Politikë
“Shteti nuk ekziston”/ Mark Marku: Kriza e tërmetit tregoi dobësinë më të mëdha

Pedagogu Mark Marku, ka komentuar sot situatën në vend, duke marë shkas nga tërmeti i një viti më parë që tronditi jo vetëm Shqipërinë.
Marku tha se krizat e mëdha, siç ishte rasti i tërmetit, tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit. Sipas tij, shteti nuk ekziston dhe qytetarët janë të pambrojtur.
Ai deklaroi në News 24 se qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë, ndonëse pretendon se kjo mund të ndodhë.
“Tërmeti bëri “vetting-un” e ndërtimeve. Krizat e mëdha tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit, siç ishte rasti i tërmetit. Shteti nuk ekziston. Qytetari shqiptar, qoftë në katastrofa, qoftë në probleme individuale, përballet me probleme. Qytetari është i pambrojtur nga shteti, kjo është drama më e madhe për shqiptarët. Disa gjëra trashëgohen nga një forcë politike në tjetrën. Ajo çka nuk funksionon në Shqipëri, është marrëdhënia mes qytetarit dhe shëtit.
Qytetari është një qenie pasive, shtetin e ka si një fatkeqësi natyrore, që nuk mund ta ndryshojë. Edhe qytetari i shmanget detyrimeve të tipit ligjor, dhe nuk e ndjen dhe është i distancuar nga shtetit, pasi e mendon si një fatalitet të natyrës. E vetmja gjë që mund të ndryshojmë është qeveria dhe marrëdhënia me të. Deri sa të ndryshojë ky fatalizëm, e kemi të vështirë për të avancuar drejt shoqërive moderne. Një akt i thjesht i këtij ndryshimi është vota. Qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë. Përvoja historike ka treguar se sado e fortë që të jetë një qeveri apo agresive, është përmbysur”, theksoi pedagogu./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...