Connect with Us

“S’duhet të trembemi nga riinfektimi”/ Sulçebe: Ka agresivitet më të ulët

Shëndeti

“S’duhet të trembemi nga riinfektimi”/ Sulçebe: Ka agresivitet më të ulët

Publikuar

-

“Maska duhet mbajtur edhe në rrugë”/ Mjeku Sulçebe tregon vitaminat që ndihmojnë për imunitetin

Mjeku i njohur Genc Sulçebe deklaroi mbrëmjen e sotme se qytetarët nuk duhet të tremben nga një riinfektim i dytë nga koronavirusi.

Sulçebe deklaroi në emisionin “Opinion” se riinfektimi ndodh, pasi përgjigja imunitare nuk është për të gjithë qytetarët njëlloj.

“Përgjigja imunitare nuk është për të gjithë njëlloj. Ndryshon përgjigja nga një individ në tjetër. Njëri ka përgjigje më të mirë, tjetri një përgjigje më të dobët. Kjo tregohet edhe me faktin se disa nuk kanë shenja, ndërsa disa të tjerë përfundojnë në spital”, u shpreh ai.

Sipas tij, riinfektimi kthehet në një agresivitet më të ulët.

LEXO EDHE:  Dita e nëntë pa humbje jete/ Manastirliu: Vijojmë me fazat e ri-hapjes, duke rritur kapacitetet për testimet

Riinfektimi kthehet në një agresivitet më të ulët. Imagjinoni që në qindra milionë njerëz të infektuar këto raste që në fakt janë pak vërtetuar shkencërisht, janë me dhjetëra. Janë përjashtime që vërtetojnë rregullin, ligjin që kemi imunitet mbrojtës të sigurtë dhe nuk duhet të kemi frikë”, theksoi mjeku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

Publikuar

-

Nga

OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara gjithashtu njoftoi se një variant tjetër i koronavirusit, i zbuluar në Afrikën e Jugut është përhapur në 31 vende tjera.

OBSH-ja tha po ashtu se një variant i zbuluar në Brazil ishte përhapur në tetë vende tjera.

Moderna duket se funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit

Varianti i identifikuar në Afrikën Jugore përbën shqetësim në veçanti, pasi studimet kanë treguar se ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave që janë tani në treg.

LEXO EDHE:  Basha ngatërron datën e zgjedhjeve/ Ironizon Braçe: Ooooooo Lyl, gjumë të ëmbël

LEXO EDHE:  Paralajmëron eksperti amerikan/ Pandemia tjetër globale mund të jetë 100 herë më agresive se COVID!

Megjithatë, vaksina e kompanisë amerikane Moderna duket se funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut, kanë thënë shkencëtarët e kompanisë.

Sipas tyre, testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat që nxit vaksina, mund t’i njohin dhe luftojnë variantet e reja.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se për ta konfirmuar këtë, duhet të bëhen më shumë studime./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Konfirmohen 876 raste të reja, arrin në 1339 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Konfirmohen 876 raste të reja, arrin në 1339 numi i viktimave

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e kësaj të mërkure sa i përket Covid-19 në Shqipëri. 7 viktima janë shënuar së fundmi, ndërkohë ka pasur dhe 876 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Nanon më ndante plumbi

LEXO EDHE:  Basha ngatërron datën e zgjedhjeve/ Ironizon Braçe: Ooooooo Lyl, gjumë të ëmbël

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (27 Janar 2021)

Raste të reja ditore        876

Të shëruar në 24 orë     503

Të shtruar në spitale     280

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3512

Testime totale            343,833

Raste pozitive             74,567

Raste të shëruara       45,383

Raste Aktive                27,845

Humbje jete                 1339

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16142

Fier        2089

Durrës     1523

Shkodër  1390

Elbasan  1283

Vlorë     1156

Lezhë    1023

Korçë    909

Berat     898

Gjirokastër 557

Dibër     440

Kukës    435

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pipero rezultoi pozitiv me Covid/ Mjekë dhe infermierë të Infektivit shfaqin simptoma

Publikuar

-

Nga

Pipero rezultoi pozitiv me Covid/ Mjekë dhe infermierë të Infektivit shfaqin simptoma

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u konfirmua sot pozitiv me Covid, ndonëse dy javë më parë ai mori dozën e parë të vaksinës.

Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi.

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit.

Sipas asaj që raporton ABC neës, mjekë dhe infemierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës.

LEXO EDHE:  Dita e nëntë pa humbje jete/ Manastirliu: Vijojmë me fazat e ri-hapjes, duke rritur kapacitetet për testimet

LEXO EDHE:  Dita e nëntë pa humbje jete/ Manastirliu: Vijojmë me fazat e ri-hapjes, duke rritur kapacitetet për testimet

Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë celcius si edhe kollë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE