Connect with Us

“Solidariteti i BE për Shqipërinë”/ Soreca kujton 26 nëntorin: Po punojmë për rindërtimin

Aktualitet

“Solidariteti i BE për Shqipërinë”/ Soreca kujton 26 nëntorin: Po punojmë për rindërtimin

Publikuar

-

“Solidariteti i BE për Shqipërinë”/ Soreca kujton 26 nëntorin: Po punojmë për rindërtimin

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka kujtuar 26 nëntorin, ndërsa sot shënohet një vit nga tërmeti tragjik.

Në një postim në rrjete sociale, Soreca e cilëson si tërmetin më shkatërrues në Shqipëri me 51 jetë të humbura, ndërsa kujton solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare.

“Më 26 nëntor 2019  Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues. Një vit më pas, ne kujtojmë 51 viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare ndaj popullit shqiptar. Tani ne punojmë për rindërtimin! Së bashku më të fortë!”, shkruan ambasadori./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Horoskopi i ditës, 25 janar 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 13 janar 2021

Dashi

21 Mars – 19 Prill
Ju keni dyshime që kalojnë nëpër kokën tuaj dhe nuk dini si t’i zgjidhni ato. Vëmendje për diskutimet familjare, mos jini shumë impulsiv, mendoni para se të përgjigjeni. Në fushën sentimentale, nëse po jetoni një histori që ka lindur kohët e fundit, do t’ju duhet të përballeni me disa konflikte të vogla.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Po vijnë dy ditë të shkëlqyera në fushën sentimentale, nëse duhet të organizoni takime dashurore, kjo është koha e duhur. E vetmja pengesë mund të jetë pak e lodhur, kushtojini vëmendje shërimit fizik.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Gjatë ditës së nesërme, kushtojini vëmendje dashurisë: nëse ka ndonjë humor të keq në çift, përpiquni të merrni kohë, shmangni përplasjet. Sa i përket profesionit, preferohen udhëtimet dhe lëvizja, ide të reja me zhvillime konkrete muajin tjetër.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Janari ka qenë një muaj i rëndë deri më tani, fundi i janarit dhe muaji pasardhës mbërrijnë për të lënë pas vetes polemikat dhe për të zgjidhur disa probleme.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Jeni i fortë dhe me aftësi të mëdha për të vazhduar dhe zhvilluar projektet tuaja. Ju mund të mendoni të ndryshoni një aktivitet jofitimprurës, të zgjeroni horizontet tuaja me krijimtarinë tuaj, është një mundësi për t’i dhënë një kthesë tjetër jetës suaj.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Hëna sigurisht do t’ju japë një dorë të hënën, do të jetë një javë shumë e dedikuar për shoqërinë. Diçka e rëndësishme në jetën tuaj mund të ndryshojë në orët e ardhshme.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Do të jeni më të vendosur se zakonisht në dashuri. Në këtë kontekst, nëse ka diçka që nuk shkon, jini të kujdesshëm për të folur sepse kjo mund të çojë në një ndarje me partnerin tuaj. Në punë ka shumë përpjekje për të bërë.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Balla jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Mbi 400 raste të reja, humbjet e jetës sërish në shifra të larta

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Shmangni debatet familjare nesër. Sa i përket dashurisë, megjithatë, nëse ka dyshime si çift, përpiquni t’i sqaroni ato pa paragjykime. Në punë do të dëshironit më shumë qetësi shpirtërore.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Gjithmonë duhet të kërkoni hapësira të lirisë në jetën tuaj, ata që kanë mundësi duhet të mendojnë të bëjnë diçka të bukur dhe pastaj të veprojnë me optimizëm. Qielli, favorizon marrëdhëniet shoqërore.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Yjet rekomandojnë një fazë reflektimi për këtë javë, e cila është diçka që nuk shkon kundër natyrës tuaj, në të vërtetë. Lejimi i vetes një moment për ta bërë atë në vetmi nuk do të thotë të mbylleni para të tjerëve, por vetëm të dëshironi të tregoni një situatë me qetësi dhe kthjelltësi.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Ekziston dëshira për të pushtuar dhe afirmuar veten edhe në dashuri. Urani së shpejti do të sjellë një ndryshim të madh të papritur, një transformim që do të kulmojë midis marsit dhe majit.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Nëse jeni në dy marrëdhënie, duhet të bëni një zgjedhje drastike, nuk mund të vazhdoni të luftoni me ndjenjat tuaja. Nëse ka pasur një mbyllje, këshilla më 25 janar është të mos e mendoni dhe të ktheni faqen, emocionet kanë dërguar zemrën tuaj në dridhje dhe menaxhimi i tyre ishte i vështirë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Pikë e zezë”/ Artan Hoxha sulmon Top Channel: More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Publikuar

-

Nga

Çuçi ministër i Brendshëm/ Hoxha: Bledi më ka marrë në pyetje si hetues për shkrimet e mia

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar Top Channel, lidhur me programin që ka transmetuar mbrëmjen e sotme.

Hoxha është tallur me emisionin “Përputhen” ku njihen të rinjtë, pasi është publikuar një video ku dy prej konkurentëve zihen me njëri-tjetrin.

Ai thotë se qytetarët janë duke pritur Top Channel që të publikojë përgjime për Ndraghetën, ndërsa televizioni ka publikuar sherrin e “Përputhen”.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Balla jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Balla jep lajmin e mirë

More këta janë specialista, s’ke ç’u thua…

Mileti pret ndonjë përgjim për Ndraghetën, ata i shfaqin video-boksin e Përputhen….

Pikë e zezë, thuaj…

Meqënëse këtë javë, produksioni nuk ka sajuar dot ndonjë ndeshje boksi, do japim ritransmetim videon e boksit, të javës së kaluar.

Ububuja…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

I dehur në timon, me shpejtësi skëterrë/ Shoferi përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor me iniciale P.Gj., i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq.

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj“, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  BE, tarifa hakmarrëse mbi importet e SHBA-së

LEXO EDHE:  “Miku i mirë duket në ditët e vështira”/ Kryemadhi “hap zemrën” pas ndihmave të BE-së

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE