Connect with Us

SHBA/ Rekord ditor infeksionesh me koronavirus

Bota

SHBA/ Rekord ditor infeksionesh me koronavirus

Publikuar

-

SHBA/ Rekord ditor infeksionesh me koronavirus

Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit që nga muaji maj. Rritje rekord pësoi dhe numri i infeksioneve të shënuara brenda një dite, rreth 200 mijë raste, shifra më e lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë më shumë se 89 mijë persona janë shtruar në spital prej ditës së mërkurë, një tjetër shifër rekord që vjen mes shqetësimesh se dita e Falenderimeve do të çojë në rritje të infeksione ndërsa shumë njerëz nuk i kanë shmangur grumbullimet familjare me rastin e festës.

Zyrtarët në shumë shtete kanë vendosur kufizime për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Gjykata e Lartë lëshoi një urdhër të përkohshëm që bllokon shtetin e Nju Jorkut të vendosë kufizime pjesëmarrjeje në objektet e kultit në ato zona ku është shënuar një rritje e rasteve me koronavirus. Në një votim 5 me 4, gjykata mbështeti Dioqezën Katolike të Bruklinit dhe dy kongregacione Hebreje Ortodokse që sfiduan urdhrin e guvernatorit Andrew Cuomo. Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts ishte i vetmi gjykatës konservator që nuk iu bashkua vendimit të shumicës.

Koreja e Jugut, një nga pikat e hershme të nxehta të pandemisë ndodhet gjithashtu në mesin e një rritjeje të re të rasteve, duke raportuar më shumë se 500 infeksione në ditë, për herë të parë që nga fillimi i marsit. Rritja vjen pas një muaji që qeveria vendosi të lehtësojë kufizimet e rrepta për distancim fizik në Seul dhe në rajonet përreth.

Të enjten Rusia njoftoi një rritje rekord rastesh të shënuara brenda një dite me mbi 25 mijë infeksione, duke e çuar totalin e përgjithshëm në rreth 2.2 milionë. Numri i vdekjeve gjithashtu shënoi një shifër rekord, 524 vdekje brenda 24-orësh. Në Gjermani u shënuan 400 viktima të reja duke e çuar numrin në më shumë se 15 mijë që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:  Rikthimi i sistemit shëndetësor në normalitet/ Manastirliu nxjerr shifrat dhe jep lajmin e mirë

Qeveria gjermane vendosi në fillim të nëntorit të mbyllë restorantet, baret dhe objektet sportive për të luftuar një rritje rekord të numrit të infeksioneve. Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e shteteve ranë dakord të mërkurën vonë në mbrëmje të zgjasin kufizimet deri më 20 dhjetor.

Në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë janë shënuar më shumë se 60.4 milionë të infektuar nga COVID-19 dhe 1.4 milionë viktima. Shtetet e Bashkuara kanë nurmin më të lartë të viktimave, pasuar nga Brazili me 170 mijë, India me 135 mijë dhe Meksika me 103 mijë të vdekur./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

U arrestua sapo mbërriti në Rusi/ 30 ditë paraburgim për opozitarin Navalny

Publikuar

-

Nga

U arrestua sapo mbërriti në Rusi/ 30 ditë paraburgim për opozitarin Navalny

Në Rusi, një gjykatës dha urdhër për ta dërguar kritikun e Kremlinit Alexei Navalny në paraburgim për 30 ditë, pa përfillur thirrjet e vendeve perëndimore për të liruar menjëherë politikanin e opozitës.

Vendimi merret një ditë pasi policia e ndaloi atë në aeroport ndërsa ai kthehej në vendin e tij për herë të parë që kur u helmua me një agjent nervor ushtarak dhe mund të jetë hapi i parë që ai të burgoset për një periudhë të gjatë.

Gjyqtari tha se vendimi jepej pasi Navalny kishte shkelur kushtet e një dënimi të pezulluar me burg.

Shërbimet e burgjeve të Moskës kishin aplikuar për të kthyer në fuqi në fund të muajit dënimin e pezulluar prej 3.5 vjetësh, ku ai u gjet fajtor për përvetësim. Zoti Navalny thotë se akuzat ishin të manipuluara. Ai përballet edhe me tre çështje të tjera penale.

Kombet e Bashkuara dhe vendet e Perëndimit i bënë thirrje Moskës para marrjes së vendimit që ta linin të lirë zotin Navalny. Disa vende kanë bërë thirrje për sanksione të reja nga Bashkimi Evropian si reagim për helmimin e opozitarit Navalny. Moska u kundërpërgjigj duke thënë se ata nuk duhet të ndërhynin në punët e brendshme.

LEXO EDHE:  Rikthimi i sistemit shëndetësor në normalitet/ Manastirliu nxjerr shifrat dhe jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  “Pas spitaleve COVID, hapim rajonalët”/ Tomini tregon çfarë do ndodhë me lokalet në bllok

Përmes një video të postuar në Twitter pas marrjes së vendimit, zoti Navalny u bëri thirrje rusëve që të dalin në protesta.

Mos u frikësoni, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, por për veten tuaj, për të ardhmen tuaj,” shkruante zoti Navalny.

Ai e quajti trajtimin e tij të paligjshëm në bazë të ligjit rus ndërsa sulmoi Presidentin Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për shkelje të kodit penal./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin

Publikuar

-

Nga

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin

Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve dhe prodhuesve që dozat e vaksinave t’i shpërndajnë në mënyrë më të barabartë në të gjithë botën. Ai tha se perspektivat për shpërndarje të barabartë janë në “rrezik serioz”.

Tedros i bëri komentet në hapje të takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së. Skema e OBSH-së për shpëndarjen e vaksinave, e njohur si COVAX, synon të nisë aktivitetin muajin e ardhshëm. COVAX ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vende më të varfra. Tedros tha se 44 marrëveshje dypalëshe janë nënshkruar vitin e kaluar dhe së paku 12 janë nënshkruar këtë vit.

LEXO EDHE:  Spanja kërkon rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve

LEXO EDHE:  Pse hakerët po vazhdojnë të sulmojnë kompanitë e prodhimit të vaksinave?

“Kjo mund t’i vonojë dërgesat e COVAX-it dhe të krijojë pikërisht skenarin që COVAX ka synuar ta shmangë: grumbullime, treg kaotik, përgjigje e pakoordinuar dhe përçarje e vazhdueshme sociale dhe ekonomike”, tha Tedros.

Qasja “unë i pari” i la në rrezik më të varfrit dhe më të cenueshmit e botës, tha Tedros.

“Në fund të fundit, këto veprime vetëm se do ta zgjasin pandeminë”, shtoi ai, duke iu bërë thirrje vendeve që të shmangin gabimet që janë bërë gjatë pandemive H1N1 dhe HIV. Tedros tha se më shumë se 39 milionë doza vaksinash janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza në një vend të varfër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia lehtëson masat antiCovid/ Rihapen dyqanet

Publikuar

-

Nga

Greqia lehtëson masat antiCovid/ Rihapen dyqanet

Rënia e numri të të infektuarve, ka bërë që shteti fqinj, Greqi, të lehtësoi për herë të parë masat për këtë vit.

Kështu dyqanet greke kanë rihapur dyert sot , ndërsa zëvendëskryeministri Adonis Georgiadis i bëri thirrje publikut të vazhdojë të respektojë masat e rrepta, sidomos duke shmangur grumbullimet.

“Nëse rregullat nuk ndiqen, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim dyqanet përsëri”, ka thënë ai për mediat vendase duke shtuar se ”lëvizja do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një rritje të rasteve të reja”.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër nëse hapet ekonomia dhe kjo çon në më shumë kontakte. Sidoqoftë, nëse rastet rriten, masat e bllokimit do të duhet të kthehen përsëri”, paralajmëroi ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE