Connect with Us

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Politikë

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Publikuar

-

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se tërmeti i një viti më parë “zbuloi një herë e përgjithmonë fytyrën e vërtetë qeverisë, atë të një qeverie të paaftë, të pandjeshme dhe të korruptuar”.

Sipas Tabakut, sot një vit pas tragjedisë, procesi i rindërtimit është një dështim që rëndon edhe më shumë në zemrat dhe xhepat e shqiptarëve.

“Janë parashikuar mbi 590 mln euro për procesin e rindërtimit. Fatkeqësisht nuk kemi një rindërtim, kemi një vjedhje të fondeve, një shkelje të vazhdueshme të ligjeve në fuqi. Prandaj Hajdutet e Fatkeqesise kane rishpikur proceset dhe mënyrat e tenderimit për këto objekte rindërtimi. Pas kësaj skeme qëndron sëmundja e vjetër e kësaj qeverie, pasurimi i saj edhe nga një tragjedi e rëndë që i ra vendit dhe shqiptarëve një vit më parë. Qeveria e Edi Ramës ka sajuar lloj lloj procedurash, që kanë imituar PPP-të, duke u hequr kriterin e cilësisë për të fituar një tender, ne menyre që 590 mln euro taksa të mos shkojnë për qytetarët, por t’u shkojnë klientëve të saj përpara fushatës. Për të promovuar vetëm klientët dhe oligarkët, qeveria i ka lënë vetëm 10% të pikëve cilësisë së ndërtimit të godinave. Me sa duket, Edi Rama i ka larë duart nga garancia e ndërtimit të objekteve. Duke përsëritur të njëjtën skemë të dështuar të shkollave që ndonëse të rikonstruktuara u shembën nga tërmeti”, u shpreh Tabaku.

Ajo theskoi se kryeminsitri Rama vazhdon të luajë me jetët dhe fatin e të ardhmes së fëmijëve.

LEXO EDHE:  Përplasja e Ramës me Kurtin për Minishengenin Ballkanik/ Berisha: Zbuloi fytyrën e tij të tradhtarit

“Ky kryeministër do të mbahet mend si kryeministri që gënjeu gati cdo muaj banorët e dëmtuar nga tërmeti për kohën se kur do të hynin në shtëpi. Sot, ka tendera të cfarëdollojshëm, por jo shtëpi për njërëzit, jo shkolla për fëmijët. Koha e Edi Ramës, mashtrimeve dhe korrupsionit të tij, ka mbaruar! Është koha për një qeveri të re, që ka njerëzit në fokusin e punës së saj”, përfundoi Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Koalicion mes PS dhe PD?/ Duma: Nuk duroj dot pyetjen

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së.

Sipas saj, ka zero mundësi që kjo të ndodhë ndërsa thekson se është një diversion që e bën Partia Socialiste për të ulur entuziasmin e demokratëve.

Ka një thashethem qe Rama merr mandatin e tretë dhe do të bashkqeverisë me Bashën, sa mundësi ka që të ndodhë kjo?

“Unë se duroj dot pyetjen. Kjo është një diversion që e bën Partia Socialiste për të ulur entuziasmin e demokratëve. Nuk duroj dot pyetjen. 0 mundësi të ndodhë kjo. Nuk ka asnjë shans. Kjo që thoni fyen të gjithë demokratët që punojnë dhe që angazhohen”– tha Duma në “Open”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha kullon nga korrupsioni”/ Patozi përplaset me Gjekmarkajn: I dal zot çdo gjëje që kam bërë

Publikuar

-

Nga

“Basha kullon nga korrupsion”/ Patozi përplaset me Gjekmarkajn: I dal zot çdo gjëje që kam bërë

Koordinatori i Bindja Demokratike, Astrit Patozi, është përfshirë në një debat me analistin Agron Gjekmarkaj.

I ftuar në ABC neës, Patozi tha se Basha kullon nga korrupsioni dhe  se opozitën e ka të korruptuar.

Patozi: Të gjithë këta janë të korruptuar, ne duam të heqim Ramën dhe të bëhet kryeministër dikush që nuk është si ai, që nuk i ka bërë dëme Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Lulzim Basha i ka bërë më pak dëme Shqipërisë, është më i mirë se Rama, dhe ku e keni parë ju korrupsionin e Bashës?

Patozi: Basha kullon nga korrupsioni se opozitën e ka të korruptuar. Nëse Rama është i korruptuar i aftë, Basha është i paaftë.

Gjekmarkaj: Pse s’dolët të thoshit kjo është opozitë e korruptuar në 2013-2017?

LEXO EDHE:  Shteti i së drejtës i kërcënuar nga Rama/ Shpëtim për vendin, platforma e PD

LEXO EDHE:  Agron Papuli, fitues i paracaktuar i tenderit për makinat me qira për Policinë e Shtetit

Patozi: Po flet me njeriun e gabuar. Unë jam ai që kurrë nuk kam heshtur. Basha nëse e bëri këtë sepse ishte mërzitur nga heshja ime, i lumtë krahu. Në këtë krasitjen që na bëri ne. Çfarë jam unë tani djal i urtë, apo zevzeg? Çfarë më do ti mua? Idenë timë nëse duan ta ndjekin janë të mirëseardhur.

Gjekmarkaj: Pse nuk the opozitë e korruptuar në 2013-2017?

Patozi: E kam denoncuar unë gjithmonë. Unë jam krenar për koherencën time. Koherencën time e kam të shenjtë dhe i dal zot çdo gjëje që kam bërë në politikë.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk i dalin katër vila”/ Topalli bën ‘rezil’ Bashën: Nuk ka bërë transparencë për asgjë

Publikuar

-

Nga

“Nuk i dalin katër vila”/ Topalli bën ‘rezil’ Bashën: Nuk ka bërë transparencë për asgjë

Lulzim Basha është simboli i një njeriu që ka mundur të shumfishojë pasurinë e tijë gjatë kohës që është në krye të opozitës.

Dy vila në kompleksin e Agron Papulit dhe dy të tjera në bregdet duket se nuk i mjaftojnë kryetarit të PD-së, dhe kërkon dhe një tjetër.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në një intervistë për ABC tha se Basha nuk ka bërë transparente asgjë, për mënyrën se si është pasuruar.

“Ka një kryetar që në dy vite ka marrë dy vila, në zona luksoze dhe dy të tjera tek bregdeti, dhe na del se nuk i mjaftojnë këto dhe do dhe të tjera, në popullin më të varfër.

LEXO EDHE:  Lufta Qeveri-Presidencë/ Kuvendi rrëzon dekretet e Metës

LEXO EDHE:  Agron Papuli, fitues i paracaktuar i tenderit për makinat me qira për Policinë e Shtetit

Nuk ka bërë transparencë për asgjë. Nuk jam kundër pasurimit të njerëzve, por politikanët duhet të bëjnë transparencë dhe me shumë burime”, tha Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE