Connect with Us

Tërmeti i 26 nëntorit/ Ambasada e SHBA: Do të vazhdojmë të jemi me ju

Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit/ Ambasada e SHBA: Do të vazhdojmë të jemi me ju

Publikuar

-

Tërmeti i 26 nëntorit/ Ambasada e SHBA: Do të vazhdojmë të jemi me ju

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka përkujtuar  një vjetorin e tërmetit tragjik që shkundi Shqipërinë dhe mori 51 jetë njerëzish.

Në deklaratën e ambasades së SHBA, thuhet se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në solidaritet me popullin shqiptar. Më tej theksohet se Shtetet e Bashkuara kanë qënë me shqiptarët në çdo hap të kësaj rruge dhe do të vazhdojnë të jenë.

“Në 26 nëntor bëhet një vit qëkur një tërmet goditi Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në solidaritet me popullin shqiptar, ndërsa ju përkujtoni këtë përvjetor solemn. Përgjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka treguar një forcë të jashtëzakonshme, jo vetëm në rindërtim, por edhe në përballjen me një pandemi globale. Shtetet e Bashkuara kanë qënë me ju në çdo hap të kësaj rruge dhe do të vazhdojmë të jemi me ju.

Pas dëmtimeve të menjëhershme të tërmetit, zyrtarë dhe ekspertë amerikanë ndihmuan në përpjekjet e kërkim – shpëtimit dhe vlerësuan qëndrueshmërinë e strukturave të shtëpive dhe bizneseve në zonat e prekura. Më vonë, në përgjigje të nevojës më të madhe humanitare, USAID punoi me Kryqin e Kuq Shqiptar për të shpërndarë furnizime emergjente dhe me UNICEF-in për të siguruar shërbime mbështetjeje psiko-sociale për fëmijët që pësuan humbje dhe zhvendosje.

Në muajt që vijuan, Shtetet e Bashkuara qëndruan krah jush, ndërsa shihnit drejt së ardhmes. Për të forcuar aftësinë e Shqipërisë për t’iu përgjigjur katastrofave në të ardhmen, Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ndihmoi në furnizimin e rezervave që mungonin dhe siguroi pajisje kritike për raste katastrofash. USAID i siguroi fonde Kryqit të Kuq Shqiptar për krijimin e një Qendre Operacionesh Emergjente, e cila drejton përgjigjen dhe koordinimin e një krize. Në vlerësim të trashëgimisë unike historike të Shqipërisë, ne dhamë një grant për restaurimin dhe ruajtjen e vendeve kulturore të dëmtuara në qytetin e Durrësit, qytetin e Krujës dhe fshatin e Prezës. Për të siguruar përgjegjshmëri ndaj popullit shqiptar, në shkurt ne shpallëm krijimin e Akademisë së Transparencës SH.B.A – Shqipëri, për të ofruar ndihmë teknike në qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimin anti-korrupsion dhe reformën në drejtësi. Akademia do të fillojë së shpejti punën e saj të rëndësishme këtu në Shqipëri.

Sot është edhe Dita Amerikane e Falenderimeve, një ditë për të menduar mbi gjërat për të cilat jemi mirënjohës. Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi mirënjohës për miqësinë midis dy vendeve tona dhe urave të shumta midis dy popujve tanë. Së bashku, ne do të vazhdojmë të rindërtojmë Shqipërinë, do të qëndrojmë të fortë përballë fatkeqësive, dhe do të ecim drejt një të ardhmeje më të sigurt, më të begatë. Sot, Shqipëria është në mendimet tona”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Identifikohet një nga viktimat në Kolonjë/ Policia jep detaje për aksidentin e rëndë

Publikuar

-

Nga

Policia e Lushnjës jep detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në Kolonjë, ku humbën jetën babë e bijë.

Policia njofton se mjeti tip “Twoyta” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën 68-vjeçari Xh. O., me të bijën, ende të paidentifikuar.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

PD dhe LSI kërkojnë pavlefshmërinë për Beratin/ KAS shtyn vendimin

Publikuar

-

Nga

KAS ka shtyrë për ditën e nesër vendimin për qarkun e Beratit pas kërkesës së LSI dhe PD të cilat kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Çefa, njoftoi se KAS po vlerëson mundësinë e marrjes së provave shtesë dhe për këtë arsye iu nevojitet më shumë kohë.

Për të bërë një njoftim për palët pjesëmarrëse në këtë proces. Duke qenë se KAS po vlerëson mundësinë e marrjes së disa provave shtesë që do të jenë të domosdoshme do të na duhet edhe pak kohë tjetër shtesë për të identifikuar të gjitha. Për këtë arsye ne do të rrimë të tërhequr si komision për ta rimarrë këtë seancë bashkë me vendimin nesër në orën 10:00”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  Flet Shukri Xhelili: Videoja, skenar politik. Nuk jam prononcuar, ende nuk kam prova!

LEXO EDHE:   Babai nuk mundet të ishte në ditëlindjen e vajzës/ I dhuron zërin e tij

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE