Sport
Skandali/ Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës

Lajmi për vdekjen e Diego Maradonës tronditi Argjentinën dhe të gjithë botën. Trupi i pajetë i një prej lojtarëve më të rëndësishëm të futbollit po mbahet në Casa Rosada në prani të familjes, miqve dhe mijëra tifozëve.
Ndërkohë është bërë virale fotografia e punonjësit të agjensisë funerale që pozoi krah trupit të Maradonës në arkivol.
Imazhi i publikuar nga televizoni argjentinas “Todo Noticias” u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale dhe tregon burrin, që sheh kamerën dhe ngre gishtin e madh të dorës së majtë lart ndërsa me të djathtën ai prek ballin e ish-futbollistit.
Pronari i shtëpisë funerale Pinier tha se punonjësi u pushua nga puna dhe i kërkoi falje familjes së Maradona.
Lajme të Rekomanduara:

E dhimbshme/ Trajneri i njohur shqiptar humb bashkëshorten
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita....

VIDEO/ Kukësi fundos Bylisin, Skënderbeu zhgënjen në shtëpi ndaj Apolonisë
Kukësi ka marr fitoren e dytë radhazi, kundër Bylisit me rezultatin 2-1, kurse Skënderbeu e Apolonia u ndanë në barazim 1-1. Verilindorët e drejtuar nga...