Kosova & Rajoni
Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga Covid në Kosovë/ 755 raste të reja dhe 15 humbje jete

Vazhdon situata alarmante në Kosovë për sa i përket COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 755 persona sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik ndërsa janë shënuar 15 viktima. Shifrat e sotme në Kosovë kanë një rritje të ndjeshme në krahasim me ditën e djeshme, ku janë shënuar 704 raste të reja dhe 9 viktima.
Një lajm pozitiv është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 553 pacientë. Megjithatë rastet e infektimeve me koronavirus dhe numri i viktimave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues, pavarësisht masave të marra nga qeveria./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Situatë shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrohen 347 raste të reja, shkon në 2800 numri i viktimave
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave...

Mos-certifikimi i listave të kandidatëve/ Vjosa Osmani: Pati presione, vendim i paprecedentë
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani komentoi të shtunën përmes një video-mesazhi në Facebook vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos-certifikuar listat...