Connect with Us

Si të sillemi pasi kalojmë Covid/ Mjeku tregon kategoritë që duhet të tregojnë kujdes

Aktualitet

Si të sillemi pasi kalojmë Covid/ Mjeku tregon kategoritë që duhet të tregojnë kujdes

Publikuar

-

Mjeku Adrian Fandi në një intervistë përmes skype për “Ora News” ka insistuar se të gjithë qytetarët që kanë kaluar Covid-19 duhet të tregojnë kujdes edhe pas rikuperimit pasi që virusi mund të lërë pasoja edhe pasi kalon.

Fandi thotë se trajtimi me vitamina mund të ndihmojë.

Më tej mjeku shqiptar që jeton në Londor është shprehur se qytetarët me sëmundje kancerogjene duhet të ruhen njëlloj sikur nuk e kanë kaluar Covid.

“Të gjithë ata që kanë kaluar Covidi-n kanë dhimbje koke, kanë debulesë të madhe, mund të kenë takikardi, mund t’u zgjasë temperatura 37 gradë për një kohë të gjatë dhe kjo do kohë që të rimarrësh veten. Mund të humbasësh shijen dhe nuhatjen për një kohë të gjatë. Trajtimi me vitamina mund të ndihmojë, sepse të rrit imunitetin dhe fuqinë mbrojtëse të trupit. Duhet t’i japim kohë organizmit që të rimarrë veten.

Nga ana imunitare, varet nga problemet sekondare që ka një njeri. Nëse ka probleme kanceroze dhe po bën kimioterapi, normalisht që ka një imunitet shumë të ulët dhe duhet të ruhet njësoj sikur nuk e ka kaluar Covidin, edhe nëse ka mbijetuar prej tij. Njëkohësisht ka edhe njerëz që sëmuren shpesh, që kanë probleme shëndetësore, edhe pse mund ta kenë kaluar gjithnjë duhet të ruhen”, tha Fandi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Për herë të parë në historinë e vendit/ Shtesa natyrore e popullsisë ishte negative në 2020-n

Publikuar

-

Nga

Me vdekjet që arritën në nivele rekord në 2020-s, si rrjedhojë e pasojave fatale të pandemisë së Covid-19 dhe tendencën rënëse të lindshmërisë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë shtesa natyrore e popullsisë ishte negative në vitin që sapo lamë pas.

Sipas të dhënave paraprake nga Drejtoria e Gjendjes Civile, vdekjet në total në vend ishin 28,026 persona në 2020-n, me një rritje të fortë prej gati 28% në krahasim me vitin e mëparshëm, ose rreth 6 mijë persona më shumë se viti i mëparshëm, duke shënuar një nivel rekord historik të lartë.
Për të njëjtën periudhë, sipas akt lindjeve, në vend u regjistruan rreth 27,600 lindje, me një tkurrje të lehtë prej 0.2%. Për herë të parë në historinë e vendit, vdekjet i tejkaluan lehtë lindjet (me rreth 400 persona).

Ky është niveli më i ulët i shtesës natyrore të popullsisë, së paku që nga viti 1948, pak vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas të dhënave të INSTAT. Por të dhënat më të hershme, por jo të grupuara vit pas viti, tregojnë se Shqipëria ka shtesën natyrore të popullsisë në nivelin më të ulët që nga viti 1923, që kur ka nisur regjistrimit, pasi shtesa e popullsisë gjatë viteve 1923-1945, sipas të dhënave zyrtare, ishte mesatarisht mbi 18 mijë persona në vit.

Që prej kulmimit, në fillim të viteve ’90, shtesa natyrore e popullsisë ka ardhur në rënie të vazhdueshme, duke reflektuar rritjen e moshës mesatare të popullsisë, nivelin e lartë të emigracionit, zvogëlimin e familjeve dhe rënien e fertilitetit (aktualisht rreth 1.35 lindje për grua, ndër më të ulëtat në Europë).

Në vitin 1900, shtesa natyrore e popullsisë ishte rreth 64 mijë persona, ndërsa në 2019-n zbriti në rreth 6 mijë persona, sipas të dhënave të INSTAT, duke shkuar drejt tendencës së barazimit të lindjeve me vdekjeve për një periudhë disa vjeçare. Por, pandemia e Covid-19 e përshpejtoi këtë proces, për shkak të numrit të lartë të fataliteteve.

LEXO EDHE:  Mësues të infektuar tek “Petro Nini Luarasi”/ Ish-deputetja e PD-së denoncon qeverinë

LEXO EDHE:  Vaksinimi maratonë i BE-së nis me probleme

Shqipëria bëhet në këtë mënyrë vendi i dytë në rajon, pas Serbisë, me shtesë natyrore negative.

Një tjetër faktor që ndikon në rënien e popullsisë është dhe niveli i lartë i emigracionit në dekadat e fundit, me rreth 40% të popullsisë që jeton jashtë. Tendenca e emigrimit është përshpejtuar sërish vitet e fundit, duke përfshirë dhe largimin e familjeve. Shifrat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2011-2019 janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese në vitin 2011. Rezultatet dolën nga anketa e madhe e emigracionit që zhvilloi INSTAT, në bashkëpunim me donatorët në rreth 20 mijë familje (anktea u zhvillua në prill-korrik 2019). Anketa ka zbuluar një fakt të frikshëm në dekadën e kaluar, pasi fenomeni është zgjeruar në emigrimin e së gjithë familjes. Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, popullsia rezidente e Shqipërisë në fillim të 2020-s ishte rreth 2.85 milionë persona, por do të jetë censi i radhës (i parashikuar për në 2020, por tashmë i shtyrë për në 2022), që do të tregojnë shifrat e vërteta të personave që kanë mbetur në Shqipëri. /Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gjyshi i nuses e mashtroi për tokën/ Dhëndri i kërkon 10 mijë euro: Pse më gënjeve i mashtrues?

Publikuar

-

Nga

Pjesë e seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare janë bërë Klitoni dhe Hairi për një problem që ka nisur para 7 vitesh.

Klitoni është burri i mbesës së Hairit i cili i ka shitur një tokë me probleme. Klitoni i ka dhënë 10 mijë euro por deri më tani ai nuk ka as tokën dhe as lekët. Gjatë seancës, situata ka degraduar dhe në ofendime.

Klitoni: Pse më gënjeve i mashtrues?

Hairi: Më mirë të më bjerë një vdekje dhe shkoj gjej lekët ti.

Klitoni: Të erdhi mirë kur i more lekët ti?

Eni Çobani: Lekët pse ia more o zoti Hair, kur kishte probleme me tokën? Lekët i deshe?

Hairi: Lekët i desha unë, i mora, i mora nuk i mohoj.

Eni Çobani: Po mirë mo si i more lekët, se kjo më bën çudi. Certifikatën e tij ia ka dhënë Klintonit, por pa i thënë se është në probleme me Kastriotin.

Klintoni: Unë ika me mirëbesim, gjyshi i nuses.

Hairi: Shko ku të duash, para nga unë nuk ke, kur të vdes do mbyllen hesapet, s’ka. Bëni çfarë të doni unë do vdes fare.

Klitoni: Lekët do mi kthesh kokërr më kokërr.

Hairi: Ku ti gjej kokërr më kokërr unë i shkreti. Ik ore merr tokën.

LEXO EDHE:  “Alimadhit ia inskenuan COVID-in, e provuan edhe me mua”/ Gjuzi zbulon “komplotin”

LEXO EDHE:  Mësues të infektuar tek “Petro Nini Luarasi”/ Ish-deputetja e PD-së denoncon qeverinë

Klitoni: Tokën merre ti jo unë.

Hairi: Jo jo unë nuk e marr dot.

Kliton: Ti qenke mashtrues.

Eni Çobani: Hair tokën kur e shite e kishe me probleme. Dy fjalë i ke thënë këtij djali se i more 10 mijë euro, nuk janë pak për një djalë të ri që në kushtet në të cilat ai jeton, më tha zonja Eni edhe unë jam në kushte të vështira ekonomike.

Hairi: Jo lekët i mora unë, nuk them se nuk i mora. Doja të haja, e dija që ishte toka ime. Do e fitoja nesër.

Eni Çobani: Po ti nuk e ke fituar ke 7 vjet.

Klitoni: Mua më pëlqeu toka, diskutuam për pazarin dhe ramë dakort për 10 mijë euro, pa dokumente, me mirëbesim sepse është gjyshi i nuses. Tani po bëj 8 vite që po pres dhe as lekë mbrapa as tokë.

Hairi: Ore çfarë leku do, çfarë toke do? Unë nga ty u detyrova ta hedh në gj yq në rrethin e Fierit dhe e fitova gj yqin.

Ardit Gjebrea: Po ato 10 mijë euro çfarë i bëre? Hairi: 10 mijë euro ikën, ne fukarenj, jo i hëngra, jo br idh nga gjyk atat. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh që në mëngjes drejtuesit e qarqeve

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik të qarqeve në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Mësohet se mbledhja ka filluar në orën 08:30 në selinë e Partisë Socialiste.

Ndërkohë bëhet me dije se në fokus të saj, është fushata elektorale dhe detyrat për secilin drejtues qarku në arritjen e objektivit./CNA.al

LEXO TE PLOTE