, nuk i ka bërë përshtypje as kryesorit Cjapi.

* Në mungesë të përfaqësuesve të klubit, të cilët prej javësh nuk janë prezent në Korçë, drejtuesit kanë vendosur që vendet e lëna bosh, të mbushen me përfaqësues të tifogrupit zyrtar të Skënderbeut. Një gjë e tillë, ndodhi edhe në ndeshjen me Partizanin, teksa tifozët korçarë nuk reshtën së mbështeturi ekipin gjatë gjithë ndeshjes. Ky shihet si një faktor që i jep moral ekipit në fushë.

* Kjo ka shkaktuar edhe acarimin e delegatit Besnik Çela, i cili fillimisht është përplasur me tifozërinë, duke u ndeshur me ofendimet e këtyre të fundit. Kjo solli humbjen e kontrollit nga Çela që më pas u acarua edhe me gazetarët e ndodhur në tribunën e mediave. Duke shkuar edhe më tej, sa shkrepi foto për të dokumentuar dhe evidentuar nëse bëhej fjalë për punonjës të mediave apo jo.

* Disavantazhi i dy golave step Skënderbeun,  ndërsa tifozët herë pas here i bënin thirrje Liçit. “O Liçi o ujk, hyr ti dhe mësoi këta se si luhet dhe fitohet në borë”.

* Në momentin e zëvendësimit, Asani sërish ka vijuar me gjeste ofenduese karshi tifozëve që ndodheshin në tribunë. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Ilir Dajës, që i ka tërhequr vëmendjen lojtarit të tij duke i thënë. “Ulu në stol, s’ke pse ofendon dhe replikon me tifozët”.

* Në fund të sfidës, Ilir Daja ka takuar të gjithë ishlojtarët e vet duke i përqafuar dhe iu uruar suksese. Jo vetëm kaq, por më pas është ndalur para tribunës VIP duke vënë dorën në zemër në shenjë respekti dhe vlerësimi për atë periudhë të artë të kaluar në Korçë.

LEXO TE PLOTE