Connect with Us

“Situata është katastrofë”/ Berisha: Qeveria po bën propagandë, ka kufizuar testimet

Politikë

“Situata është katastrofë”/ Berisha: Qeveria po bën propagandë, ka kufizuar testimet

Publikuar

-

Berisha kap mat Ramën/ Ngatëroi vargjet e Shilerit me Qemal Stafën

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se situata që është krijuar në vendin tonë nga pandemia Covid po keqmenaxhohet.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se rastet ditore të të infektuiarve dhe viktimave janë rritur ndjeshëm dhe sipas tij është ulur numri i shtretërve, duke e cilësuar këtë situatë si katastrofë.

Ish kryeministri theksoi se testimet janë kufizuar dhe qeveria po mundohet të bëjë propagandë përmes ERTV-së për kapacitetet e lira në spitalet Covid.

Postimi i plotë i Berishës:

Keq menaxhim ekstrem i pandemise!

Per rritjen me 50 here te raseve ditore me covid19 eshte rritur vetem me 0,3 here numri i shtreterve covid. Kjo eshte katastrofe.

Miq, menaxhimi i pandemise covid19 nga Edvin Hajduti eshte nje piramide mashtrimesh dhe vjedhjesh te pafundme ne çdo aspekt.

Keshtu, me rritjen me 50 here te rasteve ditore me covid19 krahasuar me mesataren ditore prej 13,7 raste te periudhes 8 mars – 31 maj, jane shtuar vetem me 0,2 here shtretrerit covid19!

Sot me qindra dhe mijera te semure ne stad shtrimi ne spital presin te rendohen cdo ore dhe dite me shume ne shtepite e tyre ne pritje te nje shtrati ne spital.

127 e drejtorit te marre peng, transporton per ne spital vetem raste te renda ose shume te renda dhe vetem kur lirohet ndonje vend.

Per menaxhimin e kesaj gjendje qe behet gjithnje e me dramatike, Kryepidemiologu tutkun i Surrelit, ne vend te se paku  katerfishimit te shtreterve covid ne spitale, ka zgjedhur:

1-Shumfishimin e mashtrimeve kriminale ditore duke:

a-ulur me disa here numrin ditor te rasteve me covid19 nepermjet testimit te kufizuar,

b-pergjysmimin dhe fshehjen cdo dite te numrit te vdekjeve spitalore me covid19,

c-spotet televizive te ERT nga spitalet covid se ka plot vende bosh,

ç-mashtrimet e perditshme te Ndrikull Hajnise se vende bosh ka dhe se po hapim te tjera,

d-vizita pothuaj javore prej 6 muajve te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise ne korpusin e Universitetit Kristal te konfiskuar nga gjykata se do hapet se shpejti si covid 4 apo javen tjeter dhe ai nuk u hapet megjithese rastet me covid jane shtuar me 50 here.

Ky spital nuk hapet sepse nuk ka personel mjeksor as dhe paisjet e duhura per spital covid per hapjen e tij.

dh-mashtrimi i perseritur prej muajsh per hapjen se shpejti te spitaleve rajonale.

Me gjithe rritjen me 50 here te numrit ditor te rasteve me covid19 asnje spital rajonal nuk hapet sepse nuk ka personel mjeksor.

Denoj me forcen me te madhe kete keqmenaxhim kriminal te pandemise nga Edvin Hajduti dhe i bej thirrje OBSH te nise urgjentisht nje hetim per kete keqmenaxhim ekstrem te pandemise nga narkoqeveria shqiptare. sb

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD/ Zbardhen diskutimet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur që prej orës 18:00 Këshillin Kombëtar.

Kjo mbledhje ishte e paparalajmëruar dhe “sekrete”, ku nga ana e selisë blu nuk pati një njoftim për media, për të informuar publikun se kush do të ishte tema e diskutimit.

Burime të CNA.al pranë PD bënë me dije se fokus të diskutimeve është programi elektoral që PD do të shpalosë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se është ish deputetja Jorida Tabaku ajo e cila është duke bërë prezantimin e programit të opozitës.

Ekonomia do të jetë shtylla kryesore e programit të demokratëve. Ndryshimi për Lulzim Bashën duhet të nis nga taksat. Demokratët propozojnë që të ulet barra për biznesin nga 15 në 9 % përmes taksës së sheshtë.

LEXO EDHE:  600 milionë euro dëm ekonomik-Deputetja e PD “tallet” me Ramën/ Me siguri do thuash se fajet i ka roja

LEXO EDHE:  Vizitë e papritur/Rama fluturon drejt Parisit, ja me kë do takohet

Ndër pikat ku PD e ka përqëndruar programin e saj janë fermerët, anulimi i ligjit për arsimin e lartë, vendosja në filtër e të gjithë koncensionareve dhe kontrateve të partneritetetit publik privat nga viti 2005 kur qeverisnin vetë demokratët dhe kryesisht kontratat e dhëna gjatë 8 vjeçarit të fundit nga maxhoranca e majtë.

Demokratët janë të bindur se falë menaxhimit që do t’i bëjnë kompanive shtetërore të energjisë, do të mundësojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin. Ndërkohë që lehtësira pritet të ketë edhe për bizneset e huaja që do të kenë interes për të investuar në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e antimafies italiane/ Këlliçi: Rilindja është kapur mat, do hanë kokat e njëri tjetrit

Publikuar

-

Nga

Përgjimet e antimafies italiane/ Këlliçi: Rilindja është kapur mat, do hanë kokat e njëri tjetrit

Kreu i FRPD ka komentuar ditën e sotme përgjimet e antimafjas italiane në lidhje me investimet e Ndranghetas në Tiranë dhe përfshirja e kupolës së qeverisë Rama.

Gjatë një interviste për “Syri Tv”, Këlliçi shprehet se Rilindja është shumë e dëshpëruar, duke shtuar se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po ia u shesin sapunin për djath shqiparëve.

Kreu i FRPD e cilëson si një çmenduri deklaratën e kryeministrit, i cili tha se Ndragheta do të hapte një dyqan rrobash në Shqipëri dhe nuk do të investonin në sektorin e ndërtimit, duke shtuar se Rilindja është kapur mat.

Fakti që kanë zgjedhur Taulant Jarisin, të nxjerri këto akuza dhe të shpifi, Taulanti që ka shpyllëzuar dhe varfëruar vendlindjen e tij, tregon sesa të dëshpëruar janë.

Që të nxjerësh një organizatë mafjoze ku ka 1 mijë faqe përgjim nga Antimafja italiane, që e vetmja arritje e tyre paska qënë që të hapin një dyqan rrobash në Shqipëri, këtë vetëm Rama Veliaj dhe Taulanti mund ta bëjnë. Të shesësh sapunin për djath shqiptarëve, ti trajtosh për budallenj, vetëm këta mund ta bëjnë. Ka 3 vitë që heton Antimafja kalabreze, ku përmendet kryebashkiaku, kryeministri, politikanë në pushtet dhe përmenden shifra konkrete 20 %, Rama del dhe thotë që e gjithë kjo ka qënë për të hapur një dyqan rrobash e citjanesh. Kjo është një cmënduri.

Kjo dosje tregon urgjencën e madhe të ndërtimeve në Tiranë, shkatërrimin që po I ndodh Tiranës, aksioner qënka mafja italiane, kjo shpjegon sesi në mes të pandemisë, në 17 maj të viti të kaluar, u vendos të shembej Teatri Kombëtar dhe më pas të kërkoheshin 36 milion euro për ta ndërtuar sepse pas tyre aksioner qënka mafja italiane. Prandaj po shkatërrohet Kulla e Sahatit, po ndërtohet 30 kate në krah të saj, sepse mafja italiane është aksionere në këtë zonë. Këta janë të kapur mat”, tha Këlliçi.

LEXO EDHE:  Rekomandimi për hapjen e negociatave/ Rama: Historik, nuk nisi nga qeveria jonë

LEXO EDHE:  Vizitë e papritur/Rama fluturon drejt Parisit, ja me kë do takohet

Kreu i FRPD theksoi më tej se në përgjimet e antimafias italiane kanë dalë vetëm kryeministri dhe kryetari i bashkisë dhe jo kreu i opozitës, duke shtuar se firmosja e koncesioneve dhe PPP-ve nuk janë kompetencë e këtij të fundit.

Në asnjë gërmë nuk ka akuzë për kryetarin e opozitës, por në këto përgjime ka akuzë të drejtë përdrejtë për kryeministrin e vendin që merr 20 % të PPP si dhe për kryebashkiakun e Tiranës që merr 20 % për lejet e ndërtimit si dhe për drejtoerin e Policisë që e gostisin me djath dhe mish derri.

Koncesionet, PPP, kush i firmos, kryetari i opozitës apo kryebashkiaku me kryeminstrin. Nuk ka shqiptar që mos e kuptoj që kjo është një tentativë e Ramës për të hequr vëmendjen. Janë të kapur mat. Pse nuk mban standartin e Tahirit, Rama? Kjo është një organizatë kriminale dhe këta do hanë kokat e njeri tjetrit”, tha Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD nis mbledhjen e firmave/ Refuzon propozimin e Korab Litës

Publikuar

-

Nga

PD nis mbledhjen e firmave/ Refuzon propozimin e Korab Litës

Partia Demokratike ka nisur me mbledhjen e firmave për tu regjistruar në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve si parti politike. Deri tani, PD ka mbedhur 10 mijë firma nga mbështetësit e saj, ndërkohë që i duhen edhe 5 mijë firma të tjera. Pak ditë më parë, ishte deputeti i opozitës në Parlament Korab Lita ai i cili iu vetëofrua demokratëve për t’u deklaruar si deputet i PD, në mënyrë që të shmangej mbledhja e 5 mijë firmave, por nga selia blu, kjo kërkesë nuk është marrë parasysh me argumentin se ata nuk i njohin deputetët e rinj në Kuvend.

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso shprehet se PD ka mbledhur tashmë 10 mijë firma nga anëtarët e saj.

“Në bazë të parashikimeve që neni 28 ka për subjektet të cilët nuk kanë përfaqësim në parlament, duhet të paraqesin firmat, respektivisht 5 mijë firma për parti politike dhe 7 mijë firma për koalicion, një detaj burokratik i cili dhe nga ana jonë është përmbushur.

Tashmë PD ka mbledhur më shumë se 10 mijë firma dhe të tjera vijojnë të vijnë për të përfunduar procesin e regjistrimit. Sigurisht nuk ishte aspak e vështirë për partinë më të madhe në vend që numëron më shumë se 100 mijë anëtarë të regjistruar”, tha Kaso.

Nga ana tjetër, sekretari për çështjet ligjore në PD shprehet se nuk i njohin deputetët që kanë pranuar mandatin, duke theksuar se Parlamenti aktual është një fasadë.

LEXO EDHE:  “Qeveria të mos kursejë financat”/ Meta: Çdo shqetësim i qytetarëve duhet trajuar me urgjencë

LEXO EDHE:  “What the Fu*k”/ Rama tregon çfarë fshihej pas shprehjes

“PD dhe opozita e bashkuar e kanë bërë të qartë fare mirë qëndrimin e tyre lidhur me legjitimitetin e parlamentit që në momentin që ato kanë vendosur të djegin mandatet dhe t’i japin fund farsës parlamentare.

Sigurisht një vendim i tillë është bërë publik dhe në më shumë se një rast qëndrimi i prerë dhe i shprehur publik i opozitës së bashkuar ka qenë ai i mosnjohjes së legjitimitetit të këtij parlamenti dhe nuk ka se si procesi i regjistrimit të kryhej duke u kthyer dhe duke legjitimuar kauzën që nga e opozitës së bashkuar, u bë kauza e gjithë shqiptarëve”, theksoi Kaso./CNA.al

LEXO TE PLOTE