Connect with Us

Super Gjimshiti/ Nuk kishte ndodhur kurrë me Klopin te Liverpuli, përplasen në murin shqiptar

Premier Liga

Super Gjimshiti/ Nuk kishte ndodhur kurrë me Klopin te Liverpuli, përplasen në murin shqiptar

Publikuar

-

Nga fitorja e thellë në ndeshjen e parë kundër Atalantës e cila nuk mund të funksiononte në asnjë drejtim të vetëm, tek një mrekulli e ndërtuar nga ekipi i Bergamos. Në përballjen kundër Liverpulit në transfertë kërkohej fitorja për të mbajtur të ndezur ëndrrën e “Champions League”. E që të fitosh në shtëpinë e Liverpulit është një mision thuajse i pamundur.

Megjithatë Atalanta arriti që t’ia dilte në shifrat 0-2 duke marrë tre pikë mjaft të vyera dhe duke bërë surprizën më të bukur të mbrëmjes. Berat Gjimshiti e nisi si titullar këtë takim, duke luajtur për 90 minuta përkrah Romeros dhe Toloit. Mbrojtësi kuqezi është duke kaluar momente fantastike në karrierë teksa ishte mur i pathyeshëm edhe për Liverpulin.

Salah nuk mund të bënte asgjë nga detyrat e tij, së bashku me Origin dhe Manen. Për t’u mos besuar, por për herë të parë në historinë e Klop te Liverpuli, ekipi i tij nuk e ka goditur asnjëherë të vetme portën kundërshtare. Pra skuadra angleze kishte zero gjuajtje në drejtim të portës së Atalantës dhe çelësat gjenden te Berat Gjimshiti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

E shkarkuan nga stoli i Chelseat, Broja i shkruan Lampardit

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja i shprehu mirënjohje ish-teknikutë Çelsit, Frenk Lampard për realizimin e debutimit me fanelën blu në Premier Ligën vitin e kaluar.

Në rrjetet sociale, 19-vjeçari iu shpreh mirënjohës teknikut anglez, i cili u shkarkua dje nga posti i trajnerit të Çelsit pas një viti e gjysmë.

“Faleminderit që e bëre ëndrrën time realitet”, skruan Broja për ish-teknikun e Çelsit.

Broja debutoi me ekipin e parë të Çelsit në 8 mars të vitit të kaluar në sfidën Çelsi-Everton 4-0. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushë në minutën e 86-të në vend të Oliver Zhirusë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme nga Anglia/ Çelsi merr vendimin e papritur për Lampardin, ja kush do të jetë trajneri i ri

Publikuar

-

Nga

Ecuria e Çelsit në këtë sezon ka lënë shumë për të dëshiruar. Blutë e nisën mirë sezonin, por ndeshje pas ndeshje erdhën vetëm zhgënjime. Edhe pse klubi investoi plot 220 milionë paund në merkato duke transferuar lojtarë si Verner, Havertz apo Zijek, sërish trajneri Frenk Lampard nuk ia doli të përfitonte.

Kështu, duke qenë se është bërë edhe trajneri me mesataren më të ulët për ndeshje (1.67) që nga koha kur Roman Abramoviç mori klubin në vitin 2003, ish-futbollisti do të mbajë të gjithë përgjegjësitë. Në Angli janë të sigurt se Lampard do të shkarkohet, edhe pse fitoi dje ndaj Luton në FA Cup, ndërsa në vendin e tij do të emërohet Tomas Tuhel.

Gjermani sapo u shkarkua nga PSG, megjithatë londinezët e shohin si njeriun e duhur për të menaxhuar grupin e futbollistëve, teksa mund t’iu marrë patriotëve si Verner dhe Havertz më të mirën.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Zyrtare/ Chelsea shkarkon trajnerin Lampard nga stoli i ekipit

Publikuar

-

Nga

Çelsi nuk ka vonuar të konfirmojë lajmin se Frenk Lampard nuk do të drejtë më “Blutë”. Në një komunikim të fundit zyrtar, klubi londinez konfirmoi se bordi drejtues i klubit së bashku me presidentin Roman Ambramoviç kanë vendosur të mbyllin sot bashkëpunimin me 42-vjeçarin.  Biznesmeni rus e konsideroi këtë vendim si një nga më të vështirët e jetës së tij.

“Ishte një vendim shumë i vështirë për klubin, sepse kam një raport personal të shkëlqyer me Frenkun. Ai është një njeri me integritet të lartë dhe ka vlerat më të mëdha etike të punës. Sidoqoftë në këto kushte, besojmë se mënyra më e mirë është të ndajmë rrugët”, shprehet presidenti i Çelsit, Roman Ambramoviç për vendimin e shkarkimit të Frenk Lampardit nga posti i trajnerit të “Bluve”.

Në 84 ndeshje në krye të Çelsit, Lampard fitoi 44 takime, barazoi në 17 sfida dhe humbi 23.

LEXO TE PLOTE